Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Hyn në fuqi udhëzimi i ri për kompensimin e TVSH për fermerët, ja si do të bëhet aplikimi, detyrimet dhe përfitimet

Postuar: 12/03/2019 - 07:41

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton hyrjen në fuqi të udhëzimit të ri për kompensimin e TVSH për fermerët. Sipas udhëzimit të ri, norma e kompensimin për fermerët dhe TVSH-ja e shënuar në faturë nga grumbulluesi aplikohet në masën 6%. Personi i tatueshëm blerës, krediton kompensimin prej 6%. Ndërkohë, fermeri për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në Drejtorinë Rajonale Tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria Rajonale Tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër “Fermeri A.B.” dhe NIPT-in që gjeneron sistemi. Shoqëria grumbulluese që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë Drejtorinë Rajonale Tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin. Në lidhje me mënyrën e plotësimit të faturës tatimore, konsultohuni me shembullin në pikën 2 të nenit 11 të udhëzimit.

Shembulli i përllogaritjes së kompensimit

Një fermer, i identifikuar si individi “A. B”., i cili ushtron veprimtari si prodhues bujqësor në vreshtari dhe kultivon e prodhon rrush, ja shet këtë produkt shoqërisë “X”, e cila prodhon verë dhe është e regjistruar si person i tatueshëm për TVSH-në. Fermeri “A.B.” i shet shoqërisë “X” rrushin për një vlerë 30.000 lekë ku përfshihen të gjitha kostot e prodhimit, puna e gjallë dhe fitimi i fermerit. Shoqëria X i detyrohet fermerit A. B. për vlerën e furnizimit 30.000 lekë, plus normën e kompensimit 6 % ose 1.800 lekë. Pra, shuma gjithsej që shoqëria “X” do i paguajë fermerit “A. B.”, është 30.000 + 1.800 = 31.800 lekë.

Detyrimet e fermerit

Fermeri A.B. për të përfituar nga skema e kompensimit duhet të regjistrohet në drejtorinë rajonale tatimore për t’u pajisur me NIPT brenda dy ditësh pune. Drejtoria rajonale tatimore pajis me certifikatë NIPT-i fermerin, duke shënuar si emër “Fermeri A.B.” dhe NIPT-in që gjeneron sistemi. Detyrimet e personit të tatueshëm Shoqëria “X”, përpunues rrushi që merr furnizimin, përpara se të lëshojë faturën e parë në emër të fermerit, duhet të njoftojë drejtorinë rajonale tatimore përkatëse që është aplikues i skemës së kompensimit të fermerit duke i bashkëngjitur dhe marrëveshjen me fermerin. Personi i tatueshëm “X”, në momentin që ka marrë furnizimin prej fermerit, përpilon faturën tatimore të shitjes me TVSH. Në të dhënat identifikuese personi përgjegjës i blerësit (shoqërisë “X”) që plotëson faturën, në të dhënat e shitësit shënon emrin e fermerit sipas regjistrimit përkatës “Fermeri A.B.”‘; NIPT: L….N dhe të gjitha të dhënat e kërkuara sipas formatit të faturës. Lidhur me furnizimin, në rubrikën përkatëse të faturës shënohen përkatësisht të dhënat e kërkuara mbi përshkrimin e mallit, njësinë, sasinë, çmimin për njësi etj. Sipas shembullit të marrë ku vlera gjithsej e furnizimit është 31.800 lekë, pra kjo është shuma që blerësi person i tatueshëm do t’i paguajë shitësit fermer, në faturë, në vlerën e tatueshme do të shënohet vlera 30.000 lekë që përfaqëson vlerën e shitjes nga fermeri, ndërsa në kutinë e TVSH-së do të llogaritet nga shoqëria “X” norma e kompensimit 6 % e kësaj vlere të tatueshme, pra 30.000 lekë x 6% = 1.800 lekë, dhe vlera totale e furnizimit do jetë 31.800 lekë. Pra pavarësisht se vlera e furnizimit nga fermeri është 30.000 lekë (kostot dhe fitimi i tij), ai paguhet nga shoqëria “X” edhe me +6% mbi këtë vlerë, e cila përfaqëson normën e kompensimit për fermerin, shumë të cilën shoqëria “X” e merr përsëri nga TVSH-ja që llogarit për shitjen e verës si person i tatueshëm që është, nëpërmjet mekanizmit të kreditimit të TVSH-së. Në faturë duhet të shkruhet dukshëm “Vetëfaturim i TVSH-së sipas regjimit për kompensim të fermerit”. Nëse fatura nuk ka këtë shënim, personit të tatueshëm X nuk i lejohet të zbresë TVSH-në e faturës. Fatura origjinale do të mbahet nga blerësi i produkteve dhe fermerit i jepet kopja e dytë e faturës. Kjo faturë nga personi i tatueshëm blerës regjistrohet në librin e blerjes në rubrikat përkatëse “Blerje nga fermerë”, ilustruar si në librin bashkëngjitur.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/05/2019 - 07:21

Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka miratuar udhëzimin për vendimin më të fundit të qeverisë, mbi indeksimin e pagave për pension. Me vendimin nr.

Postuar: 19/05/2019 - 08:03

Kushdo që ka detyrime të papaguara në Tatime, tashmë mund t’i paguajë ato me këste.

Postuar: 18/05/2019 - 19:19

Në Tiranë u mbajt finalja e Konkursit Kombëtar Edukativ "Të sigurt mbi dy rrota" 2019

Postuar: 18/05/2019 - 08:07

Bankat po u shtrëngojnë çdo ditë “lakun” bizneseve sa i përket kreditimit.

Postuar: 16/05/2019 - 07:37

Brenda vjeshtës së këtij viti, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë planifikon nënshkrimin e

Postuar: 15/05/2019 - 07:34

Banka e Shqipërisë ka akumuluar mjaft problematika gjatë drejtimit të saj nga guvernatori tashmë

Postuar: 14/05/2019 - 08:56

Pasi ka kryer testin e parë në 24 prill, transporti i parave ka rifilluar normalisht së fundmi në