BREAKING NEWS

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni konfirmon: "Imazhe autentike", këtu janë alienët

Videoja e Marinës Amerikane: "Ata janë mes nesh". Pentagoni
x

Ekonomia

FMN ndryshon parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë, pritet të shkojë 5.5 për qind gjatë vitit 2021

FMN ndryshon parashikimet për rritjen ekonomike të

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndryshuar sërish parashikimin për rritjen ekonomike shqiptare, këtë herë me parametra më pozitivë. FMN ka bërë tre parashikime të ndryshme për ecurinë e ekonomisë shqiptare për vitin 2021, ku i fundit është ai i publikuar disa ditë më parë. Në fund të 2020 Fondi parashikoi se përgjatë 2021 ekonomia në Shqipëri do të nisë rikuperimin dhe do të shënojë 6.1% rritje, megjithëse e pati theksuar se kjo mund të arrihet vetëm nëse pandemia shkon drejt zhdukjes që në muajt e parë. Por, ashtu sikur tregojnë të dhënat, vendi ynë e nisi 2021 më një numër të lartë të infektuarish dhe me masa kufizuese të shtuara, prandaj pak javë më parë FMN e uli parashikimin për rritjen ekonomike në 5%. Ndërsa ditën e djeshme ka bërë sërish një kthesë duke çuar rritjen ekonomike në 5.5%. Sigurisht, FMN ka dhënë sqarimin e saj për këtë, ku është shprehur se vaksina është ajo që po i jep kthesë aktivitetit ekonomik. Është vlerësuar pozitivisht edhe procesi i rindërtimit, si dhe reformat që po bëhen në sistemin fiskal. “Masat e marra nga qeveria gjatë vitit të kaluar për rimëkëmbjen ekonomike në kushtet e pandemisë dhe pas krizës së tërmetit të nëntorit 2019 kanë dhënë efektet e tyre pozitive. Vlerësojmë se, përgjatë vitit që lamë pas recensioni ishte mjaft më i zbutur dhe i kontrolluar se sa parashikimet e mëparshme, konkretisht në rangun e rreth -3.5% nga -7.5% që ishte parashikimi fillestar. Ndërsa për vitin aktual, parashikohet që rritja do t’i rikthehet një niveli prej rreth +5.5%, për të konverguar më tej në afatin e mesëm 2022-2026 në mesatarisht rreth +3.5% në vit. Për të mbajtur të qëndrueshme ekonominë, qeveria shqiptare duhet të ketë në fokus vazhdimin e një konsolidimi modest fiskal gjatë 2021, që duhet të forcohet më tej, mbështetur në një strategji të shëndoshë afatmesme për të ardhurat”, thuhet në raport.

Rikuperim në 6-mujorin e parë

Në raportin e publikuar Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se brenda këtij viti vendi ynë do t’i rikthehet nivelit ekonomik që kishte para se të shpërthente pandemia. Sipas FMN, qarkullimi i ekonomisë do të ndihmojë në reduktimin e borxhit publik, për të cilin thotë se do vijojë në ulje më dy vitet e ardhshme. Prandaj sugjeron më shumë punë në fushën e rikrijimit të hapësirës për manovrim me politikën buxhetore nëpërmjet uljes së deficitit fiskal.

Të dhënat janë optimiste se ekonomia shqiptare do të arrijë nivelin e parakrizës që këtë vit. Kjo pasi, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB), me çmime korente në 2020-n të arriti në rreth 17.1 miliardë lekë, duke e tejkaluar nivelin e para pandemisë. Me përhapjen e vaksinës këto parametra do të qëndrojnë, çka tregojnë se ekonomia shqiptare ka rritur aktivitetin. “Për vitin 2020 borxhi publik u mbyll në nivelin 76% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ndërsa parashikon pothuajse një stabilizim të këtij niveli (me një reduktim marxhinal) në vitin 2021 dhe më tej një reduktim më të konsiderueshëm në afatin e mesëm në vijim 2022-2026. Ndërkohë që parashikohet se balanca primare e buxhetit do t’i rikthehet niveleve marxhinalisht pozitive nga viti 2023 e në vijim”, thekson FMN. Në përfundim, Fondi thekson se, rritja e të ardhurave fiskale ka rëndësi kritike për të mbështetur nevojat më të larta për shpenzime të njerëzve dhe të ekonomisë. Ndërsa evidentohet se, autoritetet duhet t’i dyfishojnë përpjekjet për të përmirësuar të ardhurat tatimore nëpërmjet ngritjes së një sistemi më të drejtë, më të thjeshtë, më efikas dhe më transparent tatimor, i cili nxit rritjen ekonomike. Gjithsesi, nëse vendi ynë ecën në parametrat e parashikuara nga FMN do të tregojë sinjale pozitive për nisjen e rritjes ekonomike sipas planeve të para pandemisë.