Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gent Sejko jep alarmin: Informaliteti fenomen i gjerë në ekonomi, rrezik serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit

Postuar: 15/11/2017 - 07:56

Informaliteti mbetet një fenomen me një shtrirje ende të gjerë në ekonominë shqiptare, aq sa mund të konsiderohet një rrezik serioz për stabilitetin ekonomik dhe financiar të vendit. Alarmi vjen nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Në fjalën e mbajtur ditën e djeshme në konferencën e dytë të Shoqatës Shqiptare të Bankave, Sejko vlerësoi kontributin e sektorit bankar në luftën kundër informalitetit, ndërsa nënvizoi se reforma ndaj informalitetit është ndër më prioritaret për autoritetet shqiptare ndaj dhe apeloi sektorin bankar, që me rrjetin e tij, ekspertizën dhe njohuritë që zotëron të ofrojë ndihmesën e tij në këtë qëllim të përbashkët.

Apeli për kreditimin

Sikurse dhe herë të tjera më parë, guvernatori Sejko përsëriti sërish dje në drejtim të bankave apelin për rritjen e kreditimit. Teksa risolli në vëmendje situatën e krijuar me kreditë e këqija pas krizës globale, Sejko tha se tashmë kemi të bëjmë me një situatë krejt tjetër, pasi kreditë e këqija kanë zbritur në minimum dhe bankat gëzojnë shëndet të plotë financiar. Nisur nga kjo, ai u kërkoi bankave që të jenë më aktive në kredidhënie. “Ajo çfarë dua të theksoj është fakti që situata aktuale është e ndryshme nga ajo e disa viteve më parë. Treguesi i kredive me probleme po ulet vazhdimisht, duke regjistruar një nivel prej rreth 10 pikë përqindjeje më të ulët se piku i tij në vitin 2014. Falë përpjekjeve të përbashkëta, bilancet e sistemit janë sot më të shëndetshme, situata e likuiditetit është optimale, e ndërkohë dhe çmimet e tij janë ulur në nivele historike. Si rrjedhojë, jam i mendimit se industria bankare duhet të adoptojë një përqasje më aktive në thellimin e ndërmjetësimit financiar, që në analizë të fundit do të thotë fuqizim i aktivitetit të kreditimit”, deklaroi Sejko. Sipas Raportit të fundit të Stabilitetit Financiar, gjashtëmujori i parë i vitit 2017 e gjen sistemin bankar, financiarisht më të shëndetshëm. Ky fakt, për Sejkon të bën të besosh se aktorët e tij, të cilët ndikojnë në formë të padiskutueshme krahun e ofertës në kredinë për ekonominë, duhet të priren të jenë më aktivë. Nga krahu tjetër, vlerësimet janë optimiste edhe përsa i takon kërkesës për kredi. Më konkretisht, rezultatet e vrojtimit mbi gjendjen financiare dhe huamarrjen e ndërmarrjeve, në gjysmën e parë të vitit 2017, tregojnë për një përmirësim të situatës financiare të bizneseve dhe ky optimizëm karakterizon si të ardhmen afatshkurtër, ashtu dhe atë afatmesme. Vitet e fundit, Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me legjislativin dhe ekzekutivin shqiptar, ka ndërmarrë një sërë lëvizjesh, përfshirë këtu dhe ndryshime ligjore, të cilat ishin ngritur si shqetësime nga industria. Duke qenë të ndërgjegjshëm për dobishmërinë e tyre, Sejko tha se u ndërmorën këto ndryshime dhe rezultatet tashmë janë konkrete. Bilancet e bankave janë pastruar dhe gjendja financiare paraqitet më e shëndetshme. Pikërisht për këtë arsye, në emër të institucionit që drejton, guvernatori Gent Sejko kërkoi që brenda niveleve të logjikshme të prudencës, të shfrytëzohet çdo mundësi dhe hapësirë për të identifikuar projekte dhe plane biznesi që meritojnë të mbështeten. “Ka ardhur momenti që kredidhënia të zërë vendin që i takon në mbështetjen e ekonomisë, dhe kjo kërkon profesionalizëm, energji, integritet dhe përkushtim”, vuri në dukje Sejko. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/11/2017 - 11:05

Shqipëria ka përfomuar nën mesataren e Rajonit dhe vendeve të tjera në tranzicion në gjashtë komponentët që vlerësojnë reformat për zhvillim sipas Raportit të Tranzicionit për 2017-2018 që publikoi Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim ( BERZH).

Postuar: 23/11/2017 - 08:24

Shqipëria renditet e 105-a në botë nga 189 shtete, përsa i përket të ardhurave për frymë në vitin 2017.

Postuar: 23/11/2017 - 08:23

Edicioni i 24-rt i Panairit Ndërkombëtar të Tiranës – UFI Approved Event që do të mbahet në datat 23 deri në 26 Nëntor 2017 në Pallatin e Kongreseve, vjen në vëmendjen e v

Postuar: 22/11/2017 - 17:59

Bujqësia shqiptare ndonëse është sektori më pak i maturuar në vend vijon të zgjerohet me ritme shumë të ulta.

Postuar: 22/11/2017 - 07:52

 Shqipëria është vendi më problematik në rajon sa i takon incentivave në taksa, në funksion të rritjes së investimeve të huaja direkte.

Postuar: 22/11/2017 - 07:51

Pasi Gjykata Administrative rrëzoi vendimin e qeverisë që parashikonte që avokatët do të paguanin TVSH nga zero, Tatimet kanë sqaruar mënyrën se si do të veprohet tani.