BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Ekonomia

FMN kundër planeve të qeverisë, rrëzon amnistinë fiskale, heqjen e TVSH-së dhe të tatim fitimit, ja rekomandimet

FMN kundër planeve të qeverisë, rrëzon amnistinë

Fondi Monetar Ndërkombëtar rrëzon tre planet e qeverisë shqiptare për ekonominë. Pas takimit të realizuar me ministren e Financave, FMN ka reaguar për herë të parë zyrtarisht për heqjen e TVSH-së dhe tatim-fitimit për biznesin e vogël si dhe për amnistinë fiskale. Për të trija këto nisma FMN ka mbajtur qëndrim kategorish kundër, duke theksuar faktin se këto lëvizje do rrisin problemet fiskale si dhe shtojnë korrupsionin në ekonomi. Sipas analizës së këshillit të FMN heqja e TVSH në një nivel të parapërcaktuar nuk do të ndihmojë ekonominë, përkundrazi do çekuilibrojë sistemin fiskal dhe do zbehë përmbushjen e detyrimeve nga tatimpaguesit. Edhe për vendosjen e pragjeve të tatim-fitimit FMN u tregua kritike. Sipas saj qeveria duhet të veprojë përmes një plani i cili vlen për afate të shkurtra kohore dhe duke theksuar se paketat financiare duhet të jenë transparente dhe në përputhje me skemën e të ardhurave. Pasi në të kundërt buxheti i shtetit do të rrënohet dhe nuk do ketë më hapësira për politika rimëkëmbëse. “Kemi ndjekur me shqetësim një propozim të kohëve të fundit për të hequr deri në vitin 2029 tatimin mbi fitimin për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë dhe TVSH-në për të gjitha bizneset me qarkullim vjetor deri në 10 milionë lekë. Mbështetja për njerëzit dhe për bizneset e cenuara nga këto kriza është e përligjur, por ajo duhet të jetë e përkohshme, e mirëorientuar, transparente, si edhe e integruar në një program të besueshëm dhe të kujdesshëm buxhetor afatmesëm. Pragjet për regjistrimin në përgjegjësinë tatimore për tatimin mbi fitimin dhe për TVSH-në duhet të unifikohen në një nivel i cili do të duhej të përcaktohej me kujdes, në përputhje me objektivat e strategjisë afatmesme për të ardhurat. Vendosja e pragut në një nivel shumë të lartë për një periudhë tepër të gjatë, do të gërryente bazën tatimore dhe do të cenonte përmbushjen e detyrimeve nga subjektet tatimore”, deklaroi FMN. Sakaq kritika e tretë rrëzon totalisht projektin për amnistinë fiskale. Anëtarët e Këshillit të FMN mendojnë që ky plan do të krijonte hapësira për pastrim të parave dhe kështu do të rrisë ndjeshëm korrupsionin. Sipas FMN pika në të cilën duhet të fokusohet qeveria dhe Ministria e Financave është eliminimi i informalitetit në ekonomi. “Gjithashtu, ritheksojmë këshillën tonë kundër një amnistie të mundshme fiskale, pasi do të cenonte përmbushjen e detyrimeve tatimore. Duhen krijuar së pari sisteme efektive për të zbuluar evazionin fiskal dhe për të parandaluar mundësitë për pastrim parash dhe për korrupsion”, u shpreh FMN.

Rreziqet fiskale dhe cenueshmëria nga PPP

Në lidhje me ecurinë e ekonomisë pas goditjes që i dha pandemia, FMN tha se, për të përballuar pasojat e pandemisë dhe të tërmetit është e nevojshme një rritje e konsiderueshme e deficitit fiskal në vitin 2020, për të mbështetur ekonominë dhe për të siguruar fonde për shpenzime në shëndetësi dhe për rindërtimin. Ndërsa theksoi këtu se në këto kohë është tepër e rëndësishme që qeveria të tregohet e kujdesshme me risqet fiskale, pasi ato shfaqen në rritje, FMN gjithashtu vuri në dukje edhe problemet që sjellin projektet e pakontrolluara me PPP. “Pasi të jenë qetësuar efektet e këtyre goditjeve, do të jetë me rëndësi kritike rifillimi i konsolidimit fiskal të bazuar në të ardhurat buxhetore dhe vendosja e borxhit publik në një trajektore të qëndrueshme zbritëse, në mënyrë që të rikrijohet hapësira për përgjigje nëpërmjet politikave buxhetore. Në këtë aspekt, i nxisim fuqimisht autoritetet për të vijuar përgatitjen e një Strategjie Afatmesme për të Ardhurat për të ngritur një sistem tatimor më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent, i cili do të sigurojë burimet e nevojshme për të arritur objektivat e Shqipërisë për zhvillim të qëndrueshëm dhe për të siguruar qëndrueshmërinë e borxhit. Përpjekjet për të menaxhuar risqet fiskale në rritje, përfshirë PPP-të, gjithashtu duhet të forcohen si dhe cilësia e menaxhimit të investimeve publike duhet të forcohet”, deklaroi FMN.