BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x

Ekonomia

Fondet e BE shkojnë për “oligarkët” dhe jo tek fermerët, ja politikanët dhe biznesmenët që u shpallën disa herë fitues për fondet e bujqësisë, ministria mbylli sytë para skandalit

Fondet e BE shkojnë për “oligarkët” dhe jo tek

Thellohet skandali me  fondet e bujqësisë, ku politikanë edhe  biznesmen  rezultojnë se janë shpallur disa herë fitues. Libonike Nurellari, këshilltare e këshillit bashkiak të Poliçanit për PD-në, dhe mban rekordin si aplikantja që është shpallur më shumë herë fituese. Ajo është shpallur fituese dy herë në thirrjen e parë, ku ka përfituar një total prej 50 mijë eurosh, një herë në thirrjen e dytë ku ka përfituar 72 mijë euro dhe një herë në thirrjen e tretë gjatë së cilës ka përfituar 265 mijë euro për mbjellje vreshti dhe mekanikë. Edhe Leart Kohila, punonjës pranë Albetrol Fier, vëllai Agron Kohila, inspektor tatimesh në Tiranë, djemtë e ish-kryetarit të Partisë Socialiste, dega Delvinë, Agron Kohila, aktualisht zv.kryetar i Bashkisë Delvinë, ka përfituar 62 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD. Po ashtu, Dolenc Shtepani, i cili rezulton të jetë njëkohësisht edhe administrator i “Mega Store”, ish “Medicamenta” një kompani farmaceutike qe ka deklaruar një xhiro prej 377 mln lekë përgjatë 2021, ka përfituar 621 mijë euro nga thirrja e tretë e IPARD. Megjithatë, ka aplikuar në sektorin e fruta perimeve me këto para ai premton të investojë ne asetet fizike për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe te peshkimit. Pronar i “Medicamenta” ku rezulton administrator Dolenc Shtepani, është Ilir Shehu, një emër mjaft i përfolur për tenderët në shëndetësi, thotëemisonin “Inside Story” në “Top Channel”.Ajo që ngre dyshime është fakti se 60 % të “Medicamenta” i zotëron “Farmacia Celesia SRL”, një kompani e dyshuar fantazmë, pasi nuk dihet kush e zotëron.“Kronos Construction” në pronësi të Vasil Jovani, një tjetër peshk i madh i tenderëve publikë ka përfituar 720 mijë euro nga IPARDI për investime në sektorin e fruta perimeve.Duke parë listën e përfituesve a e përmbushi IPARD qëllimin për të cilin erdhi në Shqipëri? Ekspertët mendojnë se jo dhe marrja e parave falas është kthyer në qëllim.“Njerëzit e biznesit, njerëzit e lidhur me qeverinë në momentin që marrin sinjalin që ka disa fonde që jepen, bëjnë letrat për të përfituar nga këto fonde. Rreziku është që këto fonde të mos shkojnë në destinacion sepse pas 5 vjetësh ndryshon destinacionin e atij investimi” u shpreh Eduart Sharka, shoqata e fermerëve.

Skemat e bujqësisë, lulëzon tregu i ekspertëve sekserë

Për të lehtësuar fermerët në aplikimet për skemat kombëtare apo IPARD, në vitin 2018 u krijuan 4 agjenci rajonale të ekstensionit me seli në Tiranë, Shkodër, Lushnjë dhe Korçë. Në organigramën e kësaj agjencie janë të punësuar rreth 170 ekstesionistë, pra asistentë teknikë që kanë për detyrë të orientojnë fermerët për plotësimin e dokumentacionit për të aplikuar në këto skema. Fermerët denoncojnë se këto “ekspertë’ janë kthyer në një ushtri që kërkojnë ryshfet në këmbim të lehtësive për të qenë pjesë e skemave.“Janë disa ekspertë, unë do t’i quaj pseudo-ekspertë pasi ata nuk kanë lidhje me bujqësinë, janë njerëz që kërkojnë vetëm ryshfet, të intimidojnë njerëzit, ata kërkojnë një mal me letra.Nuk ka pse të ketë, burokraci, nëse ti ke ndërtuar një fermë të vijë të shikojnë, është lehtësisht e verifikueshme e ke ndërtuar apo jo, shikohet nëse je tek lista e kredive të këqija dhe nëse ti ke mbjellë, është fakt, hektarët e mbjella janë fakt”, u shpreh Franc Kaloshi. Ai akuzon se pavarësisht milionave të hedhura, askush nuk monitoron se çfarë ndodh me këto para. Ndërkohë, në skemën kombëtare të bujqësisë kanë aplikuar vetëm 23% e fermerëve që kanë një nipt aktiv të regjistruar.Kjo e dhënë është një tregues i qartë se fondeve nuk iu afrohen dot një pjesë e madhe e fermerëve, duke zbehur besueshmërinë e skemës.

Çfarë janë projektet e BE?

Por skema më e rëndësishme është mbështetja që jep Bashkimi Europian nëpërmjet IPARD. Duke qenë se Shqipëria aspiron të bëhet anëtare e familjes Europiane, BE i paraprin këtij anëtarësimi me fonde në bujqësi.Qëllimi i këtyre fondeve është përafrimi i standardeve të prodhimit në Shqipëri me standardet e BE. Kështu kur të hapet tregu, produktet shqiptare të ketë një standard që mbrojnë popullatën nga sëmundjet që mund të përhapen nga ushqimi.Nëse një projekt shpallet fitues atëherë këto fonde që mund të shkojnë edhe në miliona euro, falen plotësisht, me kusht që të përmbushet projekti. Por pikërisht dhënia falas e këtyre fondeve të majme e kanë kthyer skemën e IPARD-it në një skemë mjaft të lakmuar nga biznesmenë të fuqishëm apo njerëz të afërt me politikën, duke lënë jashtë fermerët e thjeshtë.Të gjitha këto fonde që jepen si skema mbështetje për bujqësinë menaxhohen nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Frida Krifca, ministrja aktuale e Bujqësisë, ka qenë shpesh në qendër të akuzave për klientelizëm në shpërndarjen e fondeve.Kjo, pasi për 4 vite me radhë, 2017-2021, ajo ka qenë drejtoreshë e AZHBR-së.

Më të lexuarat