BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

FMN përplaset me Ahmetajn për rritjen ekonomike, mesazh Gent Sejkos për rregulloret e mbikëqyrjes, kreditë e këqija dhe strategjinë e deurozimit

FMN përplaset me Ahmetajn për rritjen ekonomike, mesazh Gent Sejkos

 Fondit Monetar Ndërkombëtar përplaset me ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmeti sa i përket rritjes ekonomike. Gjatë konferencës përmbyllëse të misionit disaditor në Shqipëri, përfaqësuesi i FMN deklaroi se rritja ekonomike e Shqipërisë ka ndjekur prirjen rritëse vitet e fundit, ndërkohë që vendi ka përfituar nga reformat e zbatuara dhe nga zgjerimi ekonomik i partnerëve të saj tregtarë europianë. Në të njëjtën kohë, sipas FMN mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe që të dobësojë shtysat për emigracion. Përfaqësuesi i FMN vuri në dukje se një shtytje e përkohshme prej prodhimit të energjisë elektrike falë kushteve të favorshme të motit pritet ta çojë shkallën e rritjes ekonomike në 4 për qind këtë vit, e cila sipas tij pritet të ngadalësohet disi në 3,7 për qind në vitin 2019. “Në periudhën afatmesme, parashikojmë që shkalla e rritjes të jetë rreth nivelit 4 për qind, e mbështetur nga rritja e eksporteve, përfshirë turizmin dhe investimet në infrastrukturë”. Por në këtë pikë duket se nuk ka qenë dakord ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i cili tha se qeveria shqiptare vitin tjetër parashikon rritje ekonomike më të lartë se FMN në nivelin 4.3 %, ose 0.6% më shumë se Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Risqet e brendshme dhe të jashtme

FMN mendon se Shqipëria është e ekspozuar fort ndaj risqeve në rritje në Europë, përfshirë partnerët e saj kryesorë tregtarë. Një ngadalësim në këto vende, sipas FMN do të kishte ndikim edhe në Shqipëri nëpërmjet rënies së eksporteve, dërgesave të emigrantëve dhe investimeve të huaja të drejtpërdrejta (IHD). Gjithashtu, shtrëngimi i pritur në kushtet financiare botërore do ta rriste koston e financimit të Shqipërisë. Krahas këtyre, FMN thotë se ka edhe risqe të rëndësishme të brendshme. Kështu, FMN kërkon kufizim të risqeve fiskale. "Konsolidimi fiskal duhet përshpejtuar. Nevojitet zvogëlimi i defiçitit fiskal për të krijuar amortizues fiskalë. Nëse risqet që pengojnë rritjen ekonomike do të realizoheshin në periudhën e afërt, hapësira për stimul fiskal do të ishte shumë e kufizuar”, deklaroi dje, përfaqësuesi i FMN, duke këshilluar për vitin 2019 një zvogëlim të mëtejshëm të defiçitit me më shumë se 0,5 për qind të PBB-së, çka mund të arrihej nëpërmjet një kombinimi të indeksimit të normës së akcizës, taksave mjedisore dhe zgjerimit të mëtejshëm të bazës tatimore. Duke pasur parasysh mungesën e hapësirës fiskale, përfaqësuesi i FMN i kërkoi qeverisë të mos shtojë ulje, përjashtime apo trajtime preferenciale tatimore ad hoc dhe të konsiderojnë anullimin e atyre të miratuara tashmë. “Ato e bëjnë më të komplikuar dhe më pak të parashikueshëm sistemin tatimor, çka cënon, si klimën e investimeve, ashtu edhe mbledhjen e tatimeve”, tha më tej ai. Për FMN, rritja e shpejtë e partneriteteve publike private (PPP) i ka rritur risqet fiskale, çka sipas këtij institucioni, kërkon përmirësime të tjera shtesë në kuadrin për investimet publike. “Këshillojmë nxitjen e një procesi me oferta konkurruese duke mos pranuar më propozime të pakërkuara për PPP-të. Ndonëse shpenzimet e parashikuara për PPP-të mbeten poshtë tavanit ligjor prej 5 për qind të të ardhurave tatimore, kjo lë pak hapësirë për projekte të tjera PPP-sh me fonde shtetërore”, shtoi ai, duke vijuar më tej me një tjetër problem, siç është dhe rritja e detyrimeve të prapambetura buxhetore që nga 2016. Kjo sipas FMN duhet të trajtohet pa vonesë. “Detyrimet e prapambetura, përfshirë ato të pushtetit vendor, çmohen se janë sa 1,5 për qind e PBB-së në fund të muajit shtator 2018. Parandalimi dhe mbajtja e tyre nën kontroll kërkojnë fuqizim të parashikimit të të ardhurave dhe menaxhimit të likuiditetit dhe përmirësim të sistemeve të kontrollit mbi angazhimet, sidomos nga ARRSH-ja. Rimbursimi në kohë i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) është me rëndësi për të krijuar besim te administrata tatimore dhe te funksionimi i sistemit të TVSH-së”, pohoi përfaqësuesi i FMN.

FMN kërkon një politikë monetare më efektive

“Qëndrimi aktual akomodues i politikës monetare mbetet i përshtatshëm derisa inflacioni t’i afrohet objektivit, por efektiviteti i politikës zbehet nga pengesa strukturore”. Është ky konstatimi i FMN, sipas të cilit, megjithëse ulja e normës bazë në një minimum historik është përcjellë në tregjet financiare, efekti rritës mbi inflacionin mbetet për t’u parë. Transmetimi i politikës monetare kufizohet nga përdorimi i gjerë i euros dhe parasë në dorë (në vend të depozitave në lekë) dhe dobësitë strukturore në kreditim, përfshirë vijimin e nivelit të lartë të kredive nën standard, dobësitë tek të drejtat e pronësisë dhe nën regjimin e falimentit, nivelin e lartë të informalitetit, tkurrjen e levës financiare të bankave dhe mungesën e dëshirës për të ndërmarrë risk. Ndaj dhe trajtimi i këtyre pengesave do ta mbështeste rritjen e kreditimit dhe krijimin e parasë si dhe do të përmirësonte transmetimin e politikës monetare. FMN konstaton se panorama financiare e Shqipërisë po ndryshon, ndërsa vë në dukje se rënia e nivelit të kredive nën standard duhet të vendosë kushtet e nevojshme për rritjen e kreditimit, ndërsa bankat që nuk vijnë nga Bashkimi Evropian po luajnë një rol në rritje. BSH-ja vazhdon ta përmirësojë kuadrin e saj mbikëqyrës dhe rregullator, por ka ende elemente që shkaktojnë cënueshmëri, siç janë; vogëlimi i kredive nën standard; mbështetja e cilësisë së sistemit bankar; zhvillimi i tregjeve financiare; strategjia për de-euroizimin; lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.