BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x
BREAKING NEWS

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen “non grata”, nga politikanët trafikantë, tek ata që ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

Drafti/ SHBA zgjeron gamën e zyrtarëve që mund të shpallen
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e Berishës me komunizmin, nga emërimi sekretar partie, tek aleanca me Ramizin

Muharrem Xhafa: Ja çfarë di unë për lidhjet e
x

Ekonomia

FMN ngre dyshime për abuzime me fondet e tërmetit dhe pandemisë, kërkon transparencë nga qeveria

FMN ngre dyshime për abuzime me fondet e tërmetit dhe pandemisë,

Përdorimi i fondeve publike për përballimin e fatkeqësive natyrore, si tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemisë Covid-19 është bërë në mungesë të plotë të transparencës. Lidhur me këto, janë ngritur dyshime se ka pasur abuzime me fondet për tërmetin dhe menaxhimin e pandemisë. Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, inspektoi zhvillimet ekonomike në vend javën e kaluar dhe në përfundim lëshoi një deklaratë, në të cilën u shpreh se, qeveria shqiptare nuk është treguar transparente për përdorimin e fondeve publike për menaxhimin e këtyre fatkeqësive. Po ashtu, Fondi inkurajoi KLSH-në që të përfundojë dhe të publikojë raportet e auditit për menaxhimin e pandemisë dhe projektin e rindërtimit. “Duhen masa për të rritur transparencën dhe llogaridhënien lidhur me shpenzimet e kryera me procedura emergjence. Këto masa duhet të zbatohen sa më shpejt të jetë e mundur, si dhe përdorimi i fondeve të rindërtimit duhet të jetë subjekt i kontrollove standarde të menaxhimit të financave publike. Mirëpresim publikimin e afërt të raportit të auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për shpenzimet e lidhura me tërmetin dhe pandeminë në vitin 2020”, sugjeroi Fondi. Ndërkohë, projekti i rindërtimit të pasojave të tërmetit është angazhimi më i madh fiskal i viteve të fundit nga fondet publike. Gjatë këtij viti janë vënë në dispozicion rreth 28 miliardë lekë, rreth 240 milionë euro nga buxheti i shtetit, mirëpo procesi i rindërtimit po zhvillohet me mungesë të plotë transparence, teksa kontraktorët e punimeve janë zgjedhur me negocim.

Alokimi i fondeve nga qeveria

Ndërkohë, në dy vitet e fundit, nëpërmjet buxhetit të shtetit, qeveria ka ofruar një paketë të konsiderueshme për rindërtimin e pasojave të tërmetit të 26 nëntorit 2019, por alokimi i fondeve ka qenë i vakët dhe shumë larg planifikimeve si vitin e kaluar edhe ketë vit. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, gjatë 8-mujorit 2021, fondet e çelura për rindërtimin ishin 15,7 miliardë lekë, ose sa 53% e planit vjetor prej 28 miliardë lekësh, poshtë planit të periudhës prej 18 miliardë lekësh. Alokimet mujore të 2021 tregojnë se, nga fondet e shpenzuara në 8-mujor për riparimin e pasojave të tërmetit, 26% (3.9 miliardë lekë) u përdorën në muajin prill në prag të zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Edhe vitin e kaluar, qeveria planifikoi të investonte në programin e rindërtimit 28 miliardë lekë, por në realitet u shpenzuan pak më shumë se 16 miliardë, ose rreth 60% e planit vjetor. Ndryshe nga zërat e tjera të shpenzimeve, fondet e rindërtimit do të mbarten vit pas viti në buxhetet pasardhëse deri sa të realizohen të gjitha investimet e programuara. Shumica e projekteve të mëdha po ndërtohen me donacione, teksa qeveria e ka rritur borxhin publik pikërisht për financimin e programit. Në fondin total të rindërtimit mungon transparenca se sa fonde janë nga donatorët dhe sa nga burimet e brendshme buxhetore. Ndër projektet më të mëdha janë ndërtimi i 524 apartamenteve në Kurbin nga qeveria turke, ndërtimi i 2000 apartamenteve në Durrës nga Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërtimi i 22 shkollave në fazën e parë dhe rreth 40 në fazën e dytë nga Komisioni Europian.