Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Flet Gjermeni, ja hapat që duhet të ndiqen për legalizimin e shtesave në pallate, roli që do të kenë ndërtuesit dhe ALUIZNI

Postuar: 17/03/2017 - 08:05

Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni u ka bërë dje edhe një herë thirrje të gjithë qytetarëve që zotërojnë një apartament në shtesat pa leje të pallateve, që të bashkëpunojnë dhe të sjellin të gjithë dokumentacionin e nevojshëm në mënyrë që të marrin hipotekat. Gjermeni u zotua se të gjithë qytetarët do të përfitojnë legalizimin falas dhe se pas dorëzimit të dokumentacionit të gjitha procedurat e tjera do të ndiqen nga ALUIZN-i. Ministrja Gjermeni bëri me dije se, pavarësisht problematikës së hasur, kryesisht në mbledhjen e informacionit të plotë për numrin e pallateve që duhet të legalizohen, të gjitha familjet që preken nga kjo VKM, do të kenë në duart e tyre lejen e legalizimit për banesat e tyre. Për këtë, Ministrja nënvizoi si shumë të rëndësishme bashkëpunimin e banorëve. “Në këto tre vite u fokusuam në përmbylljen e procesit të legalizimeve në zonat masive informale, duke bërë të mundur legalizimin e mbi 96,425 objekteve. Sa i takon legalizimit të shtesave në pallatet ku ju jetoni, ndihma dhe bashkëpunimi juaj është shumë i rëndësishëm në identifikimin e problemeve dhe hartimin e dokumentacionit të nevojshëm që, më pas, do të ndiqet tërësisht falas nga ALUIZNI. Më lejoni t’ju siguroj që, në mënyrë të padiskutuar, ju dhe të gjitha familjet, në të gjithë vendin që kanë derdhur djersën e tyre për blerjen e një shtëpie, në pallate që preken nga VKM-ja që miratuam në muajin Janar, do të marrin lejen e legalizimit”, tha ministrja në fjalën e saj. Pas shqetësimit të disa prej banorëve për individë, të cilët gjatë këtyre javëve janë paraqitur pranë pallateve për të mundësuar legalizimin në këmbim të pagesës, Drejtori i ALUIZNI, Artan Lame i bëri thirrje qytetarëve të mos pranonin “shërbime sekserësh”, pasi sipas tij, procesi do të kryhet falas dhe vetëm nga punonjës të ALUIZNI-t.

Përfitojnë 30 mijë familje

Pas vendimit të qeverisë i hapet rruga afro 30 mijë familjeve shqiptare, për të kryer procedurën e legalizimit dhe më pas hipotekimit pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për banesën që posedojnë në rreth 1 300 pallate. Vendimi i miratuar parashikon që, ALUIZNI ka detyrimin e njoftimit të ndërtuesit apo investitorit, të cilëve u është lënë një afat prej 30 ditësh, për kryerjen e procedurave të legalizimit për objektin. Në ato raste kur, ndërtuesit apo investitori nuk do t’i përgjigjet njoftimit brenda afatit të përcaktuar, atëherë i lind e drejta qytetarit të paraqesë pranë ALUIZNI, kërkesën për legalizimin dhe hipotekimin e objektit që disponojnë.

“Qytetarët nuk kanë asnjë detyrim financiar apo kosto shtesë për të paguar ndaj shtetit, pra e thënë ndryshe, procedura e legalizimit për qytetarët do të jetë tërësisht falas. Ndërkohë që, ndërtuesit apo investitorit i lind detyrimi fiskal për pagesën e taksës së infrastrukturës për objektin e ndërtuar”, ka deklaruar Gjermeni. Pra, nga njëra anë qytetarëve u lind e drejta e përfundimit të procedurave të legalizimit dhe më pas hipotekimit të banesave të tyre, pa u penguar tanimë nga mosshlyerja e detyrimit financiar që kanë ndërtuesit apo investitorët dhe nga ana tjetër, institucioneve shtetërore u lind detyrimi për ndjekjen e shlyerjes së detyrimeve fiskale të taksës së infrastrukturës nga këta ndërtues apo investitorë. 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 2

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 28/03/2017 - 17:44

30 kompanitë e para italiane të call center kanë nisur të lënë vendin tonë. Ligji italian që synon të rikthejë brenda vendit industrinë Call Center ka dhënë efektet e para në Shqipëri.

Postuar: 28/03/2017 - 08:05

Lista e medikamenteve të rimbursueshme për vitin 2017 do të pasurohet me 30 medikamente të reja, që më parë nuk kanë qenë pjesë e listës.

Postuar: 26/03/2017 - 07:36

Drafti i shumëpërfolur i faljes së borxheve që biznesi i ka administratës fiskale, tashmë është përshirë në procedurat parlamentare dhe të hënën do të nisë diskutimet në Komisio

Postuar: 25/03/2017 - 13:33

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi zhvilloi sot në mjediset e Kampusit të Univers

Postuar: 24/03/2017 - 20:08

Shqipëria u rendit në vendet me normën më të lartë tatimore në rajon sipas një studimi të Al-Tax, por vendi gjithashtu paguan më pak taksa se çdo shtet tjetër i rajonit në rapor

Postuar: 24/03/2017 - 07:56

Shqipëria rezulton vendi me normën më të lartë tatimore në rajon për vitin 2016.

Postuar: 23/03/2017 - 10:50

Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve në mbledhjen e fundit miratoi financimin e 33 projekteve të infrastrukturës vendore dhe rajonale të hartuara nga bashkitë, me një vlerë financi