BREAKING NEWS

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona

Tronditet futbolli, ndërron jetë legjenda Diego Armando Maradona
x

Ekonomia

FMN parashikim të zymtë: Shqiptarët po zhyten në varfëri, të ardhurat në vend do të ulen me 1.2 miliardë lekë

FMN parashikim të zymtë: Shqiptarët po zhyten në

Çdo shqiptar do të varfërohet me 425 dollarë përgjatë 2020 dhe ky do të jetë viti me krizën ekonomike më të thellë. Kështu është cituar në raportin e fundit të publikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili ka dhënë parashikimet për ecurinë ekonomike të të gjitha vendeve në rajon dhe Europë. Që prej fillimit të pandemisë Fondi parashikoi një të ardhme ekonomike të zymtë për vendin tonë. Dhe në këtë pjesë të dytë të vitit kur qeveria shqiptare priste rikuperim të ekonomisë, FMN thelloi statistikat për zhytje në varfëri të shqiptarëve. Ashtu si çdo raport tjetër akoma më negativ është ky i fundit, i cili tregon se të ardhurat e çdo shqiptari do të tkurren me 8%, ndërsa në total  shqiptarët do të humbasin 1.24 miliardë dollarë. Sigurisht FMN liston si shkak kryesor  izolimin e vendit për gati 3 muaj dhe pamundësinë e shtetit për të krijuar qëndrueshmëri dhe besueshmëri për ndërmarrjet në vend dhe sidomos për ata mijëra qytetarë që mbetën të papunë. “Të ardhurat për frymë të shqiptarëve në vitin 2020 pritet të ulen me 425 dollarë, ose me gati 8% në krahasim me vitin e mëparshëm, Në terma nominalë, të ardhurat për frymë të çdo individi, me çmimet aktuale (në dollarë për frymë) pritet që në vitin 2020 të zbresin në  4,898 dollarë, nga 5,323 dollarë që ishin të ardhurat për frymë një vit më parë. Në total, vendi pritet të humbasë 1.24 miliardë dollarë këtë vit, shumë që është sa 8% e të ardhurave vjetore në 2019. Kjo tendencë, e rënies së të ardhurave për frymë po konstatohet në të gjithë botën, për shkak të pasojave që dha në ekonomitë globale karantina me synim parandalimin e infeksionit të Covid-19 dhe pasigurive që ende po vazhdojnë, duke ngritur shumë pasiguri për të ardhmen”, thuhet në raport. Sakaq edhe më parë Fondi ka parashikuar që më shumë se 45% e popullsisë shqiptare do të zhytet në varfëri ekstreme dhe ky është niveli më i lartë historik i tetët viteve të fundi, pra që nga viti 2005. Kjo pasi, sipas FMN, Shqipëria ishte një nga vendet me ekonomi të paqëndrueshme dhe para pandemisë, si dhe është një nga vendet me papunësinë më të lartë në rajon.

Shqipëria vendi më i varfër në Europë

Në  të dhënat e publikuara nga Fondi Monetar Ndërkombëtar theksohet se pas Kosovës vendi ynë renditet si vendi më i varfër në Europë. Një qytetar në Shqipëri gëzon maksimumi 4,428 dollarë për frymë në vit dhe kjo është një vlerë shumë e vogël po të bësh krahasimin me vendet e tjera të rajonit, por edhe me vetë trendin e jetesës që ka ndjekur vendi së fundmi.  E gjithë kjo pasi në vendin tonë u parashikua një recesion i thellë ekonomik si dhe rritje rekord e papunësisë. “Shqipëria dhe Kosova renditen ndër shtetet më të varfra të Europës, pa përfshirë shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik. Nga 192 shtete, Shqipëria është e 98-a në listë dhe Kosova e 108-a  me 4,428 USD për frymë. Të ardhurat më të larta për frymë në rajon i ka Mali i Zi, në vendin e 77 në botë 8,82 5USD, pothuajse sa dyfishi i trojeve shqipfolëse. Më pas Serbia me 7,382USD, Maqedonia e Veriut e 90-a  me 6,018 USD, Bosnjë Hercegovina e 92-a me 6,015 USD.  Ndërsa tkurrjen më të fortë në rajon pritet ta ketë Mali i Zi me -12%, e ndjekur nga Kroacia, me -9% dhe më pas renditet Shqipëria në të njëjtat nivele me Kosovën -7.5% secila. Të tre shtetet bregdetare Kroacia, Mali i Zi, Shqipëria kanë një varësi të lartë nga turizmi, që ka qenë ndër sektorët më të goditur nga pandemia. Krizën pritet ta ndiejë më pak Serbia, që parashikohet të ketë një rënie prej -2.5%. Maqedonia do të tkurret me -5.4%, kurse Bosnja me -6.5%”, thuhet në raport. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkak i varfërisë bëhet mbyllja e sektorëve që lidheshin me tregtinë apo që tërhiqnin të ardhura nga jashtë, duke përfshirë këtu edhe emigrantët, për shkak se lëvizjet kanë qenë të kufizuara edhe përtej kufijve, gjë e cila ka tkurrur ndjeshëm eksportin. Deri në fund të këtij viti, raporti i FMN tregon se, popullsia në qytete ka numrin më të madh të punonjësve në sektorin shërbime dhe si rrjedhojë një pjesë e konsiderueshme do të mbeten të papunë ose do t’u pakësohen të ardhurat.