BREAKING NEWS

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen ‘diagnozën’ e krizës brenda PD-së dhe bën deklaratën e fortë

“Janë dy ‘sëmundje’”, Sali Berisha gjen
x
BREAKING NEWS

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc Çapja, Klodiana Lala zbulon çfarë i pret 14 të rrezikshmit e shpallur në kërkim: Pas një muaji do të...

Operacioni ‘Plumbi i artë’/ Nga Talo Çela te Florenc
x
BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi Kodheli jep lajmin fantastik, merr postin e rëndësishëm në Asamblenë e NATO-s

"Ndodh për herë të parë"/ Ish-ministrja Mimi
x
BREAKING NEWS

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët “përpijnë” tregun e fruta-perimeve në Tiranë, shikoni pamjet çfarë po ndodh mes dy pallateve. Reagon Policia

Zjarri 'gjigand' në kryeqytet/ Flakët
x
BREAKING NEWS

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive tronditëse të Dumanit dhe Hoxhajt, SPAK shpall në kërkim ndërkombëtar 14 ‘bosët’ e njohur, shkresat i përcillen Interpolit

Emrat e tyre dolën në krime të rënda pas dëshmive
x
BREAKING NEWS

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e fortë: Maskara...

Zhvillimet e fundit politike, reagon Artan Hoxha dhe lëshon komentin e
x
BREAKING NEWS

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/ Rithemelimi zbardh agjendën, ja si do të mësohen emrat fitues. Berisha e Paloka do të…

Vjen lëvizja urgjente! Zgjedhja e Kryesisë së PD-së/
x
BREAKING NEWS

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj demokracisë, ish-kryeministri është simboli i korrupsionit, pas SHBA edhe BE pritet ta shpallë “non grata”

Brizida Gjikondi: Zgjedhja e Berishës në krye të PD atentat ndaj
x

Ekonomia

Gripi i Shpendëve vijon përhapjen, shfaqen 2 vatra të reja, Ministria e Bujqësisë i kërkon policisë të ndalojë shitjen e pulave në tregje

Gripi i Shpendëve vijon përhapjen, shfaqen 2 vatra të reja,

Gripi i shpendëve vijon që të përhapet në vend prej disa ditësh. Disa nga qytet ku është përhapur më shumë gripi janë: Durrës, Dibër dhe në Korçë, ndërkohë, që janë shfaqur dy vatra të reja të gripit të shpendëve, në Divjakë dhe Devoll. Këtë e bëri të ditur zëvendësministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ermira Gjeçi, e cila tha se janë konfirmuar dy vatra të reja të gripit të shpendëve, një në qarkun Fier, bashkia Divjakë dhe një në Devoll. Gjeçi tha, se vazhdon procesi i eliminimit dhe asgjësimit të kafshëve të ngordhura në përputhje me protokollin përkatës duke respektuar rregullat e mirëqenies në maksimumin e mundësive reale logjistike.“Aktualisht kemi konfirmimin e një vatre të re në qarkun Fier, bashkia Divjakë, dhe një në Devoll. Me identifikimin e vatrave të reja, sipas planit të kontigjencës dhe legjislacionit në fuqi po shtohen masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Ndërkohë po respektohen procedurat e shuarjes së vatrave, po kryhet tamponimi i zonave sipas niveleve të rrezes dhe po komunikohet risku për fermerët dhe veterinerët e zonave”, deklaroi Gjeçi. Ajo u shpreh se ministria ka vazhduar monitorimin e situatës në të gjithë vendin. Gjeçi theksoi se edhe policia është në monitorim për të ndaluar çdo tentativ të shkeljes së ligjit.“Sigurojmë konsumatorët se nuk ka asnjë rrezik si për mishin ashtu dhe për vezët të cilat i blini nga operatorët e licencuar dhe se produktet janë të kontrolluara. Nuk ka asnjë rrezik nga konsumi i mishit dhe vezëve të gatuara me temperatura më të larta se 70 gradë Celsius, siç është edhe procedura normale e gatimit. Policia e Shtetit, prefektët dhe kryetarët e bashkive të të gjithë territorin e Shqipërisë janë në bashkëpunim të ngushtë për të ndaluar çdo tentative të shkeljes së ligjit”, deklaroi zv.ministrja.

Shpenzimet më të larta për vezë dhe qumësht

Ndërkohë, me shfaqjen e gripit të shpendëve ka pasur një rritje të çmimit të vezëve. Sipas të dhenve të Eurostat qytetarët shqiptar kanë shpenzimet më të larta në Evropë për vezë dhe qumësht. Një individ shqiptar shpenzon mesatarisht 267 euro në vit për vezë, qumësht dhe djathë, sipas të dhënave që janë të publikuara në sistemin e të dhënave të Eurostat. Në krahasim me shtetet e tjera të rajonit, shpenzimet nominale për këto produkte janë më të lartat në rajon. Serbët shpenzojnë për të njëjtat produkte 163 euro, ose 40 % më pak. Maqedonia e Veriut shpenzon 198 euro, Mali i Zi 263 euro dhe Bosnjë Hercegovina 249 euro. Të dhënat i referohen vitit 2020, ndërsa Kosova nuk është e përfshirë në këto statistika. Në raport me prodhimin e Brendshëm bruto, shpenzimet për këto produktet janë më të lartat në Europë, në 5.8 % të PBB-së, shumë më e lartë sesa mesatarja e Bashkimit Europian prej 1 %. E dyta pas Shqipërisë renditet Bosnjë Hercegovina, me 4.9 % të PBB-së, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut, me 3.8 % të PBB-së. Por, më shumë sesa konsum i lartë, shpenzimet e shtuara rezulton se vijnë nga çmimet më të shtrenjta të këtyre produkteve, ndonëse ato janë pothuajse prodhim vendas. Po sipas të dhënave të Eurostat, Indeksi i nivelit të çmimeve i Shqipërisë për grupin vezë, qumësht dhe djathë në vitin 2020 në krahasim me mesataren e bashkimit Europian ishte 109.