BREAKING NEWS

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas gabimit të pafalshëm që...

Ervin Bushati i jep mesazhin e fortë Bashës dhe Kryemadhit: Pas
x

Ekonomia

FMN udhëzim qeverisë, kërkon të hiqet pragu për tatimin e profesioneve të lira, subjektet abuzojnë me deklarimet

FMN udhëzim qeverisë, kërkon të hiqet pragu për tatimin

Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka kërkuar qeverisë të heqë pragun për tatimin e profesioneve të lira. Dentistët, juristët, avokatët e të tjerë janë cilësuar profesione të lira, të cilët mund të mos paguajnë tatimin nëse të ardhurat e deklaruara nuk e kalojnë pragun prej 30 mijë lekësh. Kështu sipas FMN, një pjesë e mirë e tyre qëllimisht deklarojnë të ardhura shumë më të ulëta për të mos bërë pagesën e tatimit, duke përfituar nga kjo vlerë dysheme. Prandaj me anë të një kërkese zyrtare FMN i rekomandon qeverisë ta zerojë pragun. “Pas një studimi në grupet e riskut për informalitetin në tregun e punës, ka rezultuar se profesionet e lira deklarojnë të ardhura shumë më të ulëta për të shmangur tatimin e pagës. Duke qenë se pagat deri në 30 mijë tatohen me zero, shumë nga këto profesione copëtojnë të ardhurat mujore në më shumë se dy-tre vende pune për të shmangur pagesën e TAP”, thuhet në dokument. Nga ana tjetër në ndihmën që qeveria shqiptare i ka kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për të hartuar një Strategji Afatmesme për të Ardhurat propozohet rikthimi i taksimit të sheshtë në nivelin 15% për të gjitha nivelet, tatimin mbi fitimin dhe një rishikim të TAP, tatimit mbi pagat edhe të profesioneve të lira drejt këtij niveli. Sakaq FMN shton se në analizë të saj konludon se aktualisht në tërësi sistemi i pagesë për taksën e punës, sidomos në këto profesione, është tepër problematik dhe krijon pabarazi si në tregun e profesioneve të lira mes tyre, por edhe në të gjithë profesionet e tjera. Ndërsa thekson faktin që, në rast se profesionet gjenden përballë një detyrimi të tillë, profesionet e lira janë të favorizuar sipas sistemit aktual. “Shqipëria aktualisht aplikon një sistem të ndërlikur tatimor në taksat e punës me shumë pragje si për sigurimet shoqërore dhe për tatimin e pagës. Këto pragje shpesh bëhen shkak për shmangie tatimore dhe krijojnë pabarazi në taksimin e personave që kanë të ardhura të njëjta mujore. Për shembull punonjësit paguajnë ndjeshëm më shumë tatim mbi të ardhurat dhe kontributet sociale sesa profesionet e lira që fitojnë të njëjtin nivel të ardhurash”, thekson FMN.

Sistemi aktual rrit informalitetin

Ndërkaq Fondi Monetar shpjegon se struktura e sistemit aktual të pagesës së tatimit nga profesionet e lira është bërë shkas për rritjen e informalitetit në ekonominë vendase. Madje rezultatet e deritanishme tregojnë se Shqipëria regjistron nivelin më të lartë të informalitetit në ekonomi. Kjo pasi vendoja e paguar i ka dhënë mundësi tatimpaguesve të këtyre profesioneve të shpërndajnë deklarimin e të ardhurave në më shumë se një vend pune, duke fshehur kështu të ardhurave reale për të përfituar nga benefiti që jep ky prag prej 30 mijë lekësh. “Politika aktuale tatimore, me disa pragje të tatimit të pagës, ka krijuar mundësi për shmangie artificiale të taksave, të tilla si vetëpunësimi fals, ndarja e bizneseve për të qëndruar brenda nivelit të ulët të tatimit mbi të ardhurat personale. Për shembull, shumë të vetëpunësuar kanë copëzuar deklarimin e pagës në tre vende, duke shmangur pagesën e taksave për një pagë mujore bruto që arrin 180 mijë lekë dhe duhet të tatohej me 23%. Shqipëria ka shumë shkallë të progresivitetit për tatimin e të ardhurave në raport me rajonin. Kjo e ka ndërlikuar taksimin e pagave, duke e renditur Shqipërinë në një nga vendet me informalitetin më të lartë në rajon”, tregon FMN. I gjithë ky kalvar shkeljesh sepse aktualisht, pagat deri në 30 mijë lekë nuk tatohen. Pagat nga 30,001 deri në 150 mijë lekë tatohen me 13%, ndërsa mbi 150,001 lekë tatohen me 23%. Gjithshtu Shqipëria ka nivelin më të lartë në rajon të tatimit mbi pagën.