BREAKING NEWS

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen e bujshme të CEZ (Dokumenti)

Lëvizje e rëndësishme! Romeo Kara çon në SPAK dosjen
x

Ekonomia

Humbja e miliona eurove në gjyqet me kompanitë e huaja, qeveria ligj të ri për Arbitrazhin, synohet ulja e shpenzimeve dhe burokracive

Humbja e miliona eurove në gjyqet me kompanitë e huaja, qeveria ligj

Për shkak të vendimeve të ashpra të dhëna nga gjykatat e Arbitrazhit vitet e fundit, qeveria ka vendosur të hartojë një ligj të posaçëm. Ministria e Drejtësisë ka nxjerrë për konsultim ligjin për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë, i cili ka për qëllim të rrisë besimin e kompanive të huaja dhe të ulë koston financiare. “Përcaktimi i rregullave kombëtare për arbitrazhin është një nga prioritetet e shtetit shqiptar, në drejtim të konsolidimit të shtetit të së drejtës, garantimin e të drejtave të njeriut, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis shtetit dhe palëve private, apo palëve private me njëra-tjetrën”, thuhet në relacionin bashkë shoqërues ligjit. Më tej në relacion shpjegohet se Arbitrazhi ka ekzistuar në sistemin ligjor të Shqipërisë që në vitin 1996, por me disa shfuqizime në vitin 2013 ky ligj nuk funksionoi siç duhet, duke krijuar kështu një sërë boshllëqesh në sistemin ligjor. “Arbitrazhi ka qenë pjesë e sistemit ligjor vendas që me miratimin e Kodit të Procedurës Civile me ligjin nr. 8116, datë 29.03.1996, por këto parashikime janë shfuqizuar me ligjin Nr. 112/2013, datë 18.04.2013. Ekzistenca e një vakumi ligjor që nga viti 2013 ka pasur një efekt negativ në drejtim të zhvillimit të proceseve të arbitrazhit nga gjykatat e arbitrazhit vendase”, thuhet në relacion. Këto problematika e kanë shfaqur sistemin tonë ligjor shumë të dobët përball gjyqeve me kompanitë e huaja, çka kanë shkaktuar dhe shpenzime të shumta financiare.

Dëmet financiare

Nga përllogaritjet e bëra, rezulton se kostot financiar janë shumë të larta, prandaj ministria ka parashtruar si një nga objektivat kryesore; uljen e shpenzimeve dhe pakësimi i burokracive, në zgjidhjen e një konflikti. “Një nga argumentet më të rëndësishëm që influencon në promovimin e arbitrazhit si një nga format alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhet me faktin se vendimet që sigurohen nëpërmjet tij janë vendime më të shpejta dhe kanë një kosto më të ulët në krahasim me proceset gjyqësore”, theksohet në relacion. Gjithsesi, për të reduktuar vlerën e kostove qeveria duhet të krijojë marrëdhënie të mira me kompanitë e huaja, t’u ofrojë atyre siguri, në mënyrë që të inkurajojë investime ndërkombëtare dhe ato tregtare. “Mos efikasiteti dhe zvarritja që i karakterizon gjykatat shtetërore ka motivuar palët që mosmarrëveshjet e tyre t’ia besojnë për zgjidhje arbitrazhit . Arbitrazhi ndërkombëtar është ndërtuar me qëllimin për t’i siguruar palëve, të cilët u përkasin juridiksioneve të ndryshme, që mosmarrëveshja e tyre do të trajtohet dhe zgjidhet në mënyrë neutrale. Garantim të barazisë të palëve në procesin 1 ndikon në rritjen e investimeve të huaja në vend”, thuhet në relacion.

Objektiva të tjera të ligjit

Sipas informacionit të publikuar, objektiva të tjera të cilat parashikohen të përmbushen pas vënies në zbatim të këtij ligji janë: ruajta e koherencës midis legjislacionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar, lidhur me fushën e arbitrazhit; përmirësimi i procedurave të gjykimit dhe rritja e efikasitetit në trajtimin e konflikteve, për të garantuar respektimin e të drejtave dhe lirive themelore, në përputhje me aktet e Bashkimit Evropian. Në mes këtyre objektivave theksohet se rregullat për marrëveshje arbitrazhit do të jenë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit model UNCITRAL dhe të Konventës së Nju Jork-ut. Objektiva të cilat do të realizohen me njohjen dhe zbatimin e vendimeve të Arbitrazhit, si dhe për krijimin e një regjimi pozitiv për zbatimin në praktikë të kësaj nisme. Ndërkaq, efektet që synon propozimi janë të tilla që rregullojnë në tërësi kuadrin ligjor duke gjetur një zgjidhje fleksibël, afatgjatë dhe të gjithë pranuar.

Esmeralda Hida