BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të reja me COVID janë shënuar 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin, ja sa raste të
x

Ekonomia

Forumi Kombëtar i Biznesit dialogon me Qeverinë mbi çështjen e Kontrollit Tatimor

Forumi Kombëtar i Biznesit dialogon me Qeverinë mbi
Forumi Kombëtar i Biznesit, një rrjet i hapur jo-formal i shoqatave të biznesit dhe dhomave të  tregtisë, organizoi Konferencë për fuqizimin e dialogut të qeverisë me komunitetin e biznesi. 
Çështjet kryesore në të cilat u fokusua kjo Konferencë: 
 
Forumi vlerësoi përmirësimin e shënuar në klimën e biznesit, por në të njëjtën kohë shpreh  shqetësimin e vet për ngadalësinë e përgatitjes së amendimeve përkatëse ligjore në 
funksion të fuqizimit të dialogut publik-privat. 
 
Organizatat pjesëmarrëse të këtij Forumi e konsiderojnë përmirësimin e kontrollit tatimor  si një hallkë të rëndësishme për ligjshmërinë e marrëdhënieve qeveri-komunitet biznesi, 
për zvogëlimin e presionit korruptiv mbi sipërmarrjen, për formalizimin e ekonomisë dhe  zvogëlimin e konkurrencës së pandershme .
 
Forumi vlerësoi se procedurat aktuale të kontrollit tatimor, mund dhe duhet të  përmirësohen në drejtime të tilla si: a) automatizimi i plotë i sistemit të përzgjedhjes 
(përfshirja në të e degëve rajonale); b) qartësimin e afateve dhe respektimin e tyre  posaçërisht për njoftimin paraprak; c) rishikimin në ulje/standardizimi i nivelit të 
parapagimit të penaliteteve. 
 
Forumi vlerësoi ndryshimet në funksion të mirë-menaxhimit të administratës fiskale dhe në të njëjtën kohë tërheq vëmendjen për nevojën e rritjes së kapaciteteve të ekspertizës 
profesionale të kësaj administrate. 
 
Forumi shprehu gatishmërinë dhe vullnetin për të bashkëpunuar ngushtësisht dhe në vazhdimësi me administratën tatimore, me qellim që të rrisë edukimin e anëtarësisë së vet 
rreth çështjeve fiskale në tërësi dhe atyre të kontrollit tatimor në veçanti. 
 
Në këtë konferencë morën pjese përfaqësues të institucioneve shtetërore përkatëse si: Kuvendi i  Shqipërisë, përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë dhe Bujqësisë, përfaqësues nga Drejtoria   Tatimore, Avokati i Tatimpaguesve dhe përfaqësues të institucioneve donatore. Ata i vlerësuan  gjetjet dhe rekomandimet e prezantuara dhe shprehën vullnetin dhe angazhimin e tyre për të  ndërmarrë ndryshimet e nevojshme në mënyrë përmirësimin e klimës së biznesit. 
 
Si një bashkim vullnetar jo-formal i një numri shoqatash biznesi dhe dhoma tregtie, Forumi  angazhohet për vazhdimin e dialogut, shkëmbimin e ndërsjelltë të pikëpamjeve dhe qëndrimeve me  qeverinë në funksion të fuqizimit të zërit të biznesit dhe vendimmarrjeve sa më cilësore në  funksion të zhvillimit ekonomik e shoqëror të vendit. 
 
Në këtë Konference paraqitën gjetjet kryesore mbi kontrollin tatimor dhe u formuluan disa  rekomandime me interes të çështjes në fjalë.