BREAKING NEWS

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte magnituda

Nuk ka qetësi! Tërmeti shkund Shqipërinë, ja sa ishte
x
BREAKING NEWS

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur (FOTO+EMRI)

Arti shqiptar në zi, ndërron jetë poeti dhe shkrimtari i njohur
x
BREAKING NEWS

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe bën deklaratën e fortë: Ja pse kjo parti duhet të shkrihet

Demokratët morën sot goditjen e madhe, reagon Kreshnik Spahiu dhe
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid në 24 orët e fundit në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e rasteve me Covid
x
BREAKING NEWS

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet për Fatmir Mediun, shpërthen i revoltuar Erion Braçe dhe nuk lë gjë pa thënë: Mos guxoj kush të...(VIDEO)

“Gërdeci është vrasje masive”/ GJKKO mbylli hetimet
x
BREAKING NEWS

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb kohë dhe bën lëvizjen urgjente, del kundër Gjykatës së Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe e paralajmëron

GJKKO mbylli hetimet për ish ministrin Fatmir Mediu, SPAK nuk humb
x
BREAKING NEWS

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin

A do të hetohet Fatmir Mediu? GJKKO jep vendimin për ish ministrin
x
BREAKING NEWS

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste pritet të dalë në një konferencë urgjente

Arben Pëllumbi bën njoftimin me rëndësi, Partia Socialiste
x

Ekonomia

FMN listë me sugjerime qeverisë, kërkon të bëhet kujdes me shpenzimet, koncesionet duhet të vihen në monitorim

FMN listë me sugjerime qeverisë, kërkon të bëhet kujdes

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja ekonomike në Shqipëri për vitin 2021 të jetë 5.3%, por për të arritur këtë ka një listë me rekomandime. Përmes një raporti të publikuar së fundmi, FMN kërkon që qeveria shqiptare të jetë më e kujdesshme me shpenzimet që bën, në mënyrë që të jenë në të njëjtën linjë me të ardhurat, për të stabilizuar kështu sistemin fiskal. FMN sqaron se, turizmi dhe rindërtimi mund të sjellin të ardhura të kënaqshme, por qeveria këto të ardhura duhet t’i përdorë me kujdes, për të qenë e gatshme përballë ndonjë fatkeqësie tjetër natyrore. “Në vitin 2021 rritja parashikohet të kthehet në 5.3% si rezultat i rimëkëmbjes së sektorëve të prekur nga pandemia, si dhe nga vijimi i procesit të rindërtimit. Pasiguritë mbeten ende prezente, prandaj këshillohet që investimet publike të menaxhohen me transparencë dhe kujdes. Duhet të jenë prioritare shpenzimet për mbrojtjen sociale, kujdesin shëndetësor dhe rindërtimin. Nëse do të ketë të ardhura shtesë, duhet të përdoren vetëm në rast se rimëkëmbja e parashikuar nuk realizohet”, thuhet në raport. Fondi thekson ndër të tjera se, ruajtja e stabilitetit fiskal duhet të jetë prioritet edhe për tre vitet e ardhshme. Sipas FMN, është e nevojshme që deri në 2023 të bëhen reforma strukturore që sigurojnë transparencë fiskale dhe të përdoren me kujdes shpenzimet në të gjitha zërat dhe projektet. “Një strategji e shëndoshë afatmesme për të ardhurat duhet të miratohet dhe të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Reforma të tjera prioritare duhet të ndiqen me më shumë këmbëngulje, përfshirë përmirësimin e investimeve publike, në mënyrë që buxheti i shtetit të stabilizohet dhe të fillojë puna për të reduktuar borxhin publik”, thuhet më tej.

Monitorimi i koncesioneve

Fondi kërkon që qeveria shqiptare të jetë shumë e kujdesshme me koncesionet. Sipas FMN, është nevojë urgjente që numri i projekteve me partneritet publik privat të jetë më i kufizuar dhe të rritet monitorimi ndaj projekteve aktuale. Raporti shpjegon se, një pjesë e problemeve fiskale shkaktohet nga PPP, prandaj duhet bërë kujdes me to, sidomos në projekte shumë të rëndësishme që kanë kontribut të madh në ekonomi, sepse në të kundërtën mund të jenë fatale për sistemin fiskal. “Qeveria të ketë prioritet rritjen e monitorimit dhe menaxhimit të rreziqeve fiskale në rritje, veçanërisht nga Partneriteti Privat Publik, ndërmarrjet shtetërore dhe garancitë qeveritare. Së fundmi, ndonëse e justifikueshme menjëherë pas tërmetit, duhet të ndërpritet përdorimi në masë të gjerë i tenderave dhe koncesioneve, madje duhet t’i nënshtrohen kontrollit adekuat nga institucionet rregullatore dhe qeveria”, sqaron FMN. Ndër të tjera theksohet se, reforma të reja fiskale do të ndihmojnë vendin për t’u rimëkëmbur, por gjithashtu do të reduktojnë informalitetin në treg, kjo do të bëjë që ekonomia shqiptare të eci në ritme të shpejta drejt rritjes.