BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

FMN kritika për Korporatën e Investimeve, kërkon masa për menaxhimin e borxhit dhe mbikëqyrje të sistemit bankar

FMN kritika për Korporatën e Investimeve, kërkon masa për

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka shfaqur një vlerësim negativ për Korporatën Shqiptare të Investimeve. Me kritika dhe kërkesa të shumta i është drejtuar qeverisë shqiptare ky institucion pas përfundimit të një misioni monitorues në Tiranë. Në raportin e publikuara në bazë të shqyrtimeve të bëra FMN ka evidentuar një sërë problematikash të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në nivelin e ekonomisë. Kështu anëtarët e misionit janë treguar skeptikë në lidhje me detyrat e Korporatës së Investimeve si institucion, duke kërkuar që të qëndrojë e pandikuar nga shfrytëzimet qeveritare. “Ne mbetemi të shqetësuar se Korporata Shqiptare e Investimeve do të sjellë si rezultat risqe të reja fiskale. Aktet nën-ligjore dhe praktikat e saj duhet të sigurojnë që KSHI-ja do të ketë një fokus tërësisht tregtar dhe nuk do të varet nga injektimet e përsëritura të kapitalit nga qeveria për të mbuluar humbjet. Në përputhje me këshillën e mëparshme, theksojmë po ashtu, rëndësinë e kufizimit të funksioneve të mundshme të KSHI-së te qëllimi fillestar i saj për mbështetjen e zhvillimit ekonomik përmes shfrytëzimit të aktiveve të papërdorura publike”, thuhet në raport. Menaxhimi i borxhit është një tjetër pikë kyçe për stabilizimin e gjendjes ekonomike ka njoftuar FMN. Ndërkohë që i kërkon Ministrisë së Financave në bashkëpunim me Bankën Shqiptare të koordinohen dhe të tregohen më të kujdesshme me uljen e maturimit të borxhit publik si dhe me lëvizjen e instrumenteve që ndikojnë në të. “Ulja e vazhdueshme e afatit mesatar të maturimit të borxhit publik është e mirëpritur, por duhet forcuar menaxhimi i borxhit dhe likuiditetit. MFE-ja duhet të rimendojë eliminimin e instrumenteve afatshkurtër të borxhit, pasi ato janë të rëndësishëm për menaxhimin aktiv të likuiditetit dhe për caktimin në mënyrë të saktë të çmimeve të kurbës së plotë të yield-it. Në këtë kontekst, ne rekomandojmë bashkërendim të fortë mes BSH-së dhe MFE-së”, thekson FMN. Më tej FMN evidenton se politikat në ekonomi kanë nevojë për një rregull më të fortë fiskal për të garantuar konsolidimin e mëtejshëm fiskal. Ndërkaq rekomandon një rregull fiskal afatmesëm që kufizon bilancin vjetor fiskal dhe që mbështet objektivin ligjor të uljes së borxhit publik në jo më shumë se 45 për qind të PBB-së.

Kujdesi me sistemin bankar

Sipas raportit të publikuar nga FMN, efekt të dukshëm në ekonomi jep edhe sistemi i dobët bankar. Referuar problematikave të konstatuara FMN kërkon monitorim më të detajuar ndaj bankave në të gjithë territorin. Sipas raportit, mbikëqyrja e plotë e bankave do të jetë një arritje pozitive për ekonominë. “Në të njëjtën kohë, një sistem më konkurrues financiar ka nevojë për vigjilencë të vazhdueshme në rregullim dhe mbikëqyrje. BSH-ja e ka forcuar me të drejtë mbikëqyrjen e bankave sistemike dhe atyre që kanë ndryshuar pronësinë. Përfundimi i harmonizimit të kuadrit rregullator e mbikëqyrës me standardet e BE-së do të jetë një arritje e rëndësishme, ashtu si zbatimi i plotë i kuadrit të Bazelit III edhe për mbikëqyrjen e konsoliduar”, thuhet në raport. FMN i bënë thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë një legjislacion për mbikëqyrjen e bankave që të jetë në përputhje të plotë me standardet ndërkombëtare. “Rregullimi dhe mbikëqyrja efektive e sektorit financiar jobankar kërkon gjithashtu vëmendje të vazhdueshme. Në këtë kontekst, iu bëjmë thirrje autoriteteve përgjegjëse të sigurojnë se legjislacionin për nxitjen e operacioneve që lidhen me kriptoaktivet të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare të Parandalimit të Pastrimit të Parave/Luftës kundër terrorizmit”, shprehet FMN./Esmeralda Hida

Më të lexuarat