BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Hyn në fuqi vendimi i ri për investitorët e mëdhenj, kontratat 1 euro...

Hyn në fuqi vendimi i ri për investitorët e mëdhenj,

Qeveria ka vendosur të ndryshojë trajtimin që bën ndaj investitorëve që investojnë me shumë se 800 milionë lekë dhe hapin jo më pak se 500 vende pune kur bie fjala tek kontratat me vlerë simbolike 1 euro apo ato enfiteozë. Në një vendim të miratuar në muajin qershor por që ka hyrë në fuqi në 23 gusht sanksionohet pikërisht kjo pjesë ku për këtë kontigjent nënvizohet se kohëzgjatja nuk do të jetë ajo standarde.

Deri më dje gjithçka rregullohej me pikat 6 dhe 7 të kreut 1 të vendimit ku përcaktohej se afati i lidhjes së kontratës për sipërfaqet 200 – 500 m2 është deri në 10 (dhjetë) vjet, ndërsa për sipërfaqet mbi 500 m2 është deri në 20 (njëzet) vjet. Po kështu të drejtën e lidhjes së kontratës së enfiteozës për pasuritë shtetërore, me afat deri në 20 (njëzet) vjet, e ka ministria përgjegjëse për ekonominë ose organi i qeverisjes vendore, që ushtron të drejtën e përfaqësuesit të pronarit mbi pronën.

Me ndryshimin e fundit ligjor, kontratat me vlerë simbolike 1 euro mund të lidhen për një afat 30 vjeçar me të drejtë ripërtëritjeje po kaq , kurse ato emfiteozë për dyfishin e kësaj.

“Bëjnë përjashtim nga përcaktimet e pikave 6 e 7, të kreut I, kontratat e qirasë dhe enfiteozës, kur ka një investim të rëndësishëm për vendin, që synon tërheqjen e industrive të reja dhe futjen e teknologjive të përparuara, me një nivel investimi mbi 800 000 000 (tetëqind milionë) lekë dhe që do të sigurojë jo më pak se 500 (pesëqind) vende pune. Afati i lidhjes së kontratave të qirasë është deri në 30 vjet, me të drejtë ripërtëritjeje me afat 30- vjeçar, ndërsa afati i lidhjes së kontratave të enfiteozës është deri në 60 vjet”, thuhet në vendimin që tashmë ka hyrë në fuqi.

I njëjti vendim bën disa rregullime në pika të veçanta të lidhura me kufitjtë e investimit sipas sektorëve, masat penalizuese në rastet kur nuk realizohen sipas planbiznesit investimet dhe nuk hapen vendet e premtuara të punës, si dhe shton elementët e monitorimit.

Po kështu vendimi sanksionon të drejtën e privatizimit për subjektet që realizojnë investime në masën 150 për qind të vlerës së truallit apo 750 për qind në rastin kur situata është me komplekse. Në fund, vendimi shton tre pika të reja ku ndër të tjera, se kur kërkohet shembje e godinave të caktuara që janë të amortizuara dhe nuk i shërbejnë investitorit ato duhet të shemben me fondet e atij që ka përfituar kontratën 1 euro apo enfiteozë. Po kështu që  kontratat e qirasë apo ato enfiteozë duhet të regjistrohen pranë zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme përgjatë gjithë kohëzgjatjes së saj, në përputhje me parashikimet e legjislacionit në fuqi./Monitor