Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë Ramës dhe Bashës: Ju jeni pala përgjegjëse, mos harroni marrëveshjen e ...

Përplasjet e forta, ambasadorja Yuri Kim ultimatum të prerë
x

Ekonomia

Hapen aplikimet për kompensimin e pronarëve të prekur nga ndërtimet informale, ja procedurat dhe dokumentet e nevojshme

Hapen aplikimet për kompensimin e pronarëve të prekur nga

Agjencia e Trajtimit të Pronave ka hapur dje procedurat e aplikimit për dëmshpërblimin e pronarëve që preken nga ndërtimet informale. Më datë 29 korrik qeveria mori një vendim për dëmshpërblimin e pronarëve që në pronat tyre janë bërë ndërtime nga palë të treta dhe që tashmë janë legalizuar. Bëhet fjalë për ndërtime në zona si Vlorë, Tiranë Veri, Shkodër, Tiranë Jug, Lushnjë, Kamzë-Vorë, Elbasan, Kukës, Kavajë, Tiranë Rurale 1, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Fier, Sarandë, Zonat e Stimuluara. Sipas njoftimit të ATP, procesi i pranimit të kërkesave të subjekteve përfituesve do të fillojë në datën 12.08.2020 dhe nuk do të jetë i kushtëzuar dhe i kufizuar në kohë. “ATP fton të gjithë subjektet e interesuara, të paraqiten pranë zyrave të saj, në adresën Rruga “Muhamet Gjollesha”, Nr. 54, Tiranë, çdo ditë nga e hëna në të premte, për plotësimin e kërkesës për kompensim dhe dorëzimin e dokumenteve përkatës”, thuhet në njoftim. Subjekti kërkues (subjekti përfitues/trashëgimtari ligjor/përfaqësuesi me prokurë), në momentin e plotësimit të kërkesës për kompensim, duhet të paraqesë dokumentacionin e mëposhtëm: Kërkesën për kompensimin e pronës, sipas formatit tip, që i vihet në dispozicion nga ATP; Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil; Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. (Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet. Në rastin e kërkesave individuale të secilit bashkëpronar apo të një pjese të tyre, për çdo kërkesë të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 (dymijë) lekë, pavarësisht se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshme); Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare në emër dhe për llogari të subjektit përfitues, ku përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare (IBAN), ku do të transferohet vlera financiare e përfituar; Fotokopjen e dokumentit të identifikimit; Mandat pagesën, që vërteton pagimin e tarifës së shërbimit në vlerën 2 000 (dymijë) lekë. Po ashtu subjektet përfituese, kërkesa e të cilëve nuk është pranuar për mungesë dokumentacioni gjatë procedurave të mëparshme, kanë të drejtë të riaplikojnë. Këto subjekte nuk paguajnë tarifë shërbimi, nëse provojnë pagimin e saj gjatë aplikimit të mëparshëm.

Vendimi i qeverisë

Në vendimin e marrë më 29 korrik, qeveria shprehet se masa e kompensimit është 53 352,11 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 523.818.616,47 lekë. Sipas vendimit për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Vlorë, Tiranë Veri, Shkodër, Tiranë Jug, Lushnjë, Kamzë-Vorë, Elbasan, Kukës, Kavajë, Tiranë Rurale 1, Durrës, Gjirokastër, Korçë, Lezhë, Fier, Sarandë, Zonat e Stimuluara të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri, në regjistrat e pasurive të paluajtshme.