BREAKING NEWS

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i Shëndetit Publik në Amerikë konfirmojnë fakte tronditëse nga studimet e bëra: Sjellin një shpërthim çekuilibri të sistemit, sëmundje e Alzaimer, përfundimisht në tru...

Pasojat fatale të lidhura direkt me vaksinën! Komiteti i
x

Ekonomia

Gropa e pandemisë, mbi 20 mijë të rinj humbën vendet e punës, bizneset ende në vështirësi, aftësia paguese është përkeqësuar

Gropa e pandemisë, mbi 20 mijë të rinj humbën vendet e

Tashmë që bizneset në vend rifilluan aktivitetin pas izolimit po shfaqen pasojat e vërteta që shkaktoi pandemia. Gjatë pandemisë, por edhe pas izolimit, bizneset në vend të gjendur në vështirësi shkurtuan në përmasa të mëdha stafet, ajo çka mbetet më shqetësuese është se 61% e të larguarve nga puna janë të rinj. Sipas përmbledhjes së treguesve të tregut të punës, në tre mujorin e dytë të vitit që përkon dhe me kohën e izolimit të vendit, mbi 20 mijë të rinj kanë humbur vendet e punës. “Të dhënat e vlerësuar sipas Anketës Tremujore të Forcave të Punës, në tremujorin e dytë rezulton se numri i të punësuarve të moshës 15-29 vjeç ishte 262.3 mijë, ose rreth 20 mijë të rinj të punësuar më pak në krahasim me tremujorin e parë. Nga 33 mijë persona që rezultojnë të kenë humbur punën vetëm në tremujorin e dytë, 61% e tyre ishin të rinj, të grupmoshës 15-29 vjeç”, thuhet në raport. Kështu të dhënat e grumbulluara nga zyrat e punësimit tregojnë se, gjatë periudhës prill-qershor gati 19 mijë të rinj të moshës 15-29 vjeç u regjistruan si punëkërkues në zyrat e punës ose 16% më shumë se tremujorin e dytë të vitit 2019. Kjo bëri që shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë të arrijë në 21,4% në tremujori e dytë. Në terma vjetorë shkalla e papunësisë për të rinjtë në tremujorin e dytë të vitit 2020 është 0,5 pikë përqindje më e lartë. Sipas anketës, krahasuar me tremujorin e parë 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë është rritur me 1,4 pikë përqindje. Pra në këto shifra tregohet se pandemia që në shpërthimin e saj ka shkurtuar mijëra vende pune duke i dhënë goditjen më të fortë ekonomisë në 6 vitet e fundit. Pasi po të krahasojmë të dhënat ndër vite që nga 2014, papunësia ndër të rinjtë, një nga problemet kryesore të ekonomisë, erdhi në zbutje vitet e fundit.

Të dëmtuar bizneset e mëdhenj dhe të vegjël

Sipas të dhënave të INSTAT, shkurtimet më të mëdha nga puna gjatë pandemisë janë aplikuar nga sektori i bareve dhe restoranteve ku raportohet rënie e indeksit të punësimit me 31.8%, e pasuar nga hotelet me -20.2%. Më pas ndiqen nga fasoneritë dhe fabrika të llojit tjetër me -12.8%. Duke qenë se pezulloi punën i pari dhe rifilloi i fundit shkurtime të punonjësve ka pasur edhe në sektorin e transportit, ku paralelisht ecën edhe sektori i turizmit me -13%. Sakaq këto të dhëna vlerësojnë se pandemia ka dëmtuar bizneset e mëdha po aq sa edhe biznesin e vogël. Sipas një raportit të Bankës së Shqipërisë për 6 mujorin e parë, goditjen më të madhe e kanë pësuar sektori i shitjeve dhe i eksporteve, me ndikim më shumë në biznesin e vogël dhe të mesëm. “Tek ndërmarrjet, përgjigjet e vrojtimit përkatës raportojnë një ndikim të konsiderueshëm nga pandemia, e cila ka paraqitur sfidën kryesore të tyre gjatë periudhës. Ndonëse shumica e ndërmarrjeve kanë arritur të gjenerojnë një rezultat financiar pozitiv, niveli i shitjeve dhe ai i rezultatit financiar kanë treguar një rënie të jashtëzakonshme për të gjitha grupet e ndërmarrjeve, por më shumë për ato të vogla e të mesme. Rënia e nivelit të shitjeve është shoqëruar me rritjen e mbështetjes nga burime të jashtme financimi, i cili është përdorur kryesisht për përballimin e shpenzimeve korrente dhe më pak për investime”, thuhet ne raport. Pritshmëritë për 6-mujorin e dytë të vitit shfaqen më optimiste në drejtim të rritjes së financimit, rritjes së investimeve dhe përmirësimit të performancës financiare.

Familjet rrisin borxhin

BSH tregon më tej se, gjendja e familjeve shqiptare është përkeqësuar ndjeshëm. Në të dhënat e publikuara evidentohet se, aftësia paguese e familjeve është përkeqësuar ndjeshëm me 37%, niveli më i lartë që nga viti 2011. Banka tregon se familjet këtë vit kanë rritur nivelin e borxheve dhe mesa duket ky nivel do vazhdojë të zgjerohet në muajt në vijim. “Gjatë periudhës, sipas të dhënave nga bankat, pozicioni tradicional financiar i individëve si kreditorë neto dhe i bizneseve si debitorë neto ndaj sistemit financiar është zgjeruar. Rritja e depozitave dhe kredive ka qenë pozitive për të dy sektorët, por rritja e depozitave ka qenë shumë më e lartë për individët, ndërsa rritja e kredisë ka qenë e përqendruar tek bizneset. Rezultatet e vrojtimeve për gjendjen financiare dhe ngarkesën në borxh të familjeve, tregojnë se përdorimi i borxhit prej tyre mbetet i kufizuar. Për familjet huamarrëse, gjatë periudhës është vënë re një rënie e aftësisë paguese. Për të ardhmen e afërt, duket sikur kërkesa për borxh do të jetë më e lartë, nga familje që nuk kanë pasur borxh më parë”,thuhet në raportin e BSH.