
Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Financimet nga buxheti, më shumë fonde për Tiranën dhe Vorën, bashkitë e varfra të Veriut

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Nëntor 2023
Qeveria ka rritur financimet nga transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive në vitin 2024, por për disa bashkia ku niveli i jetesës është mbi mesataren kombëtare ka më shumë rritje të financimeve se për bashkitë e varfra të vendit si Puka, Kukësi, Bulqiza, Shkodra etj.
Të dhënat zyrtare që shoqërojnë projektbuxhetin e vitit 2024 tregojnë se transferta e pakushtëzuar ndaj bashkive do të jetë mbi 35 miliardë lekë vitin që vjen më një rritje rreth 16 për qind në krahasim me buxhetin fillestar 2023.
Të dhënat krahasimore tregojnë se rritjen më të madhe të fondeve e ka bashkia e Vorës e cila do të ketë transferime nga buxheti i shtetit 20 për qind më shumë se në vitin aktual.
Më pas vjen Bashkia e Tiranës e cila do financohet nga buxheti i shtetit nga taksat e përgjithshme me 5,1 miliardë lekë me rritje vjetore 19.5 për qind.
Bashkia e Tiranës ka të ardhura dhe shpenzime për frymë mbi mesataren kombëtare dhe është bashkia me kapacitetet më të larta të buxhetimit me të ardhurat e veta.
Më tej rritje mbi mesataren e përgjithshme me fonde e kanë Bashkitë e Këlcyrës, Delvinës, Pustecit, Patosit, Peqinit, Dropullit, Roskovecit ku rritja vjetore është mbi 17 për qind.
Nga ana tjetër, bashkitë e Kolonjës, Gjirokastrës, Bulqizës, Durrësit, Sarandës, Kukësit, Skraparit, Pukës etj (shiko tabelën e mëposhtme) kanë rritje të fondeve me 14.5 për qind.
Ndarja e transfertës së pakushtëzuar të qeverisë ndaj bashkive tregon se ka rritje më të madhe ndaj bashkive që kanë shpenzime më të larta për frymë.
P.sh., bashkitë e Kukësit dhe Dibrës u renditen me shpenzimet mujore më të ulëta të familjeve në shkallë vendi në anketën e INSTAT për vitin 2022.
Përgjatë dekadës së fundit teksa ekonomia e vendit është rritur, ekonomia e Kukësit ka pësuar rënie. Logjikisht qarku më i varfër në vend që është përfshirë vitet e fundit nga një valë e madhe emigracioni drejt Britanisë së Madhe duhet të kishte një mbështetje më të madhe të vendit.
Gjatë vitit 2024, pushteti vendor do të përfitojë në total rreth 36.5 miliard lekë në formën e transfertave, nga të cilat rreth 24.3 miliardë lekë ose 66% është transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme dhe 10.7 miliardë lekë ose 29% është në formën e transfertës së pakushtëzuar sektoriale për financimin e funksioneve të transferuara në nivel vendor dhe 1.5 miliardë lekë ose 5% në formën e transfertës sektoriale për rritjen e pagave.
Shpenzimet e buxhetit vendor për vitin 2024, janë parashikuar në masën 71.1 miliardë lekë ose 3% e PBB-së. Buxheti vendor për vitin 2024 krahasuar me buxhetin vendor 2023, parashikohet me një rritje me rreth 6.7 miliard lekë.
Në këtë zë është përllogaritur transferta e pakushtëzuar e përgjithshme për njësitë e vetëqeverisjes vendore, financimi i funksioneve të reja, financimi i shtesës për të mbuluar një pjesë të efektit financiar të rritjes së pagave si dhe të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore./Monitor
Më të lexuarat


Denaj: Investime në sistemin e ujitjes dhe infrastrukturën e energjisë në Konispol

Çmimi i vajit të lulediellit dhe sheqerit u ul 34%, shtrenjtohen deri 17% orizi, fasulet, drithërat dhe restorantet

Rënia e euros fut në krizë fasoneritë, nga ulja e porosive me 30 %, te shkurtimi i vendeve të punës dhe rritja e kostove, sipërmarrësit ngrejnë alarmin dhe i bëjnë thirrje qeverinë të ndërhyjë për të parandaluar katastrofën

Ministrja Anila Denaj në Xarrë: Fermerët model suksesi në prodhimin e tregtimin e mandarinës

Pensionet private, në konsultim rregullorja për licencat, shoqëritë administruese do zbardhin burimin e fondeve dhe pasqyrat financiare të 3 viteve

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari (Tabela)

Paralajmëron KE: Ndryshimet klimatike, mungesa e fuqisë punëtore nga emigracioni, rrezikojnë ekonominë shqiptare

Shqipëria në krizë të forcës punëtore, biznesi thirrje qeverisë: Hapni ambasadë në Indi dhe Bangladesh

"Subvencionet dhe infrastruktura mungojnë", fermerët: Ndryshimet klimatike po ndikojnë në prodhimin e agrumeve

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari (Tabela)
