Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Harta/ Për çfarë janë diplomuar liderët e çdo vendi europian, shqiptarët në art

Postuar: 06/12/2017 - 10:53

Duket se, pak a shumë, çdo lloj diplome do të të ndihmojë që të ecësh në korridoret e pushtetit politik të Europës. Një hartë e përpiluar së fundmi nga platforma Reddit, me të dhënat e ofruara nga gazetari Pádraig Belton, vizualizon Europën me ngjyra dhe profesione sipas diplomës së parë të studimit të secilit nga kryesuesit të shtetit.
 
Harta flet për një shumëllojshmëri fushash studimi, ku madje vihet re edhe mungesa e një diplome, në rastin e kryeministrit të Suedisë.
Megjithëse harta tregon një përzierje të fushave të arteve dhe degëve shkencore, rëndësia e dukshme e ligjit e bën atë shumë më pak interesante. Sipas gazetarit që ka bashkuar të dhënat, më interesante e bën faktin se kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov ka studiuar për zjarrfikës.
 
Duke vëzhguar në të gjithë fushat e studimit të liderëve europianë, vihet re, sipas tij, në fushën e artit dhe shkencave sociale janë veçse 4 shtete, ndër të cilat Shqipëria, me diplomën “Artet e Bukura”, Franca me “Filozofi”, Hollanda me “Histori”.
 
Në këtë hartë dominon diploma në fushën e ligjit, përkatësisht 14 shtete, pjesa më e madhe e të cilave të Europës qendrore, por edhe dy shtetet e gadishullit Iberik.
 
Në kundërshti të plotë me diplomën, që në rang botëror ka shpërndarjen më të madhe, ajo e biznesit, duket se lidërët europian janë më tepër të fushës së shkencave humane. Liderë të tjerë sakaq sipas hartës, kanë studiuar për sociologji, marrëdhënie ndërkombëtare, gazetari, sociologji. Vetëm lideri Italian ka studiuar për Shkenca Politike.
 
Një studim nga DDI, një kompani konsulence globale, bëri një zbulim të habitshëm: Të diplomuarit në shkencat humane performojnë më mirë si lider, se sa atë me një diplomë MBA në një numër fushash thelbësore. Sikurse tregohet nga analiza e DDI, të qenurit lider i mirë, i ka rrënjët në të qenit një folësi suksesshëm. Përtej aftësive ndërpersonale, ata me diploma në shkenca humane kanë aftësi më të forta sipërmarrëse dhe janë më të orientuar drejt rezultateve./monitor/

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 5

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2017 - 12:50

Nga janari i vitit të ardhshëm, qeveria do të ashpërsojë masat për të zëvendësuar flotën e automjeteve në qarkullim.
 

Postuar: 09/12/2017 - 11:07

Në vitin 2014, hyri në fuqi ligji “Për armët”, i cili specifikonte se çdo qytetar shqiptar mbi 25 vjeç, që plotëson disa kushte, mund të blejë një armë me leje për n

Postuar: 09/12/2017 - 08:17

Viti 2016 është mbyllur me një borxh doganor prej afro 24.7 miliardë lekë, ose 200 milionë euro.

Postuar: 08/12/2017 - 08:00

Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, biznesi mund të marrë kredi vetëm mbi bazën e bilancit që dorëzon tek tatimet.

Postuar: 07/12/2017 - 12:28

Me gjithë përparimin në raport me vetën Shqipëria u rendit e dyta pas Rumanisë për nivelin më të ulët në Europë të mbledhjes së taksave në raport me PBB në vitin 2016 sipas Inst