Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Financime nga BE për Ballkanin Perëndimor, Shqipëria e para në listë për 2017

Postuar: 12/07/2017 - 19:25

Shqipëria është vendi i cili ka përfituar më shumë fonde nga BE nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo thuhet në një numër dokumentash zyrtarë të Bashkimit Europian.

Këto të dhëna bien në kundërshtim me “Fake Neës” e qarkulluar ditën e sotme në disa portale të ndryshme, kushkruhej se vendi ynë ishte i vetmi nga të gjithë vendet e Ballkanit që nuk kishte përfituar asnjë qindarkë, nga më shumë se një miliardë euro të vendosura në dispozicion nga BE për zhvillimin e ardhshëm të rajonit tonë.

Konkretisht, Samiti i Triestes u parapri në muajin mars nga një takim në Stokholm, Suedi, ku të gjashtë vendet tona prezantuan projektet e tyre për financim.

SHIH TË DHËNAT NË FAQEN ZYRTARE

Shqipërisë iu aprovuan në total 5 projekte, por ajo që bie në sy është se vendi ynë siguroi plot 30% të fondit total të vendosur në dispozicion për Ballkanin Perëndimor, më shumë se çdo vend tjetër dhe katër herë më shumë se Serbia, e cila siguroi vetëm 7% të fondit total.

Në total, Bashkimi Europian aprovoi një grant prej 3,35 milionë eurosh për Shqipërinë, para që përdoren për të realizuar studimet e fizibilitetit të pesë projekteve të propozuara, projekte të cilat më pas do të marrim financime të BE-së për realizimin e tyre.

Pesë projektet e reja të aprovuara nga BE kanë të gjithë një rëndësi kritike për zhvillimin e vendit tonë, pasi bëhet fjalë për HEC-in e Skavicës (projekt i cili ka potencialin të dyfishojë kapacitetin energjetikë  të vendit), për Parkun Kombëtar të Bunës dhe Liqenit të Shkodrës, linjën e tensionit të lartë me Maqedoninë, zgjerimin e Portit të Durrësit dhe by-pasi rrugor i Lezhës.

Në vitin 2016, Shqipëria ishte i treta në rajon për përthithjen e këtyre fondeve, duke marrë 24% të fondit të përgjithshëm të vendosur në dispozicion. Tre projektet e aprovuara një vit më parë janë gazsjellësi Adriatiko-Jonian, gazsjellësi Shqipëri-Kosovë-Serbi dhe hekurudha Vorë-Hani i Hotit.

Ndërkohë, nga Samiti i Parë i Berlinit, i mbajtur në 2014-n me nismën e vetë Kancelares Merkel, deri në Samitin e Sotëm të Triestes, Shqipëria ka marrë mbështetjen e BE-së për një numër të rëndësishëm projektesh të tjerë.

Midis tyre është edhe hekurudha Tiranë-Rinas-Durrës, si dhe projekti për Korridorin e Kaltër, një autostradë që do të lidhë Kroacinë me Greqinë, duke kaluar veri-jug përmes të gjithë territorit të Shqipërisë.

Gjithashtu, falë një granti të BE-së, Shqipëria ka të përfunduar Masterplanin Kombëtar të Gazit, projekt që do të nisë nga zbatimi pas përfundimit të gazsjellësit TAP.

Përfitime të mëdha, në vlerën e miliona eurove në vit mund të rrjedhin edhe nga themelimi i Qendrës së Shkëmbimeve Studentore dhe Kulturore (RYCO) në Tiranë, një qendër e cila shndërron Tiranën në kryeqendrën e shkëmbimeve rinore në Ballkan. Kjo qendër ka nisur funksionin, por do të fillojë punën me ritëm të plotë vetëm në fillim të 2018-s.

 

Në total, Bashkimi Europian ka vendosur që të investojë në Ballkanin Perëndimor mbi një miliardë eurosh, në formë granti, kredish të buta përmes BERZH-it apo KfË, fondesh IPA apo donacione të tjera, për financimin e Axhendës së Konektivitetit.

Këtij fondi, do t’i shtohen edhe 220 milionë euro, që Komisioneri Hahn bëri të ditur ditën e sotme se do të shpërndahen midis më shumë se 6 mijë kompanive vendase në Shqipëri dhe vendet e tjera të rajonit – https://europeanwesternbalkans.com/2017/07/12/hahn-eu-secured-220-mln-eu...

Konsulto të dhëna të tjera zyrtare

Deklarata e përbashkët 6 kryeministrave ne 2016-n  – https://ec.europa.eu/commission/commissioners/2014-2019/hahn/announcemen...

Harta e projekteve në Samitin e Parisit, linku i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës – http://www.diplomatie.gouv.fr/IMG/pdf/paris_package_compiled_loëres_2_cle434d8b.pdf / lexo.al

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:22

Qeveria po jep sinjale se dhe këtë vit pritet të ketë shpërblim për pensionistët me rastin e festave të fundvitit.

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dh

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r