BREAKING NEWS

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot Kongresin e jashtëzakonshëm në stadiumin “Air Albania”, rizgjidhen strukturat. Zbardhet e gjithë axhenda

Priten zhvillime të rëndësishme! Socialistët mbledhin sot
x
BREAKING NEWS

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado të vogël”, Rama del me mesazhin e fuqishëm për të gjithë socialistët

“Për të gjithë ata që i japin PS diçka sado
x
BREAKING NEWS

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe në administratë, emrat me më shumë vota drejt katapultimit në qeveri

PS mbledh sot Kongresin, paralajmërohet furtunë në parti dhe
x
BREAKING NEWS

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof për të rritur pazarin, deputetët demokratë kundër rikthimit të tij

Shantazhet e Berishës ndaj SHBA për të marrë PD, blof
x

Ekonomia

FMN: Shqiptarët tre herë më të varfër se vendet europiane, reformat e integrimit kanë lënë pas dore ekonominë

FMN: Shqiptarët tre herë më të varfër se vendet

Shqiptarët renditen mes popujve më të varfër në Europë dhe rajon. Pas Bankës Botërore edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ka dhënë një vlerësim negativ sa i përket nivelit të të ardhurave në vend. Në raportin e publikuar së fundmi, FMN tregon se niveli maksimal i të ardhurave për frymë për pjesën më të madhe të popullsisë nuk arrin më shumë se 14 mijë dollarë në vit. Kështu, krahasuar me vendet e Europës kjo shumë është tre herë më e vogël. Kjo bën që vendi ynë të renditet në shtetet e fundit. “Në Shqipëri, prodhimi i brendshëm për frymë, sipas standardeve të fuqisë blerëse, në dollarë ndërkombëtar për vitin 2020 ishte 14.2 mijë dollarë, shifër që është 5.5% më e ulët sesa Bosnjë-Hercegovina, që renditet para nesh dhe 32-33% më e ulët sesa në Serbi dhe Mal të Zi, që janë dy shtetet e rajonit me më shumë të ardhura për frymë. Edhe në krahasim me Maqedoninë e Veriut, ky tregues është 30% më i ulët. Shqipëria renditet në vendin e 90 në botë lë pas vetëm Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë. Në krahasim me mesataren e Europës Perëndimore, të ardhurat e shqiptarëve, të matura në dollarë amerikanë për frymë janë 3.3 herë më të ulëta, pasi mesatarja e Europës Perëndimore ishte 47.7 dollarë amerikanë në 2020”, thuhet në raport. Sipas Fondit, vendi ynë ka krijuar disa boshllëqe në politika të rëndësishme monetare, pasi është fokusuar më shumë në pikat e lëna si detyrë nga BE, për të arritur zhvillim ekonomik të përgjithshëm, të njëjtë me vendet e zhvilluara në Europë. Por, nga ana tjetër janë lënë pas dore mirëqenia e qytetarëve, e parë në aspektin individual apo për çdo familje të shqiptarëve. Prandaj, FMN këshillon që këto shifra të publikuara të merren seriozisht dhe të shihen në përmirësim nga autoritet shqiptare, sidomos tani që vendi po fillon një proces rikuperimi. “Vitet e fundit, Shqipëria pothuajse ka ngecur në të ashtuquajturin proces të konvergjencës, që kërkon një rritje më të shpejtë të vendeve në zhvillim, me synim arritjen brenda një periudhe sa më të shkurtër të mesatares së shteteve të zhvilluara”, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Pandemia thelloi varfërinë

Ndër të tjera në raport evidentohet se kriza që solli pandemia i varfëroi më shumë shqiptarët. Fondi sqaron se edhe para pandemisë Shqipëria renditej në vendet më të varfra, por pandemia i dha një goditje shumë të madhe, duke e ulur në ritme drastike nivelin e të ardhurave. Rrjedhimisht, vendi ynë zbriti në disa kategori më poshtë në listën me vendet e renditura sipas nivelit të të ardhurave. Raporti tregon se pandemia i reduktoi të ardhurat e shqiptarëve me 2.1%, pra 318 dollarë më pak se vitet e tjera. “Të ardhurat për frymë në Shqipëri përgjatë 2020 u ulën në 14.218 dollarë, duke zbritur me 316 dollarë krahasuar me vitin 2019 dhe duke shënuar për herë të parë tkurrje përgjatë 2 dekadave. Konkretisht, në raport me vitin e mëparshëm, të ardhurat e shqiptarëve, të matura sipas treguesit të barazisë së fuqisë blerëse, kanë rënë me 2.1%, si rrjedhojë e pasojave që pandemia e Covid-19 dha në Shqipëri”, evidentohet në raportin e FMN. Në përfundim Fondi këshillon qeverinë shqiptare që të përmirësojë sistemin fiskal dhe të eliminojë evazionin, pasi këto dy pika kanë ndikim në tregun e punë dhe rrjedhimisht në të ardhurat e qytetarëve. Sipas FMN është e rëndësishme që në vitin e ardhshëm të reduktohen shpenzimet dhe të krijohen hapësira për reforma efektive. “Të gjithë vrojtuesit kanë ndarë të njëjtat pikëpamje mbi rëndësinë e rikthimit në një kohë sa më të shpejtë drejt konsolidimit fiskal dhe krimit të hapësirave fiskale. Ne rekomandojmë autoriteteve që t’i rikthehen sa më shpejt një politike fiskale konsoliduese, kryesisht duke u fokusuar tek përmirësimi i sistemit tatimor dhe mbledhjes së të ardhurave, por gjithashtu edhe tek përmirësimet në frontin e shpenzimeve buxhetore, duke stimuluar formimin e kapitalit fiks bruto në ekonomi”, thuhet në raport.

Më të lexuarat