Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

FMN nxjerr raportin përmbyllës: Shqipëria rënie ekonomike, qeveria të heqë ndërlikimet tatimore, të bëhet kujdes me koncesionet

Postuar: 27/11/2019 - 07:40

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar dje raportin përmbyllës për Shqipërinë pas vizitës së misionit pak kohë më parë në Tiranë. FMN konfirmon një stabilitet ekonomik, por jo fort efektiv në raport me indeksin në rënie të ekonomisë, ku sipas të dhënave të publikuara si faktori kryesor i kësaj gjendje konsiderohen problematikat në sektorin e energjisë, niveli i dobët i infrastrukturës dhe keqqeverisja. “Megjithëse Shqipëria e ka ruajtur stabilitetin ekonomik, këtë vit rritja ka pësuar rënie kryesisht për shkak të prodhimit më të ulët të energjisë. Duke parë nga e ardhmja, ngadalësimi në vendet kryesore partnere dhe rritja e pasigurisë politike paraqesin rreziqe të rëndësishme me ndikim negativ. Në të njëjtën kohë, duke qenë se të ardhurat për frymë janë sa një e katërta e mesatares së BE-së, duhet një rritje më e fuqishme. Dobësitë në infrastrukturë dhe të institucioneve ekonomike në Shqipëri, pengojnë përmirësimin me bazë të gjerë e të qëndrueshëm të standardeve të jetesës. Një qeverisje më e mirë mund të ndihmojë në thithjen e investimeve, uljen e emigracionit dhe kufizimin e risqeve të krizave”, thuhet në raport. FMN këshillon qeverinë shqiptare të krijojë më shumë hapësirë për shpenzimet qeveritare që mbështesin rritjen. Kjo mund të bëhet duke hequr ndërlikimet dhe shtrembërimet e sistemit tatimor dhe duke përmirësuar administrimin e të ardhurave. Sipas FMN qeveria shqiptare duhet të arrijë zbatimin e planeve aktuale për përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike dhe nuk duhet të krijojë reforma më efektive në sistemin financiar. Pika këto të renditura në raport si çështjet kryesore dhe si detyrat primare që duhet të ndërmerren nga qeveria shqiptare.

Kërkesat e FMN

Një ndër këto detyra në raport paraqitet pasja kujdes me Partneritetin Publik Privat. Detyrë tjetër është edhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura për rimbursimin e TVSH. “Për të siguruar vlerë për paranë dhe për të frenuar risqet ndaj buxhetit, duhen trajtuar mangësitë në menaxhimin e projekteve në mbarë entet qeveritare. Ne përsërisim thirrjen tonë për të pasur një proces të unifikuar për përgatitjen, caktimin e rendit të përparësisë dhe vlerësimin e të gjitha projekteve të investimeve publike. Ndërsa për të gjetur një zgjidhje të përhershme për problemin e detyrimeve të prapambetura, duhet një shkëputje e rimbursimit të TVSH-së nga mbledhja dhe adresimi i dobësive në kontrollet buxhetore dhe në menaxhimin e mjeteve monetare”, thekson FMN. Më tej në raport paraqiten disa kërkesa të tjera të drejtuar qeverisë shqiptare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN shprehet se mbështet politikën e Bankës së Shqipërisë për politikat në kursin e këmbimit, por njëkohësisht kërkoi ulje të deficiti buxhetor. “Autoritetet kanë treguar angazhim për mbajtjen nën kontroll të inflacionit dhe deficitit fiskal. Inflacioni vijon të mbetet nën objektivin 3 për qind dhe ne e mbështesim qëndrimin e Bankës së Shqipërisë për politikën monetare lehtësuese dhe politikën fleksibël të kursit të këmbimit. Gjatë periudhës afatmesme, deficiti duhet të ulet më tej, pasi një borxh më i vogël publik do të ofronte një hapësirë më të madhe për përballimin e risqeve fiskale dhe goditjeve negative përmes politikës fiskale”, thuhet në raport. Ndër të tjera FMN ka evidentuar se struktura e buxhetit dhe cilësia e institucioneve fiskale kanë nevojë për shumë përmirësime për të ndihmuar vendin të lëvizë në një drejtim rritjeje më të lartë. Gjithashtu dobësia e vazhdueshme financiare e sektorit shtetëror të energjisë elektrike kërkon një zbatim të kujdesshëm reformash të guximshëm. Sipas FMN, duhet forcuar menaxhimi i borxhit dhe likuiditeti.

Esmeralda Hida

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 12/12/2019 - 10:16

Kursi i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë, për 12 dhjetor 2019.

 

Postuar: 12/12/2019 - 07:16

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin

Postuar: 11/12/2019 - 21:15

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa ka komentuar faturat financiare të tërmetit të 26 nëntorit.Xhe

Postuar: 11/12/2019 - 08:40

Paratë që emigrantët dërgojnë tek të afërmit e tyre në Shqipëri kanë arritur në nivelin më të lar

Postuar: 11/12/2019 - 08:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, datë 11 dhjetor 2019, publikuar nga Banka e Shqipërisë.

Postuar: 11/12/2019 - 07:14

Bizneset e shohin me skepticizëm projektin për fiskalizimin.

Postuar: 10/12/2019 - 09:24

Më poshtë gjeni kursin zyrtar të këmbimit valutor, datë 10 dhjetor 2019, të publikuar nga Banka e