BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Ekonomia

FMN kritike: Rritje e çmimeve e rrezikshme, koncesionet kanë tejkaluar kostot, qeveria të jetë më transparente

FMN kritike: Rritje e çmimeve e rrezikshme, koncesionet kanë

Fondi Monetar Ndërkombëtar është treguar tepër kritik ndaj qeverise. Në një konferencë të përbashkët me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, shefja e misionit të FMN Yan Sun tha se rritja e çmimeve është e rrezikshme për ekonominë teksa u shpreh se qeveria duhet të  vijë me strategji dhe masa për këto sfida. Sipas FMN mënyra e duhur për të kapërcyer këto sfida është hartimi i një strategjie ambicioze për të rritur cilësinë e investimeve publike.  Sipas saj në foks duhet të jetë edhe përmirësimi i cilësisë së investimeve publike. “Rritja e çmimeve si rritja e çmimit të energjisë janë rreziqe. Shqipëria ka disa sfida për ekonominë e saj. Me ekonominë që po ngrihet, duhen politika fiskale. Me një tjetër mandat qeveria është e mirë vendosur për të adresuar këto sfida dhe për të marrë masa. Një plan i përshtatjes fiskale duhet formuluar tani. Themeli i këtij plani, duhet të jetë strategjia afatmesme. Sfidat kryesore tani janë të dyfishta: Së pari, investimi me efikasitet tek njerëzit dhe ekonomia për të mbështetur zhvillimin e vazhdueshëm të vendit; së dyti, rindërtimi i hapësirës për manovrim të politikës fiskale, për të ulur deficitin shumë të lartë fiskal dhe raportin e borxhit publik. Mënyra për të kapërcyer këto dy sfida është ndërtimi i një strategjie ambicioze për të rritur të ardhurat tatimore dhe përmirësimi i cilësisë në investime publike”, u shpreh Sun.

FMN thirrje qeverisë të rrisë transparencën

Po ashtu shefja e misionit të FMN u ndal edhe investimet publike ku u shpreh se qeveria duhet të rrisë transparencën dhe cilësinë e shpenzimeve publike. FMN bëri thirrje që buxheti të monitorohet dhe të menaxhohet akoma më mirë. Sipas FMN, për sigurimin e financave të shëndetshme publike duhet forcuar besueshmëria, të rritet cilësia si dhe të menaxhohet më mirë mbështetja buxhetore. “Duhet rritur cilësia dhe transparenca e shpenzimeve publike ndërsa investimet publike tejet ambicioze të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) duhet të moderohen. Mbështetja buxhetore duhet të orientohet me mirë tek personat që kanë më shumë nevojë. Gjithashtu, besueshmëria e buxhetit dhe kuadrit fiskal duhet të forcohet dhe rreziqet fiskale në rritje duhet të monitorohen dhe menaxhohen më mirë. Pra forcimi i besueshmërisë së kuadrit fiskal, rritja e cilësisë dhe transparencës së shpenzimeve publike, dhe përmirësimi i monitorimit menaxhimit të brisqeve fiskal në rritje, janë vërtet të rëndësishme për sigurimin e financave të shëndetshme publike”, shprehet Sun.

FMN: Koncesionet kanë tejkaluar kostot

Po ashtu kritika ka patur edhe për koncesionet ku sipas FMN numri i kontratave koncesionare nga viti 2013 është rritur me 50%. FMN shprehet se me koncesionet ka tejkalim kostosh dhe shkelje të afateve fillestare. “Rritja e shpejtë e stokut të partneriteteve publike private (PPP) —që pritet të arrijë në 50 për qind të PBB-së në 2021, nga 33 për qind në vitin 2018—kërkon dyfishimin e përpjekjeve për të forcuar menaxhimin e investimeve publike (MIP). Investimet publike të financuara me burime të brendshme (që nuk lidhen me tërmetin) janë rritur me shpejtësi që nga viti 2020. Sfidat kryesore përfshijnë mungesën e transparencës mbi tejkalimin e kostove dhe afateve fillestare dhe mosrespektimin e proceseve të miratuara të përzgjedhjes dhe miratimit të projekteve, përfshirë këtu kur PPP-të përdoren për të anashkaluar tavanet buxhetore afatmesme”, thuhet në konkluzionet e FMN.