
Fatos Klosi trondit me deklaratën, tregon çfarë ndodhi në Bulevard 10 vite më parë: Ja pse u detyrua Sali Berisha të vriste, do kishte më shumë viktima, por...

Hapen aplikimet për kredi të buta, procedurat hap pas hapi që duhen ndjekur, ja 23 dokumentet e nevojshme

Shkruar nga Esmeralda Hida 18 Shkurt 2020

Bashkia e Tiranës ka hapur dje aplikimet për përfitim të kredive të buta. Bonusi i Strehimit është një nga format e trajtimit me strehim për familjet në nevojë, në bazë të secilit subvencionohet një pjesë e konsiderueshme e qirasë së banesës, për familjet të cilat jetojnë me qira dhe kanë të ardhura të pamjaftueshme për ta përballuar atë. Të gjithë aplikantët duhet të kenë parasysh përmbushjen e kritereve dhe dokumentacionit të përcaktuar në vendimin për ketë çështje. Nga ana tjetër duhet të presin dhe respektojnë kohëzgjatjen për kryerjen e procesit të plotë deri në miratimin e listës së përfituesve nga ky ligj. Për këta arsye gazeta po tregon sot procedurat hap pas hapi që nga momenti i aplikimit deri në aprovim të kërkesave për bonus strehimi. Referuar udhëzimit të publikuar nga Bashkia e Tiranës, procesi i aplikimit nis me plotësimin e formularit tip pranë Njësive Administrative ku është i regjistruar aplikuesi. “Çdo aplikues i interesuar i cili përmbush kriteret për aplikim sipas akteve ligjore në fuqi duhet të drejtohet pranë njësisë vendore ku figuron të jetë i regjistruar për të plotësuar formularin e strehimit për Bonus Qiraje”, thuhet në udhëzim. Formulari i aplikimit përmban të dhënat e identifikimit të aplikuesit dhe të çdo anëtari të familjes, emër, mbiemër, gjinia, mosha, statusi i punës etj. Menjëherë formulari i plotësuar me çdo të dhënë të kërkuar dërgohet për vlerësim pranë zyrave të informimit të bashkisë. Pasi personat përgjegjës përfundojnë vlerësimin e formularëve, bashkia njofton menjëherë aplikuesit që përmbushin kriteret për të përfituar bonus strehimi si dhe ato të cilët nuk rezultojnë të suksesshëm sipas akteve ligjore të përcaktuara. Pas publikimit të rezultateve të nxjerra nga shqyrtimi i formularëve, familjet që rezultojnë të suksesshme në fazën e parë të aplikimit, brenda 15 ditëve nga momenti i njoftimit, dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për tu trajtuar me bonus strehimi. Dorëzimi i dokumentacionit realizohet nga familjari aplikues pranë Sektorit të Informimit dhe Shërbimeve për Qytetarët. Ashtu sikur dhe në rastin e formularit aplikues, Drejtoria e Strehimit Social realizon shqyrtimin e çdo praktike të dorëzuar nga aplikuesi sipas akteve ligjore dhe i propozon për vlerësim dhe shqyrtim të mëtejshëm në Komision Strehimi. Në përfundim të shqyrtimit të plotë të dokumenteve për secilin aplikues
Drejtoria e Strehimit Social, dërgon për miratim në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak, Tiranë, listën e përfituesve për Bonus Strehimi. Në përputhje me çdo pikë të ligjit, Këshilli Bashkiak Tiranë miraton në mënyrë përfundimtare, listën e përfituesve të mundshëm.
Mundësi aplikimi për familjet e dëmtuara nga tërmeti
Këtë vit projekti për dhënien e kredive të buta ka ardhur me shumë ndryshime, të përmendura edhe më lartë. Një tjetër risi është edhe dhënie e mundësisë për aplikim të kredisë së butë familjeve të dëmtuara nga tërmeti. Këtë lajm e bëri të ditur nën/kryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti, e cila gjatë një interviste televizive tregoi se edhe familjet e dëmtuara nga tërmeti mund të bëhen pjesë e këtij projekti krahas atij të rindërtimit. Kjo do të thotë se numri i përfituesve do t’i kalojë 1000 të tillë. “Mund të aplikojnë në të dyja rastet automatikisht. Ky lloj aplikimi mbyllet më 28 shkurt. Çdo qytetar ka të drejtë të shkojë në çdo njësi administrative dhe të plotësojë formularin”, u shpeh Ruseti. Më tej ajo sqaroi se pagesa për familjet e dëmtuara do të vazhdojë derisa ata të sistemohen në banesat e reja të garantuar nga Programi i Rindërtimit. Duke rikujtuar të interesuarit se procesi për aplikim strehimi do të zgjasë deri në 17mars. “Bonusi do të vazhdojë deri sa familjet të përfitojnë nga një tjetër program. Këtu kemi edhe rastet kur pallati është shpallur i pabanueshëm dhe me anë të fondit të rindërtimit do të duhet që pallati t’i kalojë një rikonstruksioni total dhe familjet do të duhet të kthehen aty. Në momentin kur kanë siguruar një strehim të qëndrueshëm, do të ndërpritet bonusi i qirasë, në të kundërt do të duhet vazhdojë deri kur të jetë e nevojshme Ky proces do të zgjasë 1 muaj ”, tha nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.
Më të lexuarat


Çfarë po ndodh me monedhën e huaj? Ja me sa këmbehet valuta sot!

ISSH zbardh listën, 113 naftëtarë, minatorë dhe metalurgë do të përfitojnë shtesë pensioni, ja emrat sipas qyteteve

Plani makro-fiskal i qeverisë, gjatë 2021 deficiti buxhetor do vijojë të mbetet problematik, kufizim shpenzimesh për të ulur borxhin

BB dhe FMN jo shumë optimiste për rritjen e ekonomisë gjatë 2021, kërkohet kujdes me fondet dhe borxhin

Bllokohet ligji për amnistinë fiskale, Kuvendi nuk fut në kalendarin e punimeve nismën e qeverisë

ATP nxjerr listën, ja 209 pronarët që do të përfitojnë kompensim financiar, ndahet kësti i radhës

Rritje e pagave për mësuesit, zbardhet skema e përllogaritjes, procedurat dhe kush përfiton

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, më 23 janar nis falja e detyrimeve për pensionet e ushtarakëve, ja detajet

Pasojat e izolimit, mbyllen 38 për qind e bizneseve në vend, ulet konsumi dhe fitimi për kompanitë që operojnë ende

Botohet në Fletoren Zyrtare ligji, rivlerësimi i banesave shtyhet deri në fund të vitit, ja detajet dhe procedurat
