BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Gropa në buxhet, Ministria e Financave tregon arsyet e dështimit në Tatime, synohet zerimi i stokut të TVSH-së të parimbursuar

Gropa në buxhet, Ministria e Financave tregon arsyet e dështimit

Tatimet nuk arritën të mbushin pritshmëritë për arkën e shtetit në vitin që lamë pas. Pak ditë më parë Ministria e Financave publikoi të dhënat në lidhje me gjendjen e arkës në fund të viti 2019, ku rezultoi se ishin mangët rreth 215 mijë euro. Për qartësimin e kësaj grope të krijuar në buxhet ka folur dje ministrja e Financave, Anila Denaj, gjatë një konference për shtyp. Në fjalimin e saj ministrja sqaroi se ndikim negativ në mbledhjen e të ardhurave kanë dhënë disa faktorë të jashtëm, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë për rritjen e nivelit të të ardhurave, duke përmendur këtu edhe luhatjet në kursin e këmbimit që kanë qenë prezentë që prej fillimvitit 2019. “Sikurse kemi dialoguar gjatë vitit 2019, realizimi i të ardhurave tatimore u ndikua nga disa faktorëve të jashtëm, të tillë si ulja e kursit të këmbimit të euros, luhatjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare apo dhe faktorë të tillë si energjia, ulja e ritmit të investimeve TAP”, tha ajo. Më tej Denaj bëri të ditur se, përveç faktit se arka e shtetit ka mangësi në krahasim me pritshmëritë e planit fillestar, nga ana tjetër regjistrohet një rritje e të ardhurave në krahasim me një vit me parë, duke shprehur se ende është prezente nevoja urgjente për kalimin e një niveli 30% të rritjes. “Të ardhurat e buxhetit të shtetit në vitin 2019 u mblodhën në masën 4604 miliardë lekë, me një rritje prej 2.3% ose 10.4 miliardë lekë më shumë se viti 2018. Për vitin 2019, të ardhurat totale në përqindje të PPB kanë qenë në masën 27.4%. Nevoja është për të shkuar dhe përtej nivelit 30% dhe ne jemi duke punuar me një grup të posaçëm që do të analizojë rekomandimet e ardhura për sa i përket strategjisë afatmesme, me objektivin që në 5 vitet e ardhshme kjo përqindje të rritet me të paktën 4%”, sqaroi ajo.

Zerimi i stokut të TVSH-së

Përveç treguesve negativë për mbledhjen e të ardhurave, ministrja u shpreh pozitive në planin e qeverisë për zerimin e stokut të TVSH-së në biznese. Ministrja tregoi se në krahasim me vitin 2018 rimbursimi i TVSH arriti në rreth 24 miliardë lekë, falë zerimit të stokut në mbi 1 mijë biznese. “Mirëpo pavarësisht këtyre faktorëve që sollën efekte negative në të ardhura, strategjia jonë për vitin 2019 ishte të bëhej zero stoku i rimbursimit të TVSH-së. Gjatë vitit 2019 u dhanë rimbursim TVSH-je rreth 23.5 miliardë lekë, 63% ose 9.1 miliardë lekë më shumë se në vitin 2018. Viti 2019 shënoi nivelin më të lartë historik të rimbursimit të TVSH-së në 10 vitet e fundit. Në fund të vitit 2019, për rreth 1360 biznese të tillë si: eksportues, fasonë, grumbullues, transport ndërkombëtar, etj. Stoku i rimbursimeve është zeruar për herë të parë, për këtë kategori biznesesh”,theksoi Denaj. Sipas saj aplikimi për rimbursim të TVSH ka filluar së pari në disa biznes, duke synuar shtrirjen në të gjithë bizneset deri në fund të vitit të ardhshëm. “Tashmë, stoku i TVSH së parimbursuar i TVSH-së i përket vetëm 4 tatimpaguesve të mëdhenj. Synimi ynë është që edhe ky stok të bëhet zero në mesin e vitit 2021, ndërsa për të gjithë bizneset e tjera nuk do të ketë asnjë ditë vonesë në rimbursimin e TVSH-së”, tha ajo.

Investimet

Mungesa e të ardhurave rrjedhimisht sjell reduktim të investimeve. Por, ministrja garantoi rritje të tyre edhe nga vetë bizneset, duke i mëshuar faktit se zerimi i stokut të TVSH do të japë ndikim pozitiv në këtë drejtim. “Si rezultat i politikës për zerim të stokut të TVSH është arritur që tashmë të rimbursohet në afatin e parashikuar ligjor çdo kërkesë e subjekteve eksportues, fason apo investitorë të tjerë. Kjo do të përkthehet në më shumë likuiditet në dorë të bizneseve për më shumë investime”, tha ajo. Edhe pse jo në nivel maksimal, investimet pësuan rritje në krahasim me 2018. Konkretisht, investimet publike arritën 7.8 miliardë lekë në 2019, ose 86.5% e planit vjetor fillestar. Nga të cilat 50.4 miliardë lekë kanë qenë realizimi për financimin e brendshëm dhe 23.4 miliardë realizimi për financimin e huaj.