
PS rrëzon PD-në, "plas" sherr në parlament-LIVE

Kaos në Kuvend/ Albana Vokshi i nxjerr videon Ramës, Lindita Nikolla bën veprimin që nuk pritej

Rryma 'Nikola' vjen nga Rusia/ Mbërrin acari në Shqipëri, java e ardhshme më e ftohta e vitit, ja temperaturat ekstreme që nuk janë parë në vendin tonë

Kuvendi nis me tensione të forta, Nikolla i heq fjalën Boçit, Garda merr vendimin urgjent

Aksident i frikshëm te "Kthesa e Kamzës", ka viktima

“Ky është një realitet shumë i hidhur, por është i vërtetë”/ Kreshnik Spahiu zbulon hapat që ndërmerr BE për të hapur ‘thesin’ e fondeve në Ballkan

Pas ‘dasmës’ në BBV, Nard Ndoka bën thirrjen epike për shqiptarët: Luizi u ‘martu’, në 11 shkurt të “martojmë” Ramën

“Çështjet e Brilant dhe Ervis Martinaj të lidhura”/ Gazetari zbardh prapaskenat e forta: Grupet kriminale e kanë metodë përdorimin e...

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë, ja si do mblidhen paratë e ndërtimeve dhe shtesave pa leje, ndryshojnë tarifat e legalizimeve, 10 mijë lekë për çdo kat të ndërtimit

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 14 Janar 2023

Janë përcaktuar tarifat e reja dhe mënyrat e pagesave për sa i përket legalizimeve. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar vlerën e tarifave dhe pagesave, masën e penaliteteve, si dhe të mënyrës së mbledhjes dhe administrimit të të ardhurave të arkëtuara nga proceset kalimtare të pronësisë. Në vendimin që ka hyrë zyrtarisht në fuqi në fletoren zyrtare në datë 12 janar, thuhet se tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 lekë për çdo kat të ndërtimit. Sipas vendimit, këto tarifa paguhen nga subjekti nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së. Nga ana tjetër, tarifa e shërbimit shtesë për përfundimin në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit është në vlerën 50 000 lekë.“Tarifat për përditësimin e ndërtimeve pa leje me funksion social-ekonomik dhe në rastin kur subjektet posedojnë më shumë se një ndërtim pa leje, janë secila në vlerën 10 000 (dhjetë mijë) lekë për çdo kat të ndërtimit. Këto tarifa paguhen nga subjekti nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e njoftimit. Për ndërtimet pa leje me funksion të përzier aplikohet tarifë shërbimi për përditësimin, vetëm për katin/et që shfrytëzohet/n për veprimtari social-ekonomike. Tarifa e shërbimit shtesë për përfundimin në mënyrë të përshpejtuar të procedurave administrative të legalizimit është në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, pavarësisht funksionit dhe faktit, nëse ndërtimi pa leje legalizohet ose jo. Pagesa kryhet nëpërmjet sistemit bankar, në llogarinë e drejtorisë vendore të ASHK-së, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës në portalin qeveritar e-Albania”, thuhet në vendim.
Përcaktimi i masës së penaliteteve për shtesa
Sa i përket masës së penaliteteve për shtesa, në vendim thuhet se penaliteti për mosrespektimin e lejes së ndërtimit aplikohet ndaj shoqërive ndërtuese apo investitorëve qofshin këta persona juridikë ose fizikë, që kanë kryer shtesa apo ndryshim të funksionit të hapësirave, në kundërshtim me lejen e ndërtimit. Në vendim thuhet për të llogaritur penalitetin në zona ku nuk ka vlerë të miratuar të kostos mesatare të ndërtimit, përdoret mesatarja aritmetike e kostos së ndërtimit, për zonat në kufi.“Penaliteti për mosrespektimin e lejes së ndërtimit aplikohet ndaj shoqërive ndërtuese apo investitorëve (persona juridikë ose fizikë), që kanë kryer shtesa anësore/lartësi apo ndryshim të funksionit të hapësirave, në kundërshtim me lejen e ndërtimit/zhvillimit, me qëllim për t’i kaluar të tretëve të drejtën e pronësisë apo për t’i dhënë këto sipërfaqe me qira. Penaliteti llogaritet si përqindje mbi koston mesatare të ndërtimit të zonës përkatëse, të miratuar sipas shkronjës “dh”, të nenit 72, të ligjit nr. 22/2018, “Për strehimin social”, për çdo metër katror sipërfaqe shtesë apo ndryshim destinacioni, sipas rregullit në vijim: a) 2% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe shtesë që ka funksion banimi; b) 5% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe shtesë që ka funksion social-ekonomik; c) 10% të kostos mesatare vjetore të ndërtimit për çdo metër katror sipërfaqe që i është ndryshuar funksioni. Përcaktimi i sipërfaqes shtesë dhe i asaj që i ka ndryshuar funksioni kryhet, duke i evidentuar ato në raport me sipërfaqet e projektit të miratuar me lejen e ndërtimit/zhvillimit. Për të llogaritur penalitetin në zona ku nuk ka vlerë të miratuar të kostos mesatare të ndërtimit, përdoret mesatarja aritmetike e kostos së ndërtimit, për zonat në kufi”, thuhet në njoftim.
Më të lexuarat


Këmbimi valutor: Me sa blihen dhe shiten monedhat e huaja sot në vendin tonë

Bordi i Transparencës ul çmimet, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina

Familjet shqiptare me shpenzimet më të larta për bukë e ushqime në Europë, në raport me të ardhurat

Çfarë po ndodh në tregun e monedhave? Ja me sa këmbehen euro dhe dollari në vendin tonë

Çfarë ka ndodhur me monedhat e huaja në vendin tonë? "Forcohet" paundi britanik, ja me së këmbehen euro dhe dollari

Për Ministrinë e Arsimit, nafta ende nuk është shtrenjtuar, KLSH: VKM për transportin e mësuesve nuk ka reflektuar çmimet e reja

Me sa shiten e blihen euro dhe dollari, çfarë po ndodh me monedhat e huaja në vendin tonë? Ky është këmbimi valutor për ditën e sotme

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Si do të përzgjidhen dhe monitorohen koncesionet? Nis puna për VKM-në e re, “shtrëngohen” kushtet financiare për kompanitë

2025 vit “i zi” për borxhin publik, rifinancim Eurobondi e kredi private, për 9-mujorin 2022 interesat 300 milion dollarë, qeveria gati transaksion menaxhimi e emetimi të ri
