Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Guvernatori i Gent Sejko vijon detyrën pa mandat, ligji i Bankës së Shqipërisë dhe precedenti “Malaj” parashikojnë largimin e tij që në nëntor

Postuar: 26/12/2018 - 07:28

Banka e Shqipërisë sapo ka plotësuar vendet vakante të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa për Guvernatorin, i cili gjithashtu është pa mandat që në muajin nëntor, ende nuk është marrë asnjë masë zëvendësimi. Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë për të vijuar mandatin e lënë përgjysmë nga ish Guvernatori Ardian Fullani. Ky i fundit ishte zgjedhur për një mandat të dytë në Bankën e Shqipërisë në nëntor të vitit 2011. Si pasojë e përfundimit të mandatit 7 vjeçar të guvernatorit, këtë vit duhej rihapur gara për Guvernatorin dhe 5 anëtarë të Këshillit të Mbikëqyrjes, të cilët duhet të rizgjidhen ose të ikin nga pozicionet jo më vonë se nëntori i këtij viti.

Çfarë thonë Kushtetuta dhe Ligji i Bankës

Neni 161 i Kushtetutës përcakton se, Banka e Shqipërisë drejtohet nga një këshill, i cili kryesohet nga Guvernatori. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje. Po ashtu, ligji për Bankën e Shqipërisë, parashikon se Guvernatori ka mandatin fillestar si anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Pra, ai zgjidhet guvernator vetëm pasi të jetë anëtar i Këshillit Mbikqyrës. Neni 48 saktëson qartë se anëtari i Këshillit që zgjidhet nga një vend vakant i krijuar nga ndërprerja e mandatit, qëndron në detyrë deri në plotësimin e mandatit të ndërprerë nga paraardhësi. “Guvernatori dhe zëvendësguvernatorët mund të japin dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se tre muajve Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo anëtar tjetër i Këshillit Mbikëqyrës mund të japë dorëheqjen duke njoftuar me shkrim përpara jo më pak se një muaj Kuvendin të Republikës së Shqipërisë. Çdo vend vakant në Këshillin Mbikëqyrës do të plotësohet me emërimin e anëtarit të ri të Këshillit Mbikëqyrës, sipas dispozitave të nenit 44 të këtij ligji, i cili e ushtron këtë funksion brenda afatit të mbetur të anëtarit që ka zëvendësuar”, thuhet ekzaktësisht në nenin 48 të Ligjit për Bankën e Shëipërisë. Pra Sejko plotëson mandatin e Fullanit. Nëse këtij të fundit i mbaronte mandati këtë vit, atëherë edhe Sejkos i ka mbaruar mandati këtë vit, ndaj dhe duhej zëvendësuar.

Detyrat e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë

Në mbështetje të nenit 53 të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, "Për Bankën e Shqipërisë", Guvernatori vepron si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Bankës së Shqipërisë, i ngarkuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë së përditshme të saj dhe si Kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Ai përgjigjet përpara Këshillit Mbikëqyrës për zbatimin e vendimeve të miratuara, duke përfshirë zbatimin e politikës monetare, të kreditit dhe të këmbimeve valutore, si dhe për drejtimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen mbi administrimin dhe operacionet e Bankës së Shqipërisë. Në veçanti, i njihen kompetencat për të kryer veprimet e kërkuara ose të gjykuara si të pranueshme prej tij për administrimin ose për operacionet e Bankës së Shqipërisë. Guvernatori zgjidhet nga Kuvendi me propozim të Presidentit të Republikës për 7 vjet, me të drejtë rizgjedhjeje. Gent Sejko u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:48

Ditën e martë, në datën 20 gusht është afati i fundit për pagesën e dividentit.

Postuar: 17/08/2019 - 07:41

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka vendosur të ndryshojë procedurat për pagesën

Postuar: 16/08/2019 - 07:32

Banka Botërore do të ndërhyjë për t’i dhënë zgjidhje kaosit të krijuar me pronat në Shqipër

Postuar: 15/08/2019 - 07:31

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka miratuar një udhëzim, në të cilin përcaktohet qartë se çdo

Postuar: 14/08/2019 - 07:25

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare paralajmëroi ditën e djeshme shkarkimin e kryetares së Byrosë

Postuar: 13/08/2019 - 14:27

Monedha e përbashkët europiane e ka rinisur sërish javën e nënçmuar përkundrejt lekut vendas.

Postuar: 13/08/2019 - 07:24

Kompanitë e udhëtimit të linjave ajrore kanë bërë batërdinë me çmimin e biletave.