BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Fondacionet piramidale nuk pyesin për shtet, ja si refuzojnë vendimet e Bankës së Shqipërisë, presione dhe shantazhe qytetarëve

Fondacionet piramidale nuk pyesin për shtet, ja si refuzojnë vendimet

Zbardhen të tjera skandale të institucioneve jobanka në vendin tonë. Mikrofinancat përveçse kanë aplikuar norma shumë të larta të interesit për kredi dhe kanë përdorur skema mashtruese për të vjedhur klientët, kanë vijuar të përfitojnë edhe gjatë pandemisë, kur bankat po ndihmonin qytetarët dhe bizneset. Dje gazeta tregoi se si përmes skemave burokratike mikrofinancat vendosnin penalitete të majme ndaj qytetarëve që vonin pagesat e kësteve. Ndërsa sot, po zbardhim detaje që tregojnë se këto institucione nuk zbatojnë as rekomandimet e shtetit për të qenë komfort tregut. Vitin që lamë pas Banka e Shqipërisë nxori një moratorium, ku kërkoi që bankat të shtyjnë pagesën e kësteve për qytetarët dhe bizneset për shkak të pandemisë. Të gjitha bankat e nivelit të dytë në vend e zbatuan këtë rregull, ndërsa mikrofinancat jo. Madje, Shoqata e Mikrofinancave në Shqipëri ka dalë në një njoftim publik ku është shprehur se vendim i BSH nuk prek sektorin e tyre, prandaj procesi vijoi normalisht. Si për t’iu bërë të qartë qytetarëve se nuk do bëjnë asnjë lehtësim, disa nga institucionet jo banka në vend kanë shpërndarë këtë njoftim të shoqatës dhe gjithashtu iu kanë bërë thirrje qytetarëve që në pamundësi për të dalë për shkak të kufizimeve të bënin pagesat online. “Nëpërmjet këtij njoftimi për shtyp dëshirojmë të njoftojmë klientët tanë që institucionet e mikrofinancës nuk janë të përfshira në udhëzimin e Bankës së Shqipërisë për shtyrjen e dytë të kësteve të kredive deri më 31.08.2020, të cilat u janë lënë për aplikim dhe vendimmarrje vetëm bankave të nivelit të dytë. Thënë kjo, i ftojmë gjithë klientët që të rifillojnë pagesat e kësteve pranë sporteleve të institucioneve ose nëpërmjet kanaleve alternative të pagesave dhe rrjeteve të agjentëve”, thuhet në një nga njoftimet e këtyre fondacioneve.

Shantazhet ndaj klientëve

Ndërkohë, vlen të theksohet se edhe gjatë kohës kur qytetarët lëviznin me orar shumë të kufizuar jobankat iu kanë dërguar atyre mesazhe apo letra ku i paralajmëronin se do t’u vendosnin kamatëvonesa nëse nuk paguanin në kohë këstin e kredisë aktive. Shumë biznese u mbyllën gjatë pandemisë dhe mijëra qytetarë mbetën të papunë, për këtë arsye ata janë detyruar të lënë pa paguar këstet e kredive që kanë tek mikrofinancat. Por, këto institucione nuk janë sensibilizuar aspak me atë që i ndodhi ekonomisë nga kriza pandemie, përkundrazi iu kanë bërë vazhdimisht presion klientëve dhe kanë aplikuara penalitete marramendëse. Një rast konkrete e ka denoncuar dy ditë më parë edhe ish-zëvendëskryeministri, Erion Braçe, i cili publikoi ankesën që kishte bërë një student ndaj mikrofinancave. Në ankesën e publikuar thuhej se, studenti në fjalë kishte marrë para pandemisë kredi tek “IuteCredit” për të mbuluar shpenzimet e shkollës dhe gjatë pandemisë nuk mundi të paguante disa këste, por kur u kthye të shlyente detyrimet e prapambetura ai u përball me penalitetet e larta që kompania i kishte vendosur. Sipas tij, vlera e kamatëvonesës shkonte sa dyfishi i këstit total që kishte për të paguar. Veç kësaj, në postim tregohet se “IuteCredit” disa herë e ka marrë në telefon, i ka dërguar mesazhe apo letra shantazhuese, kostot e të cilave ia kanë akorduar të gjitha klientit.