BREAKING NEWS

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në disa qytete të vendit, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje të forta tërmeti në Shqipëri, ndihet në
x
BREAKING NEWS

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i Kadastrës së Vlorës, zbardhen detaje nga dosja që e ka fundosur

U shpall në kërkim, arrestohet pas disa orësh ish-kreu i
x

Ekonomia

Fondacionet e mikrokredisë gangrena e sistemit bankar, rriten ndjeshëm kreditë e këqija, BSH e vendosur për të kufizuar interesat abuzive

Fondacionet e mikrokredisë gangrena e sistemit bankar, rriten ndjeshëm

Fondacionet e mikrokredisë vijojnë të jenë gangrena e sistemit bankar. Në vend janë shtuar si kërpudhat kot institucione, të cilat japin kredi vetëm me karta identiteti, por përmes kësaj skeme po rrisin nivelin e kredive të këqija. Banka e Shqipërisë ka publikuar dje raportin për stabilitetin financiar bankar për 6 muajt e parë të këtij viti. Teksa bankat normale duket se po ecin me ritme të kënaqshme, institucionet mikrokredisë janë ato që hasin probleme. Sipas BSH prej disa kohësh vetëm po rriten kreditë e këqija në to. “Cilësia e portofolit të kredisë shënoi një rënie, pasi raporti i kredive me probleme në fund të tremujorit të parë të vitit 2021 arriti në rreth 13% nga 11% dhe 10% një tremujor dhe një vit më parë... Cilësia e kredisë së dhënë nga këto subjekte deri në fund të tremujorit të parë ishte relativisht e mirë, ndonëse me një rënie të lehtë kundrejt një viti më parë. Ekspozimi i sektorit bankar ndaj sektorit jobankar mbetet i kufizuar dhe nuk ka shënuar ndryshime gjatë kësaj periudhe. Ekspozimi i sektorit jobankar ndaj atij bankar vijon të mbetet i lartë, duke qenë se vendosjet e jobankave pranë sektorit bankar, në formën e depozitave dhe instrumenteve të kapitalit zënë rreth 20% të bilancit të jobankave”, shprehet Banka e Shqipërisë.

Tavani për interesat

Në raport BSH ka sqaruar dhe nismën që ka ndërmarrë për të kufizuar interesa të larta të këtyre institucioneve. Sipas BSH, aktualisht janë përgatitur disa ndryshime në rregulloren 48/2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” që parashikon vendosjen e një niveli tavan për normën efektive të interesit (më tej, NEI maksimal) të aplikuar në kreditë e reja konsumatore.

Më specifikisht, ndryshimet rregullative do të konsistojnë në: Vendosjen e një niveli maksimal të normës efektive të interesit që do të aplikohet në marrëveshjet e reja të kredisë konsumatore. NEI maksimal do të përllogaritet nga Banka e Shqipërisë çdo gjashtëmujor, si mesatare e NEI-ve të aplikuara nga sektori bankar dhe subjektet financiare jobanka, rritur me një të tretën e kësaj vlere, sipas matricës që parashikon 4 kategori69 të kredisë konsumatore të ndarë secila në 3 intervale të shumave të disbursuara. NEI maksimal llogaritet bazuar tek NEI të aplikuara në treg

gjatë gjashtëmujorit të kaluar, ai shërben si referencë në momentin e përcaktimit të normës së interesit të kontratave që do të lidhen/nënshkruhen në gjashtëmujorin vijues në mënyrë që kredidhënësit në asnjë rast të mos tejkalojnë vlerat e NEI maksimale të publikuara nga Banka e Shqipërisë. Po ashtu këto ndryshime synojnë vendosjen e një niveli maksimal prej 30% të masës së penaliteteve dhe kamatëvonesave, parashikuar në rregulloren 48/2015, në raport me detyrimin kontraktor të mbetur, me qëllim shmangien e niveleve të tepruara të penaliteteve dhe kamatëvonesave të akumuluara, që do të përkeqësonin më tej gjendjen financiare të klientit dhe aftësinë e tij për të paguar në kohë detyrimet.