BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Fshirja e detyrimeve me kusht, Tatimet shpallin procedurat që duhet të ndjekin subjektet për të përfituar nga ligji i faljes

Fshirja e detyrimeve me kusht, Tatimet shpallin procedurat që duhet të

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka dhënë detaje lidhur me hapat që duhet të ndjekin bizneset për të bërë pagesën e detyrimit principal në mënyrë që të përfitojnë nga falja me kusht. Në një njoftim për shtyp sqarohet se fshirja do të bëhet nga sistemi sapo të konstatohet përmbushja e detyrimit të pagesës.

Tatimet: Ja si do të aplikohet

Në zbatim të ligjit “Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, doganore, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit” dhe Udhëzimit të Ministrisë së Financave në zbatim të tij, për fshirjen me kusht të detyrimeve për periudhat Janar 2011-Dhjetor 2014, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron se tatimpaguesit duhet të logohen në llogarinë e tyre e-filing. Në rubrikën “Kontabilitet” klikojnë në nën menunë “Urdhërpagesat”. Zgjedhin Urdhërpagesën përkatëse dhe e printojnë atë. Më pas mund të drejtohen në çdo bankë të nivelit të dytë duke kryer pagesën vetëm për detyrimin principal për tatimin/taksën/tarifën/kontributin. Sapo sistemi tatimor të njohë likujdimin e detyrimit, ekzekuton fshirjen e gjobës dhe kamatëvonesës lidhur me të. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve kujton se tatimpaguesit mund të përfitojnë nga fshirja me kusht e detyrimeve nëse paguajnë detyrimin principal deri më 31 dhjetor 2017

Fshirja me kusht

Projektligji “Për pagesën dhe fshirjen/shuarjen e detyrimeve tatimore dhe detyrimeve të pagueshme në doganë, si dhe procedura e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes/shuarjes se detyrimeve tatimore”, një insiativë kjo e konsultuar gjatë, reflekton dhe vjen në vijim të një sërë masash që qeveria ka ndërmarrë përgjatë dy viteve të fundit për të luftuar informalitetin dhe njëkohësisht për të krijuar një klimë të re dhe të favorshme për biznesin. Ky projektligj ka parashikuar që detyrimet tatimore kombëtare dhe vendore të fshihen me dhe pa kusht pagese. Për periudhat tatimore deri në 2010, fshihet plotësisht detyrimi tatimor (tatim/taksë/ tarifë, kamatëvonesa dhe gjoba), me përjashtim të detyrimit principal për kontributet e sigurimeve. Për periudhat tatimore 2011-2014, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat për çdo lloj detyrimi tatimor përfshirë edhe për kontributet, me kusht pagesën e principalit brenda datës 31.12.2017.

Të tjera detyrime tatimore që fshihen

Detyrimet tatimore (principal përfshirë kontributet, kamatëvonesën dhe gjobat) për subjektet persona fizikë ose juridike, të cilët rezultojnë të çregjistruar në QKB, me vendim gjykate, ose që janë të çregjistruar në administratën tatimore deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Gjobat e llogaritura automatikisht nga sistemi për deklarim të vonuar, deri më 31.12.2016, përfshirë edhe gjobat që lidhen me afatin e deklarimit të të punësuarve. Gjobat për dorëzim të vonuar të vendimit për destinimin e rezultatit dhe dorëzim me vonesë të pasqyrave financiare, të llogaritura deri në datën 31.12.2016.

 

Gjobat për mosdeklarim në afat, për deklarata të padorëzuara, me kusht që çdo deklaratë e padorëzuar të dorëzohet deri në datën 30.06.2017 .Gjobat për shoqëritë e autorizuara, sipas nenit 123 të ligjit“Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të evidentuara deri më datën 31.12.2016. Gjobat si rezultat i aplikimit të dispozitave të Ligjit nr. 99/2015, të shfuqizuara nga Gjykata Kushtetuese. Shuhen efektet tatimore për detyrime të papaguara të regjistruara ose jo, apo në proces kontrolli, si pasojë e lëshimit jo brenda së njëjtës periudhë tatimore të kryerjes së furnizimit, të dokumentit që vërteton përjashtimin nga TVSH, ose si pasojë e moslëshimit të këtij vërtetimi, me kusht që në çdo rast aplikimi pranë Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore të jetë paraqitur deri më 31.12.2014. Për të vetëpunësuarit në bujqësi fshihen gjobat dhe kamatëvonesave për kontributet e sigurimeve, për periudhat 2011-2016, me kusht pagesën e kontributit brenda datës 31.12.2017.