
Makina merr flakë brenda servisit, policia zbardh dyshimet e para

KQZ jep nesër vendimin për shkeljet e bëra në zgjedhjet e 6 marsit, janë të përfshirë ministra, kryetarë bashkish dhe...

Zgjedhja e Presidentit të ri, Mediu ka zbuluar emrin e parë që propozon opozita: Ky është personi i duhur për të ardhur në krye të shtetit

Makina inteligjente ‘bën namin’ në qarkun e Lezhës, pezullohen 87 leje drejtimi

Hyn në fuqi marrëveshja e rëndësishme me Spanjën, Policia e Shtetit në konferencë të jashtëzakonshme (VIDEO-LIVE)

“Po s’u shkatërrua korrupsioni do të futemi në krizë të madhe”, Spartak Ngjela ngre alarmin dhe paralajmëron goditje të bujshme nga SPAK: Ka një plan!

Befason Yuri Kim, shfaqet në mes të Tiranës si asnjëherë më parë

Ndizet situata/ Suedia në NATO, Erdogan nuk tërhiqet nga vendimi: Nuk do të keni “po” nga ne pa kthyer ...

Guvernatori Sejko kundër Edi Ramës për amnistinë fiskale: Legalizimi i parave të krimit dhe korrupsionit, rrezik serioz

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 12 Maj 2022

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka dale dje kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa deklaroi se amnistia fiskale ka përfitimet e veta, por sipas tij, duhet të bëhet në mënyrë të kujdesshme në mënyrë që të shmangë të ardhurat nga kriminaliteti dhe korrupsioni. Gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Sejko u shpreh se nevojiten masa forcuese nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në mënyrë që pas kësaj amnistie niveli i evazionit fiskal të jetë sa më i ulët. Po ashtu, sipas Sejkos, do të ndikonte edhe në rritjen e të ardhurave në buxhet, pasi amnistitë shoqërohen me një taksë për buxhetin. Sipas Sejkos, bërja e amnistisë duhet të jetë e mirëmenduar dhe funksionale.“Amnistia fiskale ka kosto dhe përfitime. Amnistia fiskale do të rriste injektimin e likuiditeteve në ekonomi, por përfitimi më i madh që ne si Bankë shohim, është formalizimi i ekonomisë, pasi do të do të rritej numri i llogarive bankare dhe i deklarimeve të fondeve financiare të deklaruara”, tha Sejko.
Sejko rendit rreziqet
Ndërkohë, guvernatori Gent Sejko renditi edhe dy rreziqe kryesore që sipas tij, duhen mbajtur parasysh. Ai deklaroi se duhet të bëhet e qartë që kjo amnisti do të bëhet një herë e përgjithmonë dhe duhet të jetë e mirëmenduar dhe funksionale. “Nga krahu tjetër ka dy rreziqe kryesore të cilat duhen mbajtur parasysh, shmangia e kriminalitetit dhe korrupsionit nga ky deklarim. Pra duhet të jetë e qartë që ligji duhet të bëjë të sigurt të shmangë paratë e ardhura nga kriminaliteti dhe korrupsioni qoftë politik apo çdo lloj tjetër korrupsioni dhe duhet shmangur koncepti që do të ketë përsëritje të procesit. Pra duhet të bëhet e qartë që kjo amnisti do të behet një herë e përgjithmonë, duhet të jetë e mirëmenduar dhe funksionale”, deklaroi Sejko. Njëkohësisht, theksoi Sejko, duhet të shoqërohet me forcimin e masave formalizuese nga institucionet ligjzbatuese, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe institucionet e tjera në vend që mbledhin të ardhura, në mënyrë që pas amnistisë, niveli i evazionit fiskal të jetë sa më i ulët. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama deklaroi pak javë më parë se nga amnistia fiskale do të përjashtohen të gjithë ata që kanë pasur pozicione të rëndësishme shtetërore dhe ata që janë të dënuar për vepra që lidhen me drogën, krimin etj.“Ne jemi një vend me emigrantë që janë heronj dhe kanë shumë para që janë nën dyshek. Amnistinë fiskale do ta bëjmë se është edhe dëshira e një shumice të rëndësishme. Komuniteti ndërkombëtar e para nuk është ai që do të ndërtojë Shqipërinë. Marrëdhëniet tona me komunitetin ndërkombëtar janë të një interesi reciprok dhe partneriteti. Ka ikur koha e Shqipërisë vasale. Këtu ne jemi në vendin tonë dhe kemi të drejtën që paratë e djersës, të punës së gjithë këtyre njerëzve. 84 vota për miratimin e amnistisë fiskale do t’i gjejmë në parlament. Me botën tjetër ne nuk negociojmë. Në parlament do të kërkojmë votat dhe do të ndajmë një interes kombëtar. Këtë e kemi marrë edhe si përgjegjësi ndaj gjysmë milioni njerëzish që shprehën mendimin e tyre”, nënvizoi Sejko.
Më të lexuarat


Ambasadori Yoruk: 100 Vjetori i marrëdhënieve diplomatike me mbi 5 miliardë investime turke në Shqipëri

Qeveria nis gjuetinë ndaj individëve që bëjnë jetë luksoze dhe kanë paga të ulëta, zbulon se databaza e pagave do publikohet çdo vit

Qeveria ‘merr në dorë’ kontrollin e brendshëm në institucionet publike dhe emëron kryeaudituesit, ja rastet kur bllokohen fondet

Mblidhet Bordi i Transparencës, rritet nafta dhe benzina, ulet çmimi i gazit, ja sa do të blihet sot litri

Futbolli në zi! Aksidentohen dy futbollistët e njohur, gjejnë vdekjen (EMRAT)

Bordi i Transparencës merr vendimin: Ndryshon çmimi i karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi

Guvernatori Sejko kundër Edi Ramës për amnistinë fiskale: Legalizimi i parave të krimit dhe korrupsionit, rrezik serioz

Lajm i mirë! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot!

Zbardhet vendimi i qeverisë, ja si do procedohet për marrjen e pensionit suplementar për ushtarakët, punonjësi e policisë dhe SHISH pas mbylljes së sporteleve

Zbardhet vendimi i qeverisë për minatorët, ja si do procedohet për marrjen e pensionit suplementar pas mbylljes së sporteleve
