
Ish-kreu i KQZ-së tregon sekretet e zgjedhjeve: Në fletën e votimit duhet të jetë Lulzim Basha

Gazetari zbardh detaje të reja për autorët e sulmit ndaj Top Channel: Janë ndihmuar nga persona të tjerë

Janë drejt përfundimit, gazetari Hoxha zbërthen dosjet që do të përvëlojnë politikën shqiptare: Shumë shpejt do të ketë lëvizje të forta

Gazetari zbulon detaje nga sulmi ndaj Top CHannel: Ishin 3 atentatorë. Ja lëvizja e autorëve para se të qëllonin

"Diku kërciti dajaku në mbledhje në 1 të natës", Berisha tregon të vërtetat e thirrjes së kandidatëve në SPAK : U zgjodhën nga padrino i mafies më të fuqishme në Europë

Ervin Karamuço zbulon detajet e para nga sulmi ndaj Top Channel pak pas mesnate: Ka lidhje me...

Sulmi i rëndë ndaj Top Channel/ Gazetari i njohur reagon me tone të ashpra: Ministri Bledi Çuçi duhet të vendoste gishtin

Kolegji Zgjedhor rrëzon ankimimin e bërë nga Berisha, reagon analisti dhe tregon arsyen e vërtetë të përçarjes së PD-së

Gjykata Kushtetuese rrëzon Shoqatën e Ndërtuesve, 3% e objekteve që do ndërtohen do t’i kalojnë shtetit për strehim social

Shkruar nga Esmeralda HIDA 30 Prill 2021

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Shoqatës së ndërtuesve për taksën 3% për strehimin social. Në tetor të viti 2020, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin “Për kontributin e sektorit privat në krijimin e fondit të banesave sociale që kalojnë në pronësitë Bashkisë Tiranë nga ndërtimet e reja”, i cili parashikon që çdo ndërtues që zhvillon një pronë në Tiranë duhet t’i japë 3% të sipërfaqes së ndërtuar bashkisë dhe kjo e fundit do i përdorë për strehim social. Por, ndërtuesit nuk e kanë pritur mirë këtë vendim, duke u shprehur se kjo është një barrë plus për ta. Prandaj, disa javë më parë ata e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar anulim për vendimin e bashkisë. Kushtetuesja ka zhvilluar tre seanca plenare për këtë çështje, ndërsa dy ditë më parë vendosi të rrëzojë kërkesën e bërë nga ndërtuesit. Në vendimin e publikua nga gjykata thuhet se, kërkesa e bërë nga Shoqata e Ndërtuesve nuk ka bazë legjitime dhe nga shqyrtimi i thelluar i çështjes u vendos që kërkesa të rrëzohet dhe neni që kërkon dhënien për strehim social 3% të objekteve që do ndërtohen të mbetet në fuqi. “Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë mori në shqyrtim në seancën plenare publike të zhvilluar në 28.04.2021 kërkesën nga Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë, të cilik kërkonin që 22/2018 “Për strehimin social”. Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese konstatoi mungesën e legjitimimit në drejtim të përfaqësimit të kërkueses në Gjykatën Kushtetuese dhe për këtë arsye, vendosi: Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga Shoqata e Ndërtuesve në Tiranë. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, theksohet në vendimin e publikuar nga Gjykata Kushtetuese.
Paralajmërimi i ndërtuesve
Ndërkohë që Kushtetuesja ishte në proces shqyrtimi të kërkesës së ndërtuesve, ata dolën në një paralajmërim të fortë. Përmes një deklarate publike, Shoqata e Ndërtuesve u shpreh se aplikimi i taksës për strehim social do të detyrojë ata të rrisin çmimin e shitjes së banesave. Sipas tyre, ky vendim është miratuar pa u konsultuar me ta dhe zbatimi i tij në muajt në vijim do të shkaktojë kosto shtesë për qytetarët. “Komuniteti i biznesit ndihet i shqetësuar në lidhje me një ligj të miratuar kohë më parë për barrën e taksave me të cilën është rënduar sektori i ndërtimit. Në mënyrë të njëanshme dhe arbitrare, Parlamenti ka votuar ligjin për Strehimin Social, i cilin detyron që 3 për qind të sipërfaqes së ndërtimit t’i kalohet bashkive për familjet e pastreha. Komuniteti i biznesit e konsideron këtë ligj si një taksë të paarsyeshme dhe kërkon rishikimin e saj. Ky ligj do të rrisë kostot për metër katror të çdo objekti të ri, pasi ai do të rëndojë në çmimin final që paguhet nga konsumatori. Si hap të parë, komuniteti i biznesit kërkon që ky detyrim shtesë të evidentohet si një zë më vete në kontratën finale të shit-blerjes, në mënyrë që të evidentohet që ky është një detyrim i politikës dhe jo një kosto e ndërtuesit”, thuhet në deklaratë. Ata shprehen se, një zgjedhje e mesme është që kjo taksë të shpërndahet edhe me pronarin e truallit dhe subjekte të tjerë që përfshihen dhe që janë taksapagues. “Solidariteti për shtresat në nevojë dhe vulnerable, duhet të mbështetet nga të gjithë tatimpaguesit e Shqipërisë dhe jo vetëm nga një segment i caktuar i ekonomisë, siç është sektori i ndërtimit, i cili sot është më i rënduari nga barra e taksave”, theksohet në deklaratën e Shoqatës së Ndërtuesve, në bashkëpunim me tre shoqata të tjera.
Më të lexuarat


Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Qeveria tjetër ndihmë për ushtarakët, ministri i Mbrojtjes paralajmëron kredi të buta dhe mundësi të reja strehimi për ta

Vendi drejt katastrofës ekonomike, Bordi i Transparencës çon në “stratosferë” çmimet e karburanteve, Banka e Shqipërisë rrit interesat e kredive dhe depozitave

Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Rritet dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

“Vlon” shitja e pronave në vit krize, në 2022 shqiptarët paguan 62 mln euro tatim, 53% më shumë se 2021

Qytetarët paguan 46 mln euro taksa nga pagat, tatimi mbi të ardhurat shënoi rritjen më të madhe për janarin

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot
