
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

FMN kritika qeverisë për sistemin fiskal, kërkon rishikim total të taksave, strategji për të ulur informalitetin

Shkruar nga Esmeralda HIDA 7 Dhjetor 2020

Fondi Monetar Ndërkombëtar kritikon qeverinë për menaxhimin e sistemit të taksave. Në kohën kur vendi ka nevojë për stabilitet financiar, ekonomia shqiptare po përballet me një rritje të informalitetit dhe një sërë boshllëqesh. Vazhdimisht, FMN i ka tërhequr vëmendje qeverisë për ndryshimet e bëra në sistemin e taksave, sidomos gjatë pandemisë. Sipas FMN këto ndryshime janë bërë të pamenduar mirë dhe kanë krijuar shumë hapësira për abuzime, që rrjedhimisht kanë sjellë një humbe të lartë të të ardhurave. Prandaj, sipas Fondit është e nevojshme një ndërhyrje tërësore në ligjet tatimore që shpeshherë krijojnë abuzime dhe dëmtojnë klimën e të bërit biznes. “Kompleksiteti i sistemit të taksave dhe ndryshimet e shpeshta kanë kufizuar mundësitë për rritjen e të ardhurave fiskale, gjithashtu ndryshimet e shpeshta ad -hoc kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit. Nisur nga ky përfundim kërkohet të realizohet një ndërhyrje thelbësore për të krijuar një sistem tatimor më efikas e transparent i cili do të përmirësonte klimën e të bërit biznes si dhe do të zvogëlonte informalitetin i cili vlerësohet të jetë mbi 30%. Është një domosdoshmëri reduktimi i informalitetit dhe përgatitja e një strategjie të qëndrueshme të të ardhurave afatmesme”, thuhet në raport. Sipas FMN, të ardhurat fiskale në vend gjatë periudhës janar-shtator kanë pësuar një ulje me rreth 10.6% si pasojë e tkurrjes ekonomike dhe për shkak të masave që u morën për shtyrjen e taksave. Bazuar në këto të dhëna Fondi i ka kërkuar urgjentisht qeverisë shqiptare që të mos marrë më hapa pa u konsultuar më parë me bizneset. Pasi, problemet e krijuara nga sistemi taksave janë ngritur së fundmi edhe nga bizneset, ku një ndryshim i procedurave tatimore shkaktoi abuzime për shkak të keq interpretimit nga administrata tatimore në lidhje me bllokimin e llogarive bankare të administratorëve dhe aksionerëve. Ministria u detyrua që të tërhiqej nga ky vendim pas reagimit të bizneseve në vend por përfaqësues të bizneseve theksojnë në shume ligje ka paqartësi dhe shpesh herë abuzohet me interpretimin.
Rekomandime të tjera
Ndër të tjera FMN e sheh si shumë të nevojshme shlyerjen e detyrimeve të prapambetura për TVSH deri në gjysmën e parë 2021, për të lehtësuar biznesin dhe si një shembull konkret për luftën ndaj informalitetit. Kërkohet gjithashtu, forcimi i institucioneve ekonomike dhe fiskale për të adresuar rreziqet e shtuara, kryesisht nga rritja e shpejtë e Partneriteteve Publike Private.
Ritheksohet kërkesa për të krijuar një procedurë të unifikuar për përgatitjen, prioritizimin dhe vlerësimin e të gjithë projekteve të investimeve publike. Roli i Korporatës Shqiptare të Investimeve vlerësohet jo qartësisht i rregulluar dhe mund të mbart rreziqe të shtuara nëse nuk trajtohet si një strukturë me qëllime tregtare, pa mbështetjen me kapital nga fondet buxhetore.
Problematikat e vazhdueshme financiare në sektorin e energjetikës dhe nevoja e përsëritur për reformim. Rritje e kreditimit dhe fuqizim i sektorit financiar. Monitorimi i nivelit të borxheve me probleme në sistem bankar (NPL-ve). Rritja e konkurrueshmërisë në sektorin financiar si dhe mbikëqyrja dhe rregullimi i sektorit financiar jo-banka. Legjislacioni për promovimin e aseteve kripto duhet të jetë në përputhje me kërkesat kundër pastrimit të parasë. Në këto kushte FMN rithekson nevojën urgjente për të forcuar menaxhimin e investimeve publike dhe cilësinë e shpenzimeve. Projektet e investimeve publike duhet të kalojnë një proces rigoroz të përgatitjes, vlerësimit dhe prioritizimin. Sipas FMN, pasiguria e pandemisë nxjerr në pah rëndësinë e planifikimit për situata të paparashikuara. Autoritetet duhet të jenë të gatshëm të marrin masa shtesë që të garantohet ruajtja e stabilitetin makroekonomik dhe financiar.
Më të lexuarat


BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat

Skema për rimbursimin e naftës për fermerët, zbardhen procedurat dhe kushtet, përfitojnë rreth 70 mijë persona

Ndryshon akti normativ, hiqet afati për bonusin e qerasë ndaj familjeve të prekura nga tërmeti, lehtësohen edhe procedurat

Raporti i BB, për 2021 recensioni parashikohet 6.7 për qind, turizmi pritet të ndihmojë në rritjen e ekonomisë
