BREAKING NEWS

A është ai politikani që përmendet në përgjime? Reagon për herë të parë Taulant Balla

A është ai politikani që përmendet në përgjime?
x
BREAKING NEWS

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në qeveri, ministrja lëshon thirrjen e fortë

Vrasja e gruas shtatzënë, paralajmërohet vendimi drastik në
x
BREAKING NEWS

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e Fierit ka lidhje me hakerimin iranian, porositësit përshkruanin...

Karamuço plas deklaratën e fortë dhe ngre dyshime: Droga e
x
BREAKING NEWS

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për Çervanaku: E njihnin si bamirës

Kokaina masive në Fier, gazetarja nxjerr detajet e pathëna për
x
BREAKING NEWS

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’ Berishën: Kur ke një biznes dhe gabon, fajtori është pronari, po bëheshin gjëra që...

Gara për kreun e forumit rinor të PD, Kokalari ‘sulmon’
x
BREAKING NEWS

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/ Plas sherri në studio, kandidati për Bashkinë e Tiranës i kthehet keq Fevziut: A ka mundësi, programin e ka partia

“Ç’më duhet mua PD e Primaret, përgjigju”/
x
BREAKING NEWS

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e krimit...

Deklarata "shokuese" e kandidatit Gert Bogdani: Paratë e
x
BREAKING NEWS

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i LGBT-së”/ Zotimi i pazakontë i kandidatit në Primaret e PD-së: Nuk shkel mbi...

“S’ do lejoj që të valëvitet flamuri i
x

Ekonomia

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të dëmshpërblyer financiarisht ish-të përndjekurit politikë, ja lista e plotë, kush përfiton dhe si do behët shpërndarja

Hyn në fuqi vendimi i qeverisë për të

Pasi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja e njoftoi javën që shkoi se qeveria ka vendosur të dëmshpërblejë financiarisht ish-të përndjekurit politike të regjimit komunist, ka hyrë në fuqi vendimi, çka do të thotë se subjektet do të përfitojnë trajtimi financiar për vitet e burgut dhe jovetëm. Më konkretisht janë rreth 54 subjekte që përfitojnë nga ky vendimi i qeverisë, i cili është botuara tashmë në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit që tashmë ka hyrë në fuqi, shpërndarja do të bëhet me këste. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 10, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave, VENDOSI: 1. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me burgim, izolim në hetuesi, izolim në institucion mjekësor apo mjekësor psikiatrik, sipas listës së përcaktuar në aneksin A, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 2. Miratimin e dëmshpërblimit financiar për ish-të dënuarit politikë të dënuar me dënim kapital ose të ekzekutuar pa gjyq, sipas listës së përcaktuar në aneksin B, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 3. Shpërndarja e masës së dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politikë bëhet me këste, sipas kritereve dhe kufijve të përcaktuar në nenin 12, të ligjit nr.9831, datë 12.11.2007, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. 4. Shuma e llogaritur transferohet në një llogari të posaçme në Bankën e Shqipërisë. Pagesa e dëmshpërblimit për secilin përfitues bëhet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë në llogaritë personale të tyre, të hapura në bankat e nivelit të dytë, sipas përcaktimeve të ligjit nr.9831, datë 12.11.2017, “Për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë të regjimit komunist”, të ndryshuar. 5. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Ja kush përfiton

Ndërkohë, gazeta “SOT” ka siguruar dhe vendimin e plotë që ka hyrë tashmë në fuqi dhe janë plot 54 subjekte që përfitojnë dëmshpërblim financiar sa i takon kategorisë së ish-të përndjekurve politikë. Emrat janë si vijon dhe shpërndahen në disa qytete.

Ish-të përndjekurit, Ministria e Drejtësisë njoftoi vendimin

Më herët gjatë javës që shkoi, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka deklaruar se një nga aktet e miratuara në mbledhjen e qeverisë është dëmshpërblimi për 54 subjekte, të cilat i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politikë. Manja, gjatë deklaratës për mediat, u shpreh se qeveria do të vijojë të mbështesë ish-të përndjekurit politikë. “Vendosëm për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve nga sistemi komunist, kjo për 54 subjekte. Subjektet e vendimit tonë janë jo vetëm për ata që e kanë vuajtur vetë, por dhe familjarët e tyre. Masa e dëmshpërblimit do të paguhet në këste. Kjo masë as nuk i zhbën e as nuk i kthen vuajtjet, por është masë e domosdoshme në aspektin ligjor dhe moral, pasi tregon mbështetjen e qeverisë për këtë kategori të shumëvuajtur. Është vendimi i 29-të që kemi kaluar gjatë qeverisjes tonë, do të ketë edhe vendime të tjera”, deklaroi Manja.

Më të lexuarat