BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8 të tjerë të plagosur (Detajet e para)

Aksident i rëndë në Gramsh, humbin jetën 2 persona, 8
x

Ekonomia

Forcohet ndjeshëm euroja, ja sa këmbehet në tregun e valutës

Forcohet ndjeshëm euroja, ja sa këmbehet në tregun e valutës

Monedha e përbashkët është forcuar ndjeshëm në tregun e brendshëm gjatë tre javëve të fundit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye dje me 123.5 lekë, duke u rritur me 0.15 lekë në krahasim me një ditë më parë. Ky është niveli më i lartë që prej muajit prill të këtij viti. Në gusht, monedha e përbashkët zbriti në 120.75 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët historik, ndërsa më pas tendenca ka qenë drejt rritjes. Kursi mesatar i euros për periudhën 3 janar-16 tetor 2019 është 123 lekë, nga 127.6 lekë, që ishte mesatarja e vitit të kaluar.

Që prej datës 1 tetor, euro është forcuar me 1.36 lekë, duke shënuar vetëm dy ditë me rënie të lehtë. 
 
Euro është forcuar dhe në tregjet ndërkombëtare, duke u këmbyer me 1.1 dollarë, pasi kishte zbritur në 1.06 dollarë në fillim të tetorit. Euro dhe paundi britanik u forcuan sot ndaj dollarit, pas një raporti që zyrtarët ishin afër një marrëveshjeje për daljen e Britanisë nga Bashkimi Europian.
 
Ndryshe nga tregjet europiane, në rritje në tregun e brendshëm ka qenë edhe dollari, që dje u ngjit në 112 lekë, duke iu afruar nivelit më të lartë që nga dhjetorit 2017, që u arrit në ditët e para të tetorit.