
Dosja e nxehtë në SHBA, deputeti i PS bën deklaratën e fortë: Duan të heqin Edi Ramën

"Lidhje e fshehtë dhe aspak zyrtare", deputeti i PD-së reagon mbi çështjen "McGonigal": Rama nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve

“Askush nuk e thotë...”, Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e skandalit “Mcgonigal” dhe hedh dyshime të forta: Si e ndihmoi ish e dashura e shefit të FBI Edi Ramën

Skandali “McGonigal”/ Gjiknuri e pranon: Edhe unë e kam takuar ish-agjentin e FBI-së, nuk jap detaje për çfarë biseduam, por..

Kush është i përkëdheluri i Perëndimit? Kreshnik Spahiu zbulon politikanin e lartë: Ka marrë një goditje të fortë politike dhe mediatike

"Ne jemi si 'Republikat e bananeve'...", Abilekaj reagon ashpër: Edi Rama nuk mund të shpëtojë, shkatërroi imazhin e Shqipërisë

Situata në PD/ Gazmend Bardhi liston cilat janë 3 arsyet që e ndajnë atë nga Berisha

Ngjarje e rëndë/ Nga kati i pestë te zeroja, shkëputet ashensori me njerëz brenda në Tiranë

FMN thirrje qeverisë shqiptare: Kujdes me koncesionet, aplikoni një sistemi tatimor më transparent për të thithur më shumë investime të huaja

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 16 Janar 2023

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që rritja ekonomike të ngadalësohet në 2% në vitin 2023, nga 3.7% që është vlerësimi për vitin 2022. Shefja e Misionit të FMN-së për Shqipërinë, Yan Sun, thotë në një intervistë për “Monitor” se, rritja e kostos së jetesës ka filluar të ndikojë negativisht në besimin dhe kërkesën e brendshme, me inflacionin që ka arritur nivelet më të larta të dy dekadave në muajt e fundit, i nxitur nga çmimet e ushqimeve dhe energjisë. Si një parakusht për zhvillimin afatgjatë të vendit, shefja e FMN-së e vë theksin në ndërtimin e një sistemi tatimor më të drejtë, më efikas, më të thjeshtë dhe më transparent, që mund ta bëjë Shqipërinë më tërheqëse për investimet e huaja, ndërkohë që do të fuqizojë aktivitetin e brendshëm ekonomik, duke përfshirë stimujt e duhur ekonomikë dhe duke u përballur me nivelin e lartë të informalitetit. “Ndërtimi ka qenë me të vërtetë një kontribuues i madh në rritje në dy vitet e fundit. Duke pasur parasysh kontributin e tij në rritje në aktivitetet ekonomike dhe rritjen e financimit nga bankat dhe flukset e huaja, sektori i ndërtimit po bëhet një kanal i rëndësishëm për lidhjet makrofinanciare dhe mund të përbëjë rrezik për stabilitetin financiar, në rast të një korrigjimi të shpejtë të çmimeve. Ne bëjmë thirrje për adresimin e boshllëqeve të rëndësishme të të dhënave për pasuritë e paluajtshme dhe ndërtimin, si dhe rritjen e mbikëqyrjes së ndikimit të këtij sektori në stabilitetin financiar. Duke shkuar përtej sektorëve specifikë, që mund të jenë shtytës potencialë kyç të rritjes afatgjatë, prioritet thelbësor është nxitja e një mjedisi biznesi që është i favorshëm për investime dhe më gjerësisht i gjithë aktivitetit ekonomik. Në këtë kontekst, dëshirojmë të theksojmë se sistemi aktual i taksave në Shqipëri është kompleks dhe i fragmentuar dhe ndryshimet e shpeshta “ad hoc” kanë dëmtuar stabilitetin dhe transparencën e sistemit”, deklaroi ajo.
Minimizimi i rreziqeve të PPP-ve
Ndërkohë, e pyetur se çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare për të kontrolluar dhe për të minimizuar rreziqet e PPP, ajo theksoi se prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit.“Ne mbetemi të shqetësuar për rreziqet e PPP-ve, të vlerësuara në rreth 40% të PBB-së së vitit 2022, bazuar në vlerën e kontratave të projekteve ekzistuese dhe atyre në proces. Kuadri për koordinimin dhe menaxhimin e PPP-ve vazhdon të vuajë nga dobësi të mëdha dhe mbetet e paqartë se sa të zgjeruara janë rreziqet fiskale. Prioritet urgjent për Shqipërinë është përafrimi i kornizave të menaxhimit të PPP dhe investimeve publike, si dhe integrimi i tyre i plotë në ciklin normal të buxhetit. Autoritetet gjithashtu duhet të forcojnë kapacitetet e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për të luajtur rol efektiv në përzgjedhjen e projekteve të investimeve dhe për t’u angazhuar aktivisht në vlerësimin dhe monitorimin. Të gjitha projektet e investimeve publike duhet t’u nënshtrohen kornizave të investimeve publike dhe prokurimit. Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve për të avancuar zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura nga Vlerësimi i Menaxhimit të Investimeve Publike 2016 (PIMA)”, nënvizoi zonja Yan Sun.
Më të lexuarat


Nga buka deri te kujdesi për veten, si po e ul konsumin ikja e të rinjve shqiptarë nga vendi

Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro

Shqiptarët kursejnë vetëm në valutë, depozitat arrijnë rekordin e 11 miliardë eurove në 2022

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në Shqipëri? Mësoni me sa do të këmbehet euro dhe dollari

Çfarë ka ndodhur me çmimin e naftës? Bordi njofton vendimin e minutës së fundit

Instituti i Vjenës: Ekonomia e Shqipërisë zgjerohet me 3% më 2023

Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë
