BREAKING NEWS

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP

Publiku votoi, gara ashpërsohet, ky është banori që lë
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja Yuri Kim takon Lulzim Bashën
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat tronditëse: Si më “shiti” mua dhe Edi Palokën tek ambasada! Lulzim Basha do të arrestohet nëse shkon në këtë vend...

Flamur Noka nxjerr për herë të parë prapaskenat
x
BREAKING NEWS

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6 kandidatët e mundshëm për 6 marsin

Mblidhet kryesia e PS-së, zbardhen emrat: Ja kush janë 6
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ MSH: Mbi 1000 të infektuar dhe 5 humbje
x
BREAKING NEWS

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe dëbore gjatë natës (Zonat e prekura)

Moti i keq ‘zbarkon’ në Shqipëri, reshje shiu dhe
x

Ekonomia

Fitimet e bankave dhe kompanive të mikrokredisë në rënie, qytetarët nisin të largohen nga fondacionet piramidale

Fitimet e bankave dhe kompanive të mikrokredisë në rënie,

Institucionet mikrofinanciare kanë pasur rënie të të ardhurave. Mikrofinanca ka interesa të larta, për shkak të kostove të shtuara administrative dhe riskut të lartë dhe si rrjedhojë, po gjeneron norma fitimi, rreth 20-25%. Sipas “Monitor”, “IuteCredit Albania” ka shënuar në 2020-n, fitime 531 milionë lekë, me rënie prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm. Norma e fitimit ishte gati 24%. “Fondi Besa”, kishte fitime rreth 513 milionë lekë, me një tkurrje të lehtë prej rreth 2% në raport me 2019-n. (norma e kthimit gati 18%).  Në shtator 2021, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekore”, që do të vendosin, për herë të parë, një normë efektive interesi tavan për kreditë konsumatore. Ajo do të hyjë në fuqi në fillim të vitit të ardhshëm, për t’iu dhënë institucioneve financiare kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me konceptet e reja të parashikuara në rregullore, sidomos për shkak të problemeve të lidhura me sistemet e teknologjisë së informacionit.

Të ardhurat e bankave

Fitimi i sistemit bankar për vitin 2020, i raportuar sipas standardeve lokale, ishte 16.87 miliardë lekë, me një rënie prej 15.17% në raport me vitin e mëparshëm. Ndërsa të ardhurat u rritën lehtë, shtimi i shpenzimeve për provigjionimet e kredive me probleme ishte faktori kryesor, që ndikoi në rënien e fitimeve. Të dhënat raportohen nga Banka e Shqipërisë. Rënia e fitimeve përkeqësoi treguesit e rentabilitetit. Kthyeshmëria nga Aktivet (RoA) ishte mesatarisht 1.20% në fund të vitit 2020, nga 1.56% në 2019-n. Kthyeshmëria nga Kapitali (RoE) zbriti në 8.65% në fund të 2020-s, nga 14.28% që rezultoi vitin e mëparshëm. Kreditë me probleme vijuan tendencën e lehtë rënëse dhe e mbyllën 2020-n në nivelin e 8.11%, me një reduktim me 0.26 pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm, duke zbritur në nivelin më të ulët që nga tremujori i dytë i vitit 2009. Sipas të dhënave nga bilancet e bankave, që raportojnë bazuar në standardet ndërkombëtare të kontabilitetit, fitimi i 11 bankave ishte 17.8 miliardë lekë, me rënie 2.5% me bazë vjetore. Diferenca kryesore mes standardeve lokale dhe atyre ndërkombëtare qëndron në mënyrën se si raportohen shpenzimet për provigjionimet për huatë me probleme, teksa Banka e Shqipërisë, që kërkon raportim me ato lokale, ka standarde më të rrepta për shpenzimet që duhen lënë mënjanë për mbulimin e huave të cilat nuk kthehen në afat, raporton “Monitor”. Në vlerë absolute, banka me fitimin më të lartë është “BKT”, për vetë madhësinë e saj, me 9.4 miliardë lekë, e ndjekur nga “Raiffeisen”, me 2.1 miliardë lekë dhe “Intesa Sanpaolo Bank Albania”, me 1.5 miliardë lekë, që u renditën të tria edhe në listën e 10 më të mëdhenjve sipas fitimeve në vend. “Banka Amerikane e Investimeve”, për herë të parë, është renditur e katërta për fitimet më të larta në sistemin bankar, me 1.3 miliardë lekë, duke qenë një hyrje edhe në 10 më të mëdhenjtë e fitimeve. “Credins”, është e pesta nga bankat me fitime më të larta, në 2020-n, në 1.1 miliardë lekë, e renditur gjithashtu në dhjetëshe. “OTP” raportoi fitime prej 830 milionë lekësh, me një tkurrje prej 31% në krahasim me vitin e kaluar. “Tirana Bank” rriti fitimet me 30%, në 825 milionë lekë. “Union Bank” raportoi rënie të fitimeve me 34.7%, në 574 milionë lekë. “Banka e Parë e Investimeve”, deklaroi rënie me 22%, me fitime që arritën në 447 milionë lekë. “Alpha Bank”, pas disa vitesh me humbje në 2019-n, shënoi një fitim prej 138 milionë lekësh, ndërsa dhe në 2020-n arriti të mbajë një rezultat pozitiv prej 111 milionë lekësh. Banka është aktualisht në proces shitjeje.