BREAKING NEWS

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi zyrtar nga Policia shqiptare për sasinë rekord: Dorëzuam drogën

1.3 tonë kokainë në Maqedoni, vjen reagimi  zyrtar nga Policia
x

Ekonomia

FMN dhe Banka Botërore: Ja rreziqet që i kanosen ekonomisë shqiptare gjatë 2020, të bëhet kujdes me koncesionet

FMN dhe Banka Botërore: Ja rreziqet që i kanosen ekonomisë

Rruga për një ecuri ekonomike në ritmet e parashikuar nga qeveria duket se nuk do të jetë aspak e lehtë. Në një intervistë, Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Shqipëri, Maryam Selim tregon risqet me të cilat do të përballet ekonomia shqiptare gjatë vitit 2020. Sipas saj, tërmeti që goditi vendin tonë me 26 nëntor 2019 sigurisht që do të ndikojë në ekonomi duke qenë se Shqipëria ishte fare e papërgatitur. Gjithsesi, ajo tregon se ekonomia shqiptare do të ndikohet edhe nga faktorë pozitivë të jashtëm dhe të brendshëm. Ndërsa kërkoi që të gjithë institucionet përgjegjëse të jenë të kujdesshëm me politikat që zbatojnë, Maryam Selim theksoi se programi i rindërtimit do të shfaqi benefite në sektorin e ndërtimit për bizneset në vend. “Në vitin 2020, ekonomia shqiptare pritet të ndikohet si nga faktorë të brendshëm ashtu dhe ata të jashtëm. Si rrjedhojë e tërmetit, disa nga industritë e prekura, ka të ngjarë të vuajnë pasojat në kapacitetet e tyre prodhuese. Fillimi i procesit të rindërtimit, pritet të ndikojë pozitivisht sektorë të tjerë prodhues, të tilla si ndërtimi. Shqipëria ka nevojë që të vazhdojë rrugën e konsolidimit fiskal. Dinamika e rritjes ka të ngjarë të rezultojë në të ardhura më të ulëta sesa pritej, ndërsa nevojat për shpenzime po rriten”, tha ajo. Ndërkohë përfaqësuesja e BB foli edhe për marrëveshjen në bashkëpunim me Shqipërinë. Ajo tha se BB dhe Shqipëria po shqyrtojnë me kujdes problematikat dhe sfidat e vendit për të arritur kështu në një marrëveshje përfundimtare dhe përcaktim të fondit për mbështetje. “Banka po harton Strategjinë e re për Partneritetin e Vendit për Shqipërinë për vitet në vijim. Përveç kësaj, së bashku me qeverinë po rishikojmë projektet e nisura dhe po marrim në konsideratë mundësinë për rialokim të fondeve për të adresuar kërkesat e menjëhershme. Po diskutohen gjithashtu mundësi të tjera për mbështetje”, u shpreh ajo per Monitor.

Këshillat e FMN

Nga ana tjetër skeptik për rritje ekonomike në 3,5% u tregua edhe Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Jan Kees Martijn. Ai tha se efekti negativ i tërmetit do të reflektohet tek sektori i turizmit, por do jetë afatshkurtër. Sipas tij, problemet ekonomike dhe reduktimi i tyre varen nga reformat që vendi ynë ndjek, për të cilat Martijn këshillon të jenë efektive dhe larg korrupsionit. “Rritja në 2020 ka të ngjarë të jetë më e ulët sesa 3.5%, në veçanti për shkak të efekteve, që tërmeti do të ketë në turizëm. Gjithsesi, Shqipëria ka nevojë për reforma ambicioze ekonomike për të përshpejtuar rritjen në afatin e mesëm. Rritja më e lartë kërkon një qeverisje më të mirë duke fuqizuar rregullat e lojës dhe duke luftuar korrupsionin. Ajo kërkon gjithashtu përmirësim të sistemit fiskal për të krijuar më shumë hapësirë në buxhet për të siguruar shërbime madhore publike”, tha ai.

Rreziqet nga PPP- të

Shefi i FMN dhe ajo e BB kanë vlerësuar angazhimin e qeverisë kohët e fundit për kontroll të PPP-ve, por ata kërkojnë zbatimin në rrugën e duhur të politikave dhe transparencë të plotë. “Qeveria ka publikuar së fundmi një raport monitorues të ecurisë së PPP, për të cilin ne mendojmë se është një hap i rëndësishëm në drejtim të transparencës. Ndërkohë çdo projekt duhet të përzgjidhet në bazë të maksimizimit të vlerës së ofruar, mësimet nga ecuria e kontratave ekzistuese duhet të reflektohen në projekte më të mirë planifikuara”, tha ajo. Ndërsa kreu i FMN kërkoi që në 2020 kontratat koncesionare të reduktohen pasi një pjesë e tyre janë të panevojshme. “Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është mbështetur dukshëm te përdorimi i PPP për të financuar nevojat e veta për investime dhe për të ofruar shërbime publike. Fatkeqësisht, gjatë kësaj periudhe, nuk ishin funksionale ende sistemet e nevojshme që do të siguronin që PPP të ofronin vlerë për paratë. Ne rekomandojmë që qeveria duhet gjithmonë që të mbështetet në proceset konkurruese të prokurimeve, pa oferta të pakërkuara të PPP”, u shpreh Martijn./Esmeralda Hida