BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x

Ekonomia

Gati hetimi i televizioneve, Kuvendi i kërkon Autoritetit të Konkurrencës të skanojë tregun e mediave audiovizive

Gati hetimi i televizioneve, Kuvendi i kërkon Autoritetit të

Kuvendi kërkon hetim për financat e televizioneve në vend. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur janë zbuluar skandale të televizioneve në vend me burimet financiare, aksione dhe një sërë shkeljesh të tjera të ligjit për konkurrencën. Duke patur si qëllim rregullimin e të gjitha tregjeve në vend, për rritur transparencën dhe përmirësuar konkurrencën, Kuvendi ka vendosur të shtojë monitorimet ndaj disa tregjeve më të rrezikuara. Në këtë kudër, përmes një rezolute të publikuar së fundmi, Kuvendi i ka kërkuar Autoritetit të Konkurrencës që gjatë 2021 të ketë si prioritet hetimet ndaj mediave audiovizive. Rezoluta thekson se, përgjatë këtij viti AK duhet të hetojë nga afër mediat, duke u fokusuar më së shumti tek sektori financiar i tyre dhe në rast abuzimesh do të merren masa. “Kuvendi kërkon që Autoriteti i Konkurrencës për vitin 2021, të angazhohet në këto drejtime: Të vazhdojë monitorimet, hetimet dhe analizat në tregjet e ndërlikuara dhe me impakt të drejtpërdrejtë për mirëqenien e konsumatorit, por edhe për tregjet e tjera referuar praktikave të ngjashme të vendeve të BE-së si tregu i medias audiovizive, shërbimeve portuale dhe sektori i ekonomisë digjitale. Brenda vitit 2021 të paraqesë për amendim ligjin nr. 9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar në Kuvend”, thekson dokumenti. Ndërsa e cilëson si një nga tregjet shumë problematike, Kuvendi kërkon që hetimet për mediat të fokusohen tek burimi i të ardhurave dhe të jetë një nga tre tregjet e para që do të nisë hetimi. Madje kërkohet që hetimet ndaj mediave të jenë më intensive dhe të referuara në direktivat europiane. “Autoriteti i Konkurrencës duhet të fokusohet tek rritja e numrit të hetimeve në tregjet tradicionale, si dhe nisjen e hetimeve në tregjet e reja shumë sensitive për publikun e gjerë, siç është tregu për shitjen me shumicë dhe pakicë të materialeve paramjekësore, kërkesa e të cilave është rritur ndjeshëm si pasojë e pandemisë; në tregun e mediave audiovizive, të cilat po tregohen gjithmonë e më pak transparente, si dhe tregun bankar, për të cilin hetimet kanë filluar që në 2020”, përcakton rezoluta.

Do pengohen abuzimet

Ndër të tjera projektrezoluta thekson se, monitorimi i shtuar i AK dhe ndryshimet e bëra gjatë 2020 mbi ligjin për konkurrencën do të reduktojnë rastet abuzive. Gjithashtu, Kuvendi kërkon që përmes hetimeve që do të kryejë AK të parandalohen kontratat e aferave të mëdha korruptive që janë shtuar ndjeshëm nga televizionet. “Hetimet nga ana e AK dhe ndryshimet, përmirësimet në ligjin për konkurrencën që do vijnë në ndihmë të ndërmarrjeve, konsumatorëve dhe publikut në tërësi përsa u takon çështjeve që lidhen me konkurrencën në tregjet e rrjeteve dhe shërbimeve për komunikimet elektronike, me praktikat më të mira për kryerjen e procedurave për zbatimin e dispozitave ligjore për marrëveshjet e ndaluara dhe abuzimin me pozitën dominuese në treg apo dhe implementimin e rregullave të konkurrencës që lidhen me konfidencialitetin dhe aksesin në dosjet e Komisionit”, thuhet në dokument. Sakaq, Kuvendi kërkon që AK t’i kryejë hetimet sipas direktivave europiane, me qëllim që konkurrenca në vend të rritet në ritmet e vendeve anëtare. “Duhet përafrimi i mëtejshëm të kuadrit rregullator të konkurrencës me direktivat e BE-së, duke hartuar dhe miratuar gjatë vitit 2020, 4 akte nënligjore në formën e udhëzuesit, ku ndër më kryesorët është miratimi i direktivës së Parlamentit Europian dhe të Këshillit “Për fuqizimin e Autoritetit të Konkurrencës për të qenë sa më i efektshëm në zbatueshmërinë e ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”, e cila jep sigurinë se Autoriteti i Konkurrencës ka të gjitha mjetet e duhura për zbatimin e ligjit të konkurrencës, duke ofruar garanci dhe standarde në veprimtarinë e tij”, sqaron dokumenti.

Më të lexuarat