BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Financat nisin të rimëkëmben, Moody’s parashikon përmirësim të klimës ekonomike dhe ulje të borxhit publik

Financat nisin të rimëkëmben, Moody’s parashikon

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit ekonomik Moody’s ka dhënë sinjale pozitive për vendin tonë, pas vrojtimeve të bëra në këtë katër mujor të parë. Në një raport të publikuar ditët e fundit, agjencia tregon se ekonomia shqiptare ka filluar të ndjekë nivel të qëndrueshëm dhe jep perspektiva pozitive për të ardhmen. Sipas Moody’s, indikatorët kryesorë të ekonomisë kanë filluar të përmirësohen ndjeshëm duke iu kthyer niveleve të para pandemisë. Ndërkohë, agjencia vlerëson në këtë raport se plani tre vjeçar i qeverisë shqiptare për rritje të shpejtë ekonomike do të realizohet dhe deri në fund të 2023 situata do të jetë më stabël. “Ekonomia shqiptare u ndikua në mënyrë domethënëse nga pandemia, pasi goditja erdhi në një kohë kur situata ekonomike kishte filluar tashmë të dobësohej që pas tërmetit të nëntorit 2019 dhe gjithashtu ku impakti u intensifikua edhe prej varësisë domethënëse të ekonomisë në sektorin e turizmit. Por, stabiliteti makroekonomik u ruajt dhe recensioni ishte më i zbutur se sa pritshmëritë fillestare dhe gjithashtu krahasuar me vendet e rajonit. Nga vrojtimet e bëra vlerësohet se, rritja ekonomike do të rikthehet në 2021 dhe gjithashtu rezulton se perspektiva e rritjes afatmesme mbetet e favorshme”, thuhet në raport. Përmes këtij raporti Moody’s thekson se kontribut më të madh në ringritjen e ekonomisë do të japin: turizmi, kur sezoni është ka afër, si dhe remitancat dhe investimet e huaja, të cilat kanë filluar të rriten që në këtë katër mujor të parë. Sakaq, theksohet këtu se rritja e vërtetë ekonomike do të vijë me reformat dhe politikat e reja që planifikon qeveria shqiptare për tre vitet në vijim me mbështetje dhe asistencë të Bashkimit Europian. “Nga viti 2021 do të rikthehet sërish në nivelet përpara pandemisë dhe do të mbulohet kryesisht nga flukset hyrëse të investimeve të huaja direkte. Gjithashtu, niveli i rezervave valutore të vendit mbetet adekuat. Bazuar vrojtimeve të bëra, agjencia vlerëson se, agjencia parasheh një vijimësi të politikë-bërjes në mbështetje të implementimit të reformave nën shtysën e procesit të integrimit në BE”, përcakton Moody’s.

Borxhi publik

Sa i përket nivelit të borxhit publik, Moody’s parashikon se ai do të nisë uljen brenda këtij viti. Agjencia sqaron se, vërtet përgjatë 2020 borxhi publik në Shqipëri u rrit ndjeshëm për shkak të pandemisë, por këtë vit do të fillojë reduktimi i tij. Madje parashikohet se borxhi publik do vijojë të reduktohet për tre vjet rresht, derisa në fund të 2023 të ketë shkuar në nivelin jashtë rrezikut. “Të dhënat e akumuluara tregojnë se borxhi publik në Shqipëri, pas një rritje domethënëse në 2020, do t’i rikthehet një trajektoreje rënëse. Shqipëria hyri në goditjen e pandemisë me një pozicion fiskal më të fortë falë përmirësimeve në vitet e fundi. Autoritetet aktivizuan klauzolat devijuese prej rregullave fiskale në 2020 për të mundësuar kundërpërgjigjen ndaj dy goditjeve (tërmetit dhe pandemisë), por në 2021 qeveria shqiptare do të synojë sërish objektivat në bazë të rregullave fiskale në Ligjin Organik të Buxhetit (LOB), sipas të cilave borxhi duhet të reduktohet çdo vit deri sa ai të arrijë 45% të PBB”, thuhet në raport. Agjencia vlerëson se, ndërsa implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyç për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afatmesme. Ndër të tjera sqarohet se, rritja e deficit buxhetor erdhi për shkak të mbylljes ekonomike dhe dobësimit të turizmit në vitin e shkuar, por që në 2021 këto instrumente do jenë pozitive dhe si rrjedhojë do të ndikojnë në reduktimin e deficiti buxhetor. “Vërehet se, ndërsa implementimi i strategjisë afatmesme të të ardhurave u shty si pasojë e pandemisë dhe vitit elektoral, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave mbetet një element kyç për të mundësuar investimet kapitale të mëdha të parashikuara përgjatë periudhës afat-mesme, do të ndjekë trajektore rënëse nga viti 2021 dhe në vazhdim”, thekson Moody’s.