Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Gjiknuri-Voltana Ademi përplasen për bypass-in e Shkodrës, ministri: Bashkia të hapë dritën jeshile. Kryebashkiakja: Dëmshpërbleni pronarët

Postuar: 13/09/2018 - 07:26

 Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri është përplasur dje me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi për për bypass-in e këtij qyteti. Gjiknuri kërkoi nga kryebashkiakja Ademi që t’i hapë dritën jeshile vazhdimit të punimeve të projektit për bypass-in e Shkodrës. Menjëherë ka reaguar dhe Ademi, duke i kërkuar ministrit dhe qeverisë si fillim dëmshpërblimin e banorëve për tokën e zënë nga projekti.

Gjiknuri: Të zhbllokohen punimet

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri bashkë me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe drejtorin e Autoritetit Rrugor, Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur në aksin rrugor Shkodër-Murriqan. Që prej fillimit të javës, në këtë aks rrugor kanë nisur punimet për rehabilitimin e plotë të 12 kilometrave me një vlerë financimi prej 1.48 milion euro në kuadër të programit të përbashkët me Bankën Botërore për mirëmbajtjen me performancë të rrugëve. “Ndërhyrja parashikon prishjen e shtresave ekzistuese asfaltike, zëvendësimin e nënshtresave në çakëll dhe stabilizant, realizimin e të gjitha shtresave të reja asfaltike në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës rrugore e masave të sigurisë si guardrails, vizim termoplastik, sinjalistikë vertikale/horizontale dhe ndërtim të sistemit të drenazhit”, u shpreh drejtori i ARRSH, Afrim Qendro. Aktualisht, në drejtorinë verilindore të Autoritetit Rrugor është duke u ndërhyrë edhe në segmentet Melgushë-Mjedë 7 kilometra, Ura e Kirit-Mjedë me gjatësi 17.2 kilometra dhe Lezhë –Shengjin (Knalle). Vlera totale e investimit në këto akse shkon në 3.56 milion euro ndërsa shumë shpejt pritet të fillojë rehabilitimi edhe në aksin Qafë Çelë-Fushë Arrëz me investim 9 milionë euro. Gjiknuri tha se fokusi i përmirësimit të infrastrukturës është në dy fronte, së pari tek ndërtimi i rrugëve të reja dhe përfundimi i atyre të zvarritura prej vitesh dhe së dyti tek mirëmbajtja. Më tej, ai kërkoi nga Bashkia e Shkodrës që të bashkëpunojë dhe zhbllokojë investimin e qeverisë për bypass-in e qytetit. “Ne në Shkodër kemi investime tjera të rëndësishme siç është përfundimi i unazës së Shkodrës. Unë i bëj thirrje Bashkisë së Shkodrës që ti japë përfundimisht dritën jeshile të zgjidhjes dhe vazhdimit të atij projekti, në bazë të projektit të rishikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Gjetëm dakordësinë dhe tanimë shpresojmë në dhënien e dritës jeshile nga bashkia për të vazhduar me punimet për bypass-in duke eleminuar futjen e kamionëve dhe rëndesën e trafikut brenda qytetit. Kryetarja e Bashkisë duhet ta japë këtë zgjidhje që ARRSH të vazhdojë zbatimin e kontratës”, nënvizoi Gjiknuri.

Ademi: Dëmshpërbleni banorët

Menjëherë pas deklaratës së ministrit, kryebashkiakja doli në një deklaratë për mediat. Ademi tha se Drejtori i ARRSH, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro në krah të shefit të tij, ministrit Damian Gjiknuri tentoi të gënjejë shkodranët e shqiptarët lidhur me By- Pass-in e Shkodrës, ndërsa shpjegoi gjithë historinë e këtij projekti, sipas saj, me fakte. “Them tentoi të gënjejë për ta kuptuar ai, sepse në Shkodër ne i themi rren ditën për diell. Për të gjithë bashkëqytetarët, bazuar në dokumenta do të paraqesim të vërtetën, e cila nuk mund të fshihet nga Qendror i ARRSH, apo edhe shefat e tij politikë në Tiranë apo Shkodër. By- Pass-i Shkodër është i ndarë në dy lote: Loti i parë është ai ku punohet në territorin e Njësisë Administrative Rrethina dhe një pjesë të qytetit, ndërsa Loti i dytë në afërsi të Pedonales së Molos është ai që pritet prej pesë vitesh të nisin punimet e të hiqet ai mal me zhavorr. Për Lotin e dytë, nuk mund të flitet sepse sot e kësaj dite, Bashkia e Shkodrës nuk ka asnjë projekt të dorëzuar nga ARRSH. Është thjesht një ide e prezantuar shkurtimisht në një dëgjesë publike, e cila u bë në sallën e Këshillit Bashkiak Shkodër vitin e kaluar. Në dëgjesën publike të datës 2 nëntor 2017, është diskutuar mbi një projekt të paraqitur për Lotin e parë, atë ku po punohet edhe aktualisht. Qytetarët e pranishëm në dëgjesë, kanë paraqitur objeksionet e tyre për projektin në fjalë dhe çdo gjë është e dokumentuar. Dëgjesa publike ka evidentuar disa probleme aktuale të zbatimit të projektit. Të gjitha këto shqetësime të qytetarëve në dëgjesën publike, i janë bërë të ditura ARRSH, ministrit Gjiknuri, madje edhe kryeministrit Rama me një shkresë zyrtare pak ditë pas zhvillimit të dëgjesës. Tani të flasim për Lotin e parë, atë ku po punohet aktualisht. E thamë edhe më parë dhe e përsërisim: interesat e qytetarëve janë prioritet i Bashkisë së Shkodrës. Në këtë segment, preken shumë prona të qytetarëve të Shkodrës, të cilët duhet të marrin shpërblim për pronën që u merret për një investim publik. Pavarësisht shkresave të Bashkisë së Shkodrës nga kryeministri deri tek ARRSH, pavarësisht edhe protestave të banorëve që edhe ju si media i keni përcjellë, sot e kësaj dite nuk po realizohet pagesa e shpronësimit. Madje, nuk ka para të planifikuara për këtë qëllim as sot që po flasim”, deklaroi Ademi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 20/09/2018 - 12:06

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 20/09/2018 - 10:00

Ministria e Financave po harton një projektligj të ri për investimet, nëpërmjet të cilit synon të

Postuar: 19/09/2018 - 11:28

Menaxhimi i integruar i mbetjeve duket të jetë një sfidë më vete për Shqipërinë pavarësisht nisma

Postuar: 19/09/2018 - 07:37

Paralajmërimi i Kuvendit, se mandati i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbaron n

Postuar: 18/09/2018 - 14:28

Banka e Shqipërisë ka publikuar kursin zyrtar të këmbimit valutor për sot, e martë 18 shtator 201

Postuar: 18/09/2018 - 07:36

Identiteti i pronarëve të vërtetë të kompanive që kanë fituar të drejtën për nxjerrjen e naftës,

Postuar: 17/09/2018 - 10:45

Të paktën 60 për qind e makinave të regjistruara së fundmi rezultojnë të jenë të përdorura.