Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Fuqizohet leku, bie ndjeshëm euro dhe dollari

Postuar: 16/04/2018 - 14:07

Monedha vendase është forcuar sot përkundrejt të gjitha monedhave kryesore të shportës. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro këmbehet sot në tregun vendas me 129.15 lekë, rreth 0.19 pikë më pak se një ditë më parë. Euro ka vijuar të mbajë të njëjtën tendencë rënëse me fundin e javës së kaluar, megjithatë pa prekur nivelin më të ulët të javëve që lamë pas. Edhe dollari amerikan ka vijuar të nënçmohet në vend. Një dollar këmbehet me 104.48 lekë, me 0.38 pikë më pak se fundi i javës së kaluar.

Valutat kanë pësuar rënie. Sot ka qenë afati i fundit i pagesës së TVSH-së, ndërkohë që të premtën është afati i fundit i pagesës së sigurimeve. Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit monedha zhvlerësohet me afrimin e këtyre afateve, duke qenë se bizneset nxitojnë të thyejnë valutën për të shlyer detyrimet.

Forcimi i Euros në tregjet ndërkombëtare ka bërë që dollari të reflektojë rënie në tregun vendas. Të gjitha monedhat kryesore të shportës kanë shënuar rënie, duke qenë se euro është e fortë në bursa dhe i ulët në vend./Monitor

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/04/2018 - 07:59

Borxhi publik ka rënë në tremujorin e parë të këtij viti. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, në fund të marsit vlera e borxhit të qeverisë, përfshi edhe garancitë, arriti në 1 trilion e 85 miliardë lekë, gati dy miliardë lekë më pak krahasuar me fundin e vitit 2017.

Postuar: 25/04/2018 - 07:56

Agjencia e Legalizimeve publikon listën me 535 persona që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. Përfituesit janë në gjithë zonat përreth Tiranës.

Postuar: 24/04/2018 - 12:23

Drejtoria e Tatimeve ka publikuar një material këshillues mbi detyrimin e tatimpaguesve për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale në ambientet e ushtrimit të aktivitetit

Postuar: 24/04/2018 - 07:53

Megjithëse vitet e fundit po bëhen përpjekje për të lehtësuar punën e bizneseve, veçanërisht sa i përket burokracive nëpër zyrat e shtetit, mjaft probleme mbeten ende sfidë për

Postuar: 24/04/2018 - 07:46

Industria e luleve, një industri e re në moshë, jo më shumë se 15 -vjeçare, duket se po fiton ndjeshëm terren dhe po bëhet një ndër bizneset në lulëzim.

Postuar: 23/04/2018 - 15:35

Monedha e përbashkët europiane e ka nisur javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 23/04/2018 - 07:43

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.