BREAKING NEWS

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në kryeqytet", Rama nxjerr pamjet, tjetër mesazh të fortë pas prishjes së Teatrit

"Karakatina e shembur pak kohë më parë në
x

Ekonomia

Gati të ndryshojë skema e shpërndarjes së pensioneve, zbardhet propozimi i Bankës Botërore, ja detajet

Gati të ndryshojë skema e shpërndarjes së pensioneve,

Qeveria po përgatitet të ndryshojë skemën e shpërndarjes së pensioneve. Në raportin më të fundit të publikuar nga Banka Botërore për vendin tonë tregohet se, qeveria shqiptare ka hapësira për dixhitalizimin e mëtejshëm të pagesave të pensioneve në mënyrë që të reduktojë qarkullimin e parasë cash në ekonomi. Ky raport shoqërohet me disa rekomandime në lidhje me skemën e shpërndarjes së pagesave pas disa analizave të bëra në një studim të thelluar për dixhitalizimin e pagesave. Rekomandimet kërkojnë kanalizimin e pagesave të pensioneve përmes llogarive bankare, të cilat aktualisht shpërndahen përmes zyrave postare. Pasi kjo do të ndihmonte edhe në përmirësimin e sistemit financiar. Pra pensionistët nuk do i marrin më paratë te posta, por do ju kalojnë në llogari, sikundër operohet aktualisht me një pjesë të tyre. “Pagesat e pensioneve në banka dhe jo në sportelet e postave dhe pagat e administratës publike direkt nga thesari në banka janë dy veprimet e para që mund të bëjë qeveria shqiptare. Pagesat e qeverisë për pensionistët, por edhe në tërësi paga e sektorit publik, pagesa e papunësisë, e të tjera pagesa cash përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të pagesave kombëtare me pakicë (në vëllim) dhe aplikohen periodikisht. Kur dixhitalizohen, ato mund të çojnë në përfshirje më të lartë financiare, në kuptimin e qasjes dhe përdorimit të instrumenteve dixhitale. Në këtë kuptim qeveria mund të tregojë rrugën për aktorët e tjerë ekonomikë në ekonomi përsa i përket dixhitalizimit të pagesave”, sqarohet në raport. Ndërkohë BB njofton se rekomandimet e nxjerra në lidhje me këtë çështje janë dorëzuar në Komitetin Shqiptar të Pagesave që udhëhiqet nga Banka e Shqipërisë. Pasi, sipas BB, edhe pse në rastin e Shqipërisë pagesat e qeverisë janë dixhitalizuar në një farë mase, ka ende vend për të arritur dixhitalizimin e plotë nga fillimi në fund, sidomos në rastin e pagesave të pensioneve sepse ato janë mosha më e pamundur për të pritur radhët e gjata që krijohen në zyrat postare.

Ja si do të procedohet

Ndër të tjera raporti i bankës udhëzon se si mund të veprojnë institucionet përgjegjëse, në këtë rast Instituti i Sigurimeve, në mënyrë që skema e re të fillojë të ndërveprojë sa më shpejt. BB rekomandon që qeveria të bëjë një ndërlidhje transparente mes portalit e-albania, bankave dhe institucionit përgjegjës me qëllim që pagesat e pensioneve mos të vonohen, por të bëhen menjëherë nga thesari i bankave, duke sugjeruar këtu edhe një rishikim për tarifat bankare për këtë pagesë. Ndërkohë thuhet se këto tarifa mund të ndahen në proporcion me përdoruesit. “Instituti i Sigurimeve Shoqërore mund të zvogëlojë kostot administrative duke kanalizuar pagesa në llogaritë bankare. Banka Botërore gjithashtu rekomandoi zgjerimin e portalit e-Albania në lidhje me numrin e shërbimeve qeveritare (qendrore dhe lokale) që mund të paguhen direkt nga thesari në banka. Për të arritur një dixhitalizim më të plotë rekomandohet rishikimi i tarifave të shërbimeve qeveritare, duke i ndarë disa nga këto tarifa me përdoruesit. Pavarësisht se kush paguan tarifat, përdorimi i instrumenteve dhe kanaleve elektronike duhet të stimulohet duke diferencuar tarifat për ato opsione kundrejt parave cash”, thuhet në raport. Më tej rekomandohet që administrata duhet t’i vërë në dispozicion bankave listën me të dhënat e të gjithë qytetarëve që përfitojnë pagesën dhe në mënyrë automatike banka duhet të mbulojë shumën për çdo qytetar direkt në llogarinë bankare që ata kanë në dispozicion. “Përfituesit duhet të jenë në gjendje të zgjedhin llojin e llogarisë dhe institucionin për të marrë pagesën. Banka rekomandon se, thesari duhet të marrë në konsideratë derdhjen e pagave të administratës direkt në llogaritë bankare, duke u koordinuar me listat që vë në dispozicion Departamenti i Administratës Publike”, thuhet në raport.