BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Gropa ekonomike nga masat kufizuese, zbardhet plani i qeverisë, nga mbajtja stabël e inflacionit, te mbështetja ndaj biznesit

Gropa ekonomike nga masat kufizuese, zbardhet plani i qeverisë, nga mbajtja

Qeveria planifikon hapat për rimëkëmbje dhe rritje të ekonomisë në tre vitet në vijim pas recesionit që pësoi nga tërmeti dhe më së shumti pandemia. Sipas planit të bërë publik, në vitet e ardhshme qeveria do të fokusohet në ndihmën e bizneseve për të rritur k?shtu ekonominë dhe për të lënë hapësira në reduktimin e borxhit publik. Prandaj së pari do të ndihmohen bizneset përmes kreditimit të lehtësuar çka do të sillte paralelisht rritjen e konsumit dhe investimeve. Sipas raportit vetëm në këtë mënyrë ekonomia shqiptare do mund të shfrytëzojë çdo zë frytdhënës për të nxitur rritje deri në fund të vitit 2023. “Kredimarrja për konsum parashikohet të nxitet nga përmirësimi i kushteve financiare të individëve, ashtu edhe nga lehtësimi i pritshëm i standardeve të huadhënies nga sistemi bankar në periudhën afatmesme, pas kapërcimit të efektit negativ nga goditja e pandemisë. Ndërsa rritja graduale e investimeve pritet të nxitet nga një shfrytëzim më i intensifikuar i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit, si dhe nga përshpejtimi i aktivitetit ekonomik gjatë periudhës së parashikuar dhe perceptimi i përmirësuar i biznesit mbi perspektivën ekonomike afatmesme e afatgjatë. Njëkohësisht edhe përmirësimi i kushteve financiare dhe lehtësimit të standardeve të huadhënies priten të jenë një faktor i rëndësishëm”, thuhet në raport. Sakaq më tej në plan shihet si e nevojshme mbajtja stabël e inflacionit, prandaj në projektin afatmesëm 2020-2023 parashikohet ruajtja në një linjë të qëndrueshme të çmimeve, në mënyrë që inflacioni të mos pësojë rënie apo rritje drastike, vetëm kushti do mund të ruhet dhe qëndrueshmëria e tregut. Përmirësimi i tregut do të nxisë konsumin, ulë stokun, rritë aktivitetin ekonomik dhe redukton nevojat për borxh. “Ruajtja e stabilitetit të çmimeve, si objektiv themelor i politikës monetare, e cila targeton një normë inflacioni në nivelin 3 për qind dhe ankorimin e pritshmërive të tij rreth këtij niveli. Harmonizimin e politikës fiskale me këtë objektiv themelor të politikës monetare për ruajtjen e inflacionit në nivelin e rekomanduar edhe nga ndërkombëtarët, për të siguruar qëndrueshmëri të eksport-import dhe tregut në tërësi”, përcaktohet në draft.

Planifikimi për uljen e borxhit publik

Sakaq nga organizata të njohura kombëtare si FMN dhe BB, vazhdimisht qeverisë shqiptare i është kërkuar pasje kujdes me nivelin e borxhit publik, pasi ishte në ritme të larta edhe para se të shpërthente pandemia. Kështu që detyrimi për uljen e borxhit publik vijon. Sakaq duke qenë se niveli kaq i lartë i borxhit pengon zhvillimin e ekonomisë parashikohet që në 3-4 vitet e ardhshme niveli i tij të zbresë në 65%, pra një ulje me 15% në krahasim me vitin aktual. “Pas një stimuli të lartë, të domosdoshëm dhe njëkohësisht të paevitueshëm gjatë vitit 2020 me qëllim amortizimin e goditjeve negative (tërmeti dhe sidomos pandemia), politika fiskale për periudhën afatmesme 2021–2023 do të riorientohet sërish drejt reduktimit të borxhit publik, i cili është thelbësor për uljen e risqeve makroekonomike, të cilat pengojnë rritjen ekonomike dhe shkaktojnë paqëndrueshmëri makroekonomike. Ky do të jetë synimi i një trajektore rënëse të borxhit publik, duke synuar konsolidim fiskal me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së financave publike si një fondament kyç i stabilitetit makroekonomik dhe mbarëvajtjes së ekonomisë së vendit. Më konkretisht, duke marrë të mirëqena supozimet dhe projeksionet e tjera të këtij kuadri aktual, respektimi në mënyrë të përvitshme i këtij objektivi të parametrit të balancës primare, pritet të çojë në një reduktim të nivelit të borxhit publik në rreth 65 për qind të PBB-së deri në vitin 2025 nga rreth 80 për qind në 2020”, thuhet në raport. Ndër të tjera në planin e qeverisë shihet si synim për t’u realizuar gjatë këtyre tre viteve mbajtja e një niveli të investimeve publike mbi nivelin e deficitit të përgjithshëm fiskal.