
“Elsën e ‘dogjën’ në Romë”/ Frrok Çupi zbardh zhvillimet më të fundit për ngjarjen që bëri bujë dhe tregon me çfarë po merret këngëtarja: Ja VENDIMI i Gjykatës së Romës për Elsa Lilën. Ky është lajmi, por askush nuk e publikon...

“Nuredin Dumani vriste për... ”, Sali Berisha plas deklaratën 'bombë'

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Gripi i shpendëve bën kërdinë, ministria e Bujqësisë asnjë masë, në dyqane vijon tregtimi i mishit të pulës pa kriter, specialistët ngrejnë alarmin

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Mars 2022

Gripi i shpendëve është bërë një fenomen shqetësues. Ministria e Bujqësisë megjithëse ka pasur njoftime të herëpashershme nuk ka marrë masat e duhura për bllokimin e kufijve për të mos ardhur kontigjente të pulave të infektuara nga Greqia, të cilat kanë krijuar këtë epidemi me efekte negativ në këtë sektor të ekonomisë. Megjithëse ky fenomen është shfaqur që në mes të muajit shkurt, dhe ngordhja në masë e pulave ka filluar në fillim të marsit, mishi i pulave vazhdon të tregtohet në pikat e shitjes, me pakicë, markete dhe supemarkete. AKU e cila ka lejuar së bashku me drejtorinë përkatëse kanë lejuar kalimin e kësaj sasie të pulave, ende nuk kanë marrë masa për largimin nga tregjet të mishit të pulës deri në eliminimin e krizës. Ndërkohë ditën e djeshme, Ministria e Bujqësisë informoi se po vijon procesi i eliminimit të shpendëve të sëmurë e asgjësimi i tyre në njësitë e konfirmuara të prodhimit nga laboratori i referencës ISUV për prani të influencës aviare.“Deri tani kanë ngordhur rreth 340 mijë (338426) shpendë. Procesi i groposjes vazhdon me ritme të shpejta brenda rregullave dhe konform legjislacionit në fuqi. Procesi është dinamik dhe lëviz në varësi të rasteve të reja. Gjithashtu, ka nisur procesi i asgjësimit edhe i 120 mijë shpendëve të cilët ndodhen në të njëjtat kapanone dhe bateri për të shmangur çdo rrezik të mundshëm duke ndjekur planin e kontigjencës” deklaroi zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeçi. Aktualisht, sipas ministrisë, po respektohen procedurat e shuarjes së vatrës, po kryhet tamponimi i zonës sipas niveleve të rrezes, po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonës dhe është siguruar baza materiale e ajo mbrojtëse për veterinerët. “Vijon monitorimi i terrenit në të gjithë Shqipërinë si në pikat e inspektimit kufitar, në bazë të planit të kontigjencës, ashtu edhe në përmbushje të mobilizimit për monitorim dhe kontroll për garantimin e sigurisë ushqimore për produktet e nxjerra në treg. Shërbimi veterinar rajonal është prezent çdo ditë në komplekse duke mbikëqyrur në mënyrë rigoroze zbatimin e masave të biosigurisë dhe dezinfektimin e mjeteve të transportit” përfundon deklarata e ministrisë.
Gripi i shpendëve, AIBA: S’e fshehëm kurrë ngordhjen, kemi ende pula të shëndetshme
Ndërkohë Kompania AIBA ka sqaruar se nuk e ka fshehur asnjëherë ngordhjen e pulave, por që ka këmbëngulur që të kishte bashkëpunim me institucionet shtetërore dhe të bëheshin të gjitha analizat e nevojshme, për sigurinë e konsumatorit. Në deklaratë zyrtare, thuhet se që prej datës 12.03.2022, AIBA ka kryer procedurat përkatëse të njoftimit zyrtar në prezence të përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse dhe autoriteteve kompetente. Gjithashtu, në njoftim thuhet se përfaqësuesit e këtyre institucioneve kane qene prezent në ambientet e stabilimentin e rritjes se shpendëve në Xhafzotaj, Durrës, çdo dite, duke kryer të gjitha procedurat përkatëse për evidentimin, analizimin dhe diagnostikimin e sëmundjes se mundshme qe dyshohej se kishte prekur pulat. Fillimisht sqarohet se iste marrë informacioni se Laboratori i ISUV kishte konkluduar se kishin të bënin me infeksion Laringotrakeit Infektiv, por më vonë rezultatet treguan se pulat kishin Influence Aviare H5N8 (grip shpendesh). Gjithsesi AIBA bën me dije se ka ende pula të gjalla e të shëndetshme, ndërsa ato të tjerat që dyshohet se janë ende të sëmura, janë mbyllur në karantinë.
Më të lexuarat


KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Euro pëson rritje të lehtë, ja me sa këmbehet sot

Abuzimi me fondet publike, KLSH zbulon skemën si u rrit me 2 milionë euro vlera e 3 projekteve të Fondit të Sigurimit Shëndetësor

Euro në pikiatë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

FMN “shuplakë” qeverisë, kërkon shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe del kundër projektit të amnistisë fiskale

KLSH: Ministria e Bujqësisë e paaftë të menaxhojë pesticidet, siguria ushqimore në rrezik

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri
