BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Flamuri i NATO-s i vret sytë Edi Ramës në Akademinë e Shkencave, kritikon Gjinushin për prezencën e simbolit të Aleancës së Atlantikut të Veriut

Flamuri i NATO-s i vret sytë Edi Ramës në Akademinë e

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar konferencën e djeshme të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit për të thumbuar ndërkombëtarët përmes kritikave të lëshuara ndaj organizatorëve të aktivitetit, duke treguar kështu se raportet e tij me të huajt janë jo aq të ngrohta sa duken. Zoti Rama kohët e fundit ka hedhur kunja ndaj ndërkombëtarëve, teksa target i objektivit të tij më së shumtë kanë qenë amerikanët, veçanërisht ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Yuir Kim. Këtë të fundit kryeministri Rama e ka ironizuar dhe thumbuar, madje edhe në prezencë të saj, duke i kërkuar të mos fusë hundët në punët e brendshme të Shqipërisë, ndërsa e krahasuar atë me Sekretaret e Partisë së Punës. Përveç ambasadores Kim, Rama, ka kritikuar edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, për shkak të disa raporteve të nxjerrja prej tij, që i pari i qeverisë shqiptare i ka konsideruar “Letra Bakalli”. Mirëpo dje kryeministri Rama ka shkuar edhe më tej teksa i ka shpallur “luftë” NATO-s”.Duke folur në aktivitetin për gjuhën shqipe, Rama la të nënkuptohet se prania e flamurit të NATO-së në sallë, e ka shqetësuar, duke i vrarë sytë. Ai me habi, me tendencë apo jo, pyeti dhe madje i kërkoi llogari kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi se nuk kupton se përse mes flamujve të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, qëndron edhe ai i NATO-s. Pra deklarata e Ramës, tregon se ai nuk i ka punët mirë me ndërkombëtarët, por që të shkonte deri në përplasje me NATO-n dhe SHBA-të, kjo është çmenduri. Dhe për të argumentuar këtë lajthitje të Ramës, duhet të sjellim në kujtesën e çdokujt se nuk ka asgjë të keqe që flamuri i NATO-s të jetë prezente në institucione dhe aktivitete, pasi Shqipëria është vendi i aleancës, ombrella e së cilës na mbron nga aktorët e jashtëm e armiqësor.

Çfarë ndodhi dje?

Dje kryeministri Edi Rama, teksa nisi fjalën e tij në konferencën e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit me një ironi thumbuese për organizatorët e aktivitetet dhe lëshoi thumba edhe për NATO-n. “Tre flamujt të qëndrojnë bashkë si flamuj që mishërojnë ndër të tjera dhe në të njëjtën kohë, një pakt të vështirë siç është gjuha. E dimë shumë mirë, por rreziku gjithnjë e më i madh është ta marrim si diçka që ka qenë gjithmonë aty. Sa e pamundur është dukur jo shumë shekuj më parë, por deri disa vite më parë që shqipja të pranohej flitej e shkruhet lirisht si e drejtë themelore e shqiptarëve edhe në Kosovë e në Maqedoninë e Veriut. Nga ana tjetër, i vetmi flamur që nuk kuptova pse është ai i NATO-s. Ua thashë edhe organizatorëve se deri tek flamuri i BE e kuptoj. Akademia ka shpëtuar edhe nga ankthi i madh i luftimit të komunizmit”, deklaroi ai. Ndërkohë me ironi kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, iu përgjigj me ironi kryeministrit Edi Rama, duke ja fatura fjalon Sali Berishës, që sipas tij, ua kishte lënë flamurin e NATO-s në godinë, qysh kur ishte në pushtet Partia Demokratike.

Rama akuza NATO-s

Megjithatë  nuk është hera e parë që kryeministri Edi Rama ka sulmuar NATO-n. Zoti Rama kur ishte në opozitë, deklaronte se NATO është si NATA. Dhe nuk ndalte me kaq, pasi akuza ndaj aleancës kryeministri shqiptar hodhi edhe rreth një vit më parë, kur në një intervistë për Radio BBC u shpreh se NATO po shndërrohet në një organizatë pa shtyllë kurrizore sa i përket mbështetjes ndaj afganëve. “Është vërtet diçka që të copëton zemrën, pasi, faktikisht, vetëm pak javë më parë, të gjitha këto vende, si anëtare të NATO-s ishin burimi kryesor i mbështetjes për popullin e Afganistanit, ndaj sprapsja si hije përkundrejt idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë që iu dhamë përgjatë dy dekadave është pikëlluese dhe shfaqja e aleancës ushtarake më të fuqishme në botë, e ngritur për t’i ruajtur këto ideale, si një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve tjetërkund, të cilët dëshirojnë të jetojnë në shoqëri të lira, të drejta e demokratike, nuk është ajo çka duhet të ndodhë, nuk duhet të jetë kështu”, tha ai. I pyetur nëse vërtet beson se NATO është një organizatë pa shtyllë kurrizore, kryeministri deklaroi se për fat të keq kështu duket në këto momente. Sipas kreut të qeverisë, kjo gjë cenon imazhin e kësaj ane që njerëzit mund ta shohin si fat në të ardhmen e tyre. “Po them se si duket kjo tani, për fat të keq dhe se si, për fat të keq, kjo mund të cenojë imazhin e kësaj ane të botës sonë, që miliona, qindra miliona njerëz e shohin si fatin e tyre në të ardhmen, duke shpresuar të kenë të njëjtën gjë në vendet e tyre, ku dëshirojnë drejtësi, dëshirojnë liri. Ndërkohë, për t’iu përgjigjur pyetjes suaj, së pari, jam shumë, shumë krenar që shumica e shqiptarëve e ndihen njësoj dhe do të vepronin njësoj. Ndërkaq, mendoj se këto janë momente kur, parimisht,objektivat kanë më shumë rëndësi se sondazhet”, nënvizoi asokohe Rama.

Më të lexuarat