Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Finalizohet marrëveshja e mirëmbajtjes së tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri

Postuar: 15/11/2018 - 07:22

U finalizua marrëveshja për mirëmbajtjen e tubacionit të gazsjellësit në Shqipëri. Negocimi për Marrëveshjen e Mirëmbajtjes midis TAP-it dhe shoqërisë së përbashkët të krijuar nga Albgaz Sh.a e Snam S.p.a. kishte për qëllim ofrimin e shërbimit të mirëmbajtjes për Gazsjellësin Trans Adriatik në territorin e Shqipërisë. Në fjalën e tij, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri e vlerësoi si mjaft të rëndësishme marrëveshjen për të ardhmen e infrastrukturës së gazit në Shqipëri.

“Do ta quaja një gur kilometrik në suksesin e këtij projekti kaq kompleks si gazsjellësi TAP. Për herë të parë, një kompani shqiptare si Albgaz, me ndihmën e asaj italiane SNAM do mund të marrë përsipër kryerjen e një shërbimi për një projekt kaq të madh e të rëndësishëm si gazsjellësi TAP. Krijohet një vlerë e shtuar jo vetëm nga pikëpamja ekonomike por mbi të gjitha nga ajo që Shqipëria ka nevojë, mbajtjen e njerëzve të kualifikuar brenda vendit”, theksoi ministri Gjiknuri. Sipas tij, suksesi i projektit të gazsjellësit TAP do të bëjë të mundur shumë shpejt edhe gazifikimin e Shqipërisë por edhe ndërlidhjen me projektin tjetër të gazsjellësit Jonian-Adriatik (IAP). “Po ka provë të vërtetë sesi funksionon administrata shqiptare karshi investimeve të mëdha TAP-i është shembulli i vërtetë. Shqipëria doli vendi më i suksesshëm që ky projekt të implementohej në kohë. Kjo realisht është një dekoratë krenarie që ne e themi kudo sepse bëmë këtë të mundur karshi shumë dyshimeve që kishin të tjerët në momentet kur filloi ky projekt”, insistoi ministri Gjiknuri. Të pranishëm ishin ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri; Drejtori Menaxhues i TAP-it Luca Schieppatti; drejtuesi i Albgaz Arbër Avrami; përfaqësuesi i kompanisë italiane SNAM Sergio Busatto, drejtori i BERZH-it dhe ambasadorët e Zvicrës e Italisë në Tiranë.

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie tregu.

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si

Postuar: 13/02/2019 - 07:30

Shqipëria do të ketë atë që njihet si rezerva e sigurisë së naftës dhe nënprodukteve të saj e cil

Postuar: 12/02/2019 - 07:25

Vendimi i qeverisë, i cili lejon vetëm importin e makinave të përdorura “euro 4”, pra

Postuar: 10/02/2019 - 08:00

Komisioni i Prokurimeve Publike i ka hapur rrugën koncesionit të shumëpërfolur për “kontrol