BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Hapen nesër aplikimet për kredi të buta në kryeqytet, ja procedurat e plota dhe dokumentacioni i nevojshëm

Hapen nesër aplikimet për kredi të buta në kryeqytet, ja

Bashkia e Tiranës do të hapë nesër aplikimet për kreditë të buta për 1000 përfitues kryeqytetas. Në 5 shkurt të këtij viti, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin për dhënien e kredive të buta në 2020. Këtë vit në fokus do të jenë individë, familje të minoritetit rom dhe egjiptian, ose gra që janë kryefamiljare apo gra që janë dhunuar dhe kanë një urdhër mbrojtjeje dhe qoftë edhe për këtë situatë sociale, kërkojnë të kenë një shtëpi më vete. Sipas të dhënave të bashkisë, fondi është i njëjtë: 1 milion dollarë për subvencionimin e interesave të kredisë për shtëpi, për njëmijë familje të pastreha. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër, që nga aplikimi e deri te përzgjedhja e fituesve, do u nënshtrohet ndryshimeve. Duke u nisur nga problematikat e hasura gjatë thirrjes së parë është parë e arsyeshme që fillimisht të ndryshojnë disa nga përbërësit e skemës së subvencionimit të interesave të kredisë dhe kufijtë minimalë dhe maksimalë të nivelit të të ardhurave që duhet të plotësojnë aplikuesit. Së dyti afati subvencionimit të kredisë do të rritet nga 15 në 20 vjet, duke bërë që kësti mujor për një familje përfituese të jetë më i ulët dhe më i përballueshëm. Së treti, ndryshojnë edhe të ardhurat e përkohshme. Kontrata e kredisë që do të lidhë qytetari do të jetë me interes fiks deri në 3 %, ndërsa luhatjet mbi këtë normë interesi janë në ngarkim të buxhetit të shtetit. Kontrata e kredisë do të jetë në varësi të moshës së aplikantit dhe gjithashtu do të jepet garanci, sidomos çifteve të reja deri në 35 vjeç, pra shuma e moshës të të dy të rinjve në çift, mos ta kalojë numrin 70.

Procedurat

Përveç shtimit të numrit të bankave që do të ofrojnë këtë shërbim, Bashkia e Tiranës ka lehtësuar edhe procedurën duke lehtësuar plotësimin e dokumentacionit. Tashmë do të jetë institucioni që do të merret me plotësimin e dosjes. Kështu, familjet përfituese pas marrjes së njoftimit nga Drejtoria e Strehimit, depozitojnë pranë Njësisë Administrative deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacioneve/dokumenteve të lidhura me të. Njësia Administrative/Lagjia plotëson dosjen me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë edhe dokumentacionin që sipas akteve në fuqi duhet të depozitohen kryesisht nga aplikanti dhe ia përcjell ato në Bashkinë Tiranë, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit Social. Në të kundërt, nëse aplikanti/familjet nuk dorëzojnë apo refuzojnë të firmosin deklaratën e parashikuar si më lart, Njësitë Administrative/Lagjet shkarkohen nga detyrimi i mbledhjes së dokumentacionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Në këtë rast, individët do të dorëzojnë pranë Zyrës së Pritjes me Qytetarin në Bashkinë Tiranë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që vërteton deklarimin dhe vërtetësinë e plotësimit të formularit të strehimit në bazë të të cilit janë përzgjedhur fitues.

Dokumentacioni

Në dokumentacion përfshihen: formulari i strehimit; certifikata e lindjes e aplikantit dhe certifikata e gjendjes familjare. Vërtetim i vendbanimit; vërtetimi i të ardhurave; vërtetim punësimi; dokumenti për derdhjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për të gjithë anëtarët e punësuar në familje; vërtetimi nga zyra e ndihmës dhe përkujdesjes nga programi i ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar; vërtetimi nga zyra e punës për personat e papunë; vërtetimi për personat në pension; dokumenti zyrtar i celebrimit dhe certifikatat personale, për efekt të llogaritjes së moshës, për çiftet e reja; vërtetimi se familja nuk ka asnjë banesë në pronësi; vërtetim të sipërfaqes kur zotërojnë banesë; vendimi i gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuar, shoqëruar me vërtetimin nga zyra e përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët; vërtetim për statusin e jetimit; vërtetimi për individë me aftësi të kufizuar; vërtetim për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe azilkërkues; vërtetim për familjet e punonjësve të rënë në detyrë; vërtetim për viktimat e dhunës në familje; deklaratë ku kryefamiljari shprehet se është dakord që kredia të lëvrohet për aplikantin që rezulton i përfshirë në Formularin e Strehimit.