BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Gjobat për mosdeklarimet, ja sa paguajnë bizneset që nuk dorëzojnë brenda afatit detyrimet tatimore nga deklarata te këstet e tatim fitimit

Gjobat për mosdeklarimet, ja sa paguajnë bizneset që nuk

Bizneset që shkelin afatet në dorëzimin e detyrimeve tatimore, këstet e tatim fitimit, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore etj, gjobiten nga 5-15 mijë lekë të rinj. Dënimet administrative dhe mosdeklarimi në afat çdo veprim ose mosveprim i tatimpaguesit apo përfaqësuesit të tatimpaguesit, që bie në kundërshtim me ligjin, përbën shkelje tatimore administrative dhe dënohet administrativisht. Në rastet kur shkeljet e konstatuara janë pasojë e njëra - tjetrës, të rrjedhura nga një shkelje bazë, për një lloj tatimi, vendoset një dënim i vetëm që është dënimi me gjobën më të lartë i njërës nga shkeljet. Në rastet kur gjoba nuk është fikse, por me “diapazon” (me kufi minimal dhe maksimal), madhësia e gjobës brenda “diapazonit” të përcaktuar nga ligji vendoset duke përdorur gjykimin më të mirë bazuar në rëndësinë e shkeljes, arsyet e shkeljes, rrethanat konkrete të tatimpaguesit në kohën e shkeljes, madhësia e biznesit dhe vendndodhja, a është e përsëritur shkelja dhe nëse ka qenë i informuar tatimpaguesi. Gjobat e vendosura për shkelje administrative, që lidhen me një detyrim tatimor, sipas përcaktimit në ligjin Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, nuk mund të kalojnë 100% të detyrimit tatimor. Në rastin kur administrata tatimore identifikon persona të paregjistruar që ushtrojnë veprimtari tregtare, aplikon dënimin prej përkatësisht prej 10,000 lekë dhe 15,000 lekë sipas kategorive. Kur konstatohet se organizatat Jofitimprurëse nuk regjistrohen në organet tatimore i dënon ato me gjobë 10,000 lekë.

Mosdeklarimi në afat

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sqaron për bizneset se tatimpaguesi, i cili nuk dorëzon në afatet e përcaktuara deklaratën tatimore dënohet me 10,000 lekë gjobë nëse është tatimpagues i Tatimit mbi Fitimin dhe me 5,000 lekë gjobë për çdo tatimpagues tjetër, për çdo deklaratë tatimore të padorëzuar në afat. Kjo gjobë vendoset vetëm një herë, për çdo deklaratë tatimore, pavarësisht nga zgjatja e vonesës. Po ashtu, tatimpaguesi i cili nuk paguan në afat këstet paraprake të tatimit mbi fitimin ose këstet paraprake të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin, sipas përcaktimit të ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, dënohet me gjobë, në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar”. Ndërkohë, tatimpaguesi, i cili nuk paguan brenda afatit të parashikuar shumën e detyrimit tatimor, ose të kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, detyrohet të paguajë një gjobë të barabartë me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar për çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. Në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike. Tatimet sqarojnë ndër të tjera se nëse tatimpaguesi bën një marrëveshje për pagimin me këste të detyrimit, gjoba për mospagimin në afat të detyrimit tatimor nuk vendoset deri në afatin që përcakton ligji për procedurat tatimore. Shuma e papaguar e detyrimit tatimor është gjithashtu diferenca ndërmjet shumës së saktë të rimbursueshme dhe shumës së rimbursimit të marrë në datën e caktuar. Në zbatim të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, për efekt të llogaritjes së penaliteteve përkatëse, konsiderohen detyrime tatimore apo kontribute të sigurimeve të papaguara në afat, diferenca ndërmjet detyrimit tatimor apo detyrimit për kontributet e sigurimeve që duhet paguar dhe shumës së paguar të tyre.